Inteligjenca apo Bukuria?

January 29, 2018 05:55

Inteligjenca apo Bukuria?

Një studim australian ka treguar se inteligjenca mund të jetë një faktor i vërtetë tërheqjeje më i fortë se bukuria, apo aspekti fizik.

Ka shumë persona që tërhiqen nga një person tjetër prej aspektit fizik, por janë akoma më të shumtë ata që tërhiqen prej intelektit.

Një studim i bërë në Universitetin e Western në Australi ka treguar se inteligjenca është një faktor shumë i rëndësishëm tërheqjeje për një njeri mbi 10 vjeç.

Kjo tregon se zgjedhja e partnerit/es bëhet më së shumti bazuar mbi aspektin intelektual të tyre.

Studimi ka përfshirë 383 persona midis moshave 18 dhe 35 vjeç.

Të gjithë vullnetarët janë vendosur të bisedojnë me persona të gjinisë së kundërt dhe më pas janë pyetur se kur kanë ndjerë më shumë dëshirë për të bërë muhabet, me ata që ishin të paraqitshëm, apo me ata që ishin të zgjuar.

Rezultoi që ishin më të shumtë ata që pëlqenin muhabetin e bazuar në një nivel të lartë të inteligjencës.

Nga ky këndvështrim, nuk u vu re asnjë diferencë mes meshkujve dhe femrave.

Studiuesit kanë mbështetur idenë se inteligjenca është një nga faktorët më të dëshiruar të personalitetit.

Në vend të parë do të ishin mirësjellja dhe mirëkuptimi, të ndjekura nga një intelekt i spikatur që përfaqëson një pikë shumë të rëndësishme në zgjedhjen e partnerit/es.

Këto faktorë kanë ekzistuar në vite, edhe pse kohët e fundit kanë ndryshuar disi, duke marrë parasysh që njohjet në kohët e sotme po bëhen më së shumti prej rrjeteve sociale.

Mirëpo sërish duhet pranuar se të rinjtë ndiejnë më tepër kënaqësi dhe dëshirë për të folur me dikë që ofron më shumë nga plani intelektual, se sa nga plani fizik.

E rëndësishme është të thuhet se të gjithë duhet të kuptojnë se aspekti fizik nuk është një pikë kyçe në njohjen e dikujt, pasi ajo mund të jetë thjesht e rëndësishme për të krijuar një ide të përgjithshme për personin përballë, por është raporti i ndërtuar në planin intelektual ai që ka më tepër rëndësi.

Këtë gjë, e tregojnë edhe studimet, si ai i përmendur më sipër. / Bota.al

January 29, 2018 05:55
Komento

3 Komente

  1. mendimi im January 27, 15:31

    me shume nga te dyja terheq paraja
    sidomos per femrat

    Reply to this comment
  2. haha, teme intersante kjo ! January 29, 11:00

    ne shqiperi kemi te bejme me shumice
    tipin e femres ,te “Bukur dhe idiote”
    gje e cila terheq shume turistat e huaj 😉

    Reply to this comment
  3. MH January 29, 17:52

    Shkurt dhe sakt.
    As gja,ose shume pak ndikon pozitivisht intiligjenca dhe bukuria .Kryesore qe tund boten ne sistemin qe gezojme ekonomi tyregut kapitalizem,ne cdo pikpamje asht dhe mbetet Paraja.
    Kete e tregoi votimi per zgjedhjen e presidentit te Amerikes te madhin Trump.Keti i mungon si bukuria po keshtu dhe ma e theksume intiligjenca.Para ka boll me fshi bythen.Si argument asht kerkesa e Tije per te mos marre rrogen e presidentit.
    Me pelqejne shume keto studimet shkencore se ma imponojn ti gjeje shembujt konkret ma te bukura se vete lezeti i shkences qe na fute ne kete hulli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*