E dini çfarë kërkojnë më shumë shqiptarët në Google? (Nuk është seksi!)

November 1, 2017 10:49

E dini çfarë kërkojnë më shumë shqiptarët në Google? (Nuk është seksi!)

Faqja e vlerësimit të kostos Fixr.com krijoi një hartë të botës me objektin më të kërkuar në Google për secilin vend, duke përdorur formulën e vetë-plotësimit të “Sa kushton *?”

Sipas hartës, shqiptarët kërkojnë për institucione edukimi dhe shkollimi. Ndërsa të tjera gjetje interesante, ishin në shtete si Rusia kërkojnë “si të fluturosh një mig”, apo Korea e Jugut: “sa kushton një operacion hunde”, në Australi “sa kushton një fertilizim in vitro”.

Në Afrikë, shumica e njerëzve kërkojnë produkte për nevojat jetike… kafshë, ushqime, karburant. Brazilianët duan të dinë se sa kushton një … prostitutë. Thuajse në të gjitha vendet e Afrikës, njerëzit shqetësohen për nevojat jetësore, duke përjashtuar Mauritaninë dhe Sierra Leonen.

Në Sierra Leone, produktet më të kërkuara janë diamantet, ndërsa në Mauritani, skllevërit.

Në studimin e një viti më parë, pyetja më e kërkuar që bënin shqiptarët ishte “sa kushton një operacion hunde”.

Rezultatet e Autocompletimit të Google ndryshojnë në bazë të historisë së kërkuesit, kohës së kërkimit dhe vendit të kërkimit –por këto të dhëna arrijnë që të tregojnë disi, për mënyrën se si perceptohen vendet.

Burimi: Monitor

November 1, 2017 10:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*