E dini pse kërcejnë mbi ujë balenat?

May 19, 2017 11:00

E dini pse kërcejnë mbi ujë balenat?

 

E keni menduar ndonjëherë se pse balenat kërcejnë e hidhen mbi sipërfaqen e ujit ku notojnë herë pas here?

Një studim nga “Marine Mammal Science” ka dalë në konkluzionin se hedhjet e kërcimet që bëjnë mbi ujë balenat nuk janë rastësore, por forma komunikimi të tyre me balenat e tjera përreth.

Çdo lloj lëvizjeje e balenave shpjegohet nga shkencëtarët si forma specifike mesazhesh të caktuara.

Ngritja e bishtit, kërcimi me bark ose kurriz e lëvizje të ndryshme në ujë i ndihmojnë balenat që të komunikojnë me të ngjashmet e tyre për ndonjë rrezik të mundshëm ose një mesazh të caktuar që ato duan të përcjellin.

Megjithatë, nuk dihet qartësisht se çfarë duan të thonë balenat me sjelljet e tyre.

May 19, 2017 11:00
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 May 19, 11:57

    ooooooooooorka nuk është balenë mor gomerë!!
    është delfin!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*