“E dinë fare mirë të gjithë…”, pse Basha nuk e publikon kontratën e qirasë së vilës luksoze?

November 6, 2019 09:27

“E dinë fare mirë të gjithë…”, pse Basha nuk e publikon kontratën e qirasë së vilës luksoze?

Ditët e fundit ka bërë shumë bujë lajmi se kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk jeton më në apartamentin e tij në qendër të Tiranës, por është zhvendosur në një vilë në rezidencën luksoze “Long Hill”, të Agron Papulit.

Basha u justifikua, duke thënë se e kishte marrë me qira vilën, duke pretenduar se pallati ku jetonte është në rikonstruksion, për shkak të dëmeve nga tërmeti, gjë që në fakt u mohua nga Bashkia e Tiranës.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, Basha ishte i ftuar në një emision televiziv në RTSH, ku sërish nuk i është përgjigjur dot pyetjes për kontratën e qirasë dhe pse nuk e publikon atë.

I pyetur nga gazetari se pse nuk e publikon kontratën e qirasë, Basha i ka bërë “bisht” pyetjes duke thënë se të gjithë e dinë kontratën dhe nuk ka pse e bën këtë, kur në të vertetë nuk ka asnjë kontratë publike.

Pjesë nga biseda:

Gazetari: Mund të botoni një faksimile të kontratës dhe nuk do të merreshin më me ju.

Basha: Shiko, kontratat dhe gjithçka tjetër janë të depozituara dhe këto i dinë fare mirë të gjithë. Qeveritarët dhe tellallët e tyre i dinë fare mirë sepse gjithçka është publike.

Ajo që po ju them është kjo, e gjitha është një gënjeshtër, pa asnjë bazë në realitet dhe që ka një qëllim të vetëm: të heqë vëmendjen, në rradhë të parë nga lista e gjatë e dështimeve të Edi Ramës dhe së dyti nga të vërteta e hidhura të shqiptarëve.

j.l./ dita

November 6, 2019 09:27
Komento

2 Komente

  1. Meta November 6, 10:21

    Basha as nuk publikon e as nuk pergjigjet, jo vetem per vjedhjet te mdha,si Kalimashime 230milion euro,por as per vjedhjet e “vogla” sic eshte reasti konkret>Por, ky dhe klani kriminal nuk pergjigjet as per vrasjet qe nga Azem Hajdari,Vrasjet e 21 Janarit dhe Gerdecit e deri te Olldashi dhe krimet tjera te oregnizuara.E ky Basha tash, ne vend te pergjegjesise,ndeshkimit per krime shet “demokraci” “qane hallet e varferine e shqiptareve” shkon dere me dere e vend me vend, duke genjyer,shpif e mashtruar shqiptaret,per “ditet” e mira qe I presin shqiptaret, qe ai do t’i sjell kur te rikthehet ne qeverisje.Kjo eshte e drejta dhe ligji per krimin ne Shqiperi

    Reply to this comment
  2. demo November 6, 10:29

    Bashe ti je mesuar te lulezosh ne hije.
    Nen hijen e vjerrit shkove ne Hollande
    Nen hijen e Argites fitove ne Kosove
    Nen hijen e Berishes more trashegimine
    Nen hijen e Rames fiton me shume,
    se sa kur je vete i pare.
    Prandaj me mire lerja Rames edhe kete pesevjecar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim