E dimë nga kanë ardhur vrasjet…

March 7, 2015 19:04

E dimë nga kanë ardhur vrasjet…

Arben Duka
 
Ramën për shumë gjëra,
mund ta kritikosh,
po kurrë – si një vrasës,
s’mund ta akuzosh!
 
Dhe pse drejtësia,
shumë vrasje s’ka zbardhur,
ne të gjithë e dimë,
vrasjet nga kanë ardhur!
 
Shumica e tyre,
qartësisht tani,
kanë lidhje direkte,
me monstrën Sali!
 
Edhe për Azemin,
e kanë thënë të tijtë,
që Berisha vetë,
e nxori në pritë!
 
Një që qe pranë Salës,
për këtë u ngjir,
po Sala në gjyqe,
asnjëherë s’u thirr!
 
Ai s’u thirr kurrë,
në prokurori,
si person që kishte,
goxha dijeni!
 
S’e vrau Azemin,
po e them dhe unë,
por ai e dinte,
bukur këtë punë!
 
Në atë Shtator,
vendi s’do qe shtangur,
se Berisha vrasjen,
mund ta kishte shmangur!
 
Fakte si një vrasës,
nuk kemi në dorë,
po duket që larg,
që është bashkëpuntor!
 
Një që qe pranë tij,
për vrasjen u ngjir,
po as Pollo Kuqi,
në gjykatë s’u thirr!
 
Të gjitha s’i dimë,
po një fakt dimë ne,
se natën e krimit,
Pollua qe atje!
 
Për Salën – akuza,
kishte dhe më parë,
u zhduk Remzi Hoxha,
dhe sot s’ka një varr?!
 
Meqë gjithandej,
e mendojnë qelbashin,
i hedhin dyshime,
edhe për Olldashin!
 
Është i vetmi rast,
që kot janë vënë bastet,
për të thënë – si ky,
janë të gjitha rastet!
 
Tek Olldashi unë,
s’shoh vrasje gjëkund,
dhe pa Kolin – Sala,
ka vrasje pa fund!
 
Po kurrë s’ësht’ thirrur,
një gjë të tregojë,
e tani për Doshin,
e ftojnë të dëshmojë!!!
 
Ti mos tall menderen,
moj Prokurori,
në dasmë të ftojnë,
jo aty tek ty!
 
Duket se po bëni,
det e kijamet,
prokurori s’fton,
por vetëm THËRRET!
 
Ftesat dhe s’pranohen,
këtu e kam fjalën,
duhet ta THËRRISNI,
jo ta ftoni Salën!
 
Nuk them që ta çoni,
drejt e në çengel,
po në shumë krime,
emri i tij na del!
 
Ndaj ai i pari,
duhet të hetohet,
ose të burgoset,
ose të pastrohet!
 
Këtu kemi qenë,
nga Marsi nuk vijmë,
nga kanë ardhur vrasjet,
që të gjithë e dimë!

March 7, 2015 19:04
Komento

2 Komente

  1. tomsojeri March 7, 20:36

    Te lumt o Arben Duka !Kto qe ti shkruan, jan hymn i kohes qe jetojm, sepse pulsi yt reh me ate te ktij populli, qe po kerkojn ta mashtrojn,ta corientojn,ti shesin sapunin per djath e vargjet e tua jan si nje melodi e bukur popullore ….. qe ngushellojn te dhunuarit,te zemeruarit,e te tradhtuarit ! Respekte………….

    Reply to this comment
  2. Trebeshina March 7, 20:49

    Vetem ne nje krahe te ha kandari ty mor “poet”,po nuk ishte blloku i Metes kur u ngrit fukaraja ne protest,apo per inat te sime vjehre(Saliut)shkoj e fle me mullixhin,ose godit ne ty krahet me “poemat” e tua,ose mos na bezdis me,te lutem,material ke boll.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*