E dinit që Arben Malaj është konsull nderi i Austrisë në Shqipëri?

February 23, 2018 22:18

E dinit që Arben Malaj është konsull nderi i Austrisë në Shqipëri?

Ish ministri i Financave Arben Malaj është zgjedhur të përfaqësojë Austrinë në vendin tonë si Konsull Nderi. Ai ishte i ftuar sot në edicionin qendror të lajmeve në Ora News, ku në cilësinë e Konsullit të Nderit të Austrisë foli mbi rolin që ka diplomacia ekonomike në tërheqjen e investimeve.

I pyetur nga Ilva Tare nëse diplomacia ekonomike ka rol në tërheqjen e investimeve, Malaj është përgjigjur:

Unë besoj po, dhe po ju them modelin e Austrisë që unë me kënaqësi e përfaqësoj si konsull nderi. Shteti i Austrisë ka vetëm 70 ambasadorë dhe ka 700 konsuj nderi për të thjeshtuar kontaktet dhe për të promovuar mundësitë e saj. Në këtë aspekt patjetër që konsujt e nderit mund të ndikojnë, sepse disa prej tyre vijnë nga biznesi, një pjesë vijnë nga eksperienca qeveritare, një pjesë e tyre vijnë nga studiot më të mira ligjore dhe vendosin kontakte të drejtpërdrejtë. Shpesh herë biznesi nuk është se orientohet nga deklaratat që bëjnë qeveritë. Ata duan ta dinë si vepron realiteti ekonomik, a është ai mikpritës dhe si është klima brenda. Kjo është mënyrë e parë.

E dyta që konsujt e nderit mund të ndikojnë pozitivisht është që disa nga shqetësimet që kanë investitorët potencialë i ndajnë më shpejt me konsujt e nderit dhe si të thuash është një kanal pozitiv për ti treguar qeverisë se çfarë realisht pengesash ka.

Së treti konsujt e nderit mund të ndikojnë që asistenca që jepet për krijimin e kapaciteteve, për reformat në gjyqësor, në legjislacionin tregtar, në kualifikime dhe trajnime të orientohet aty ku ekonomia shqiptare mund të funksionojë më mirë si për biznesin vendas dhe të huaj“.

o.j/dita

February 23, 2018 22:18
Komento

10 Komente

  1. info analitike February 24, 00:32

    E shkreta Austri e perfaqesuar nga nje hajdut lubi si ky. Ore cili eshte kriteri per te zgjeehur keta konsujt e nderit qe keni zgjedhur me plehrat e shoqerise

    Reply to this comment
  2. demo February 24, 06:56

    Jooooooo!Nuk e dinim.Ne e dinim qe konsull nderi i Austrise ne Shqperi,kalores nderi i Austrise ne shqipri,kancelar nderi i parlamentit austriak ne Shqiperi ishte…Fate Velaj…

    Reply to this comment
  3. nikolla February 24, 07:50

    E meriton a ia q;;;;;a udhet!I ka sherbyer pianecit qe harxhon parate e taksapaguesve shqipetare Robert Cemcakizi e perse jone saj te punes se mire kooruptive qe kane bere se bashku sot shperblehen me tituj biznesi !Kush ia ka ofruar kete post ,mesiguri pianeci Nano !Kjo eshte shkerdhatokracia qe na instaloi kinezeria e qe sot frytet e saj i gezon aristokracia Shqipetare!

    Reply to this comment
  4. Fatosi i Yorkut February 24, 07:54

    Une e dija. Eshte nder per austrine dhe austriaket qe te kene nje konsull nderi si Arbeni, qe ka 10 vjet qe si ze bytha vend. Sa ne Banke, te Luarasi, te New Yorku e tani i mungon vec prasi ne bythe per ta fiksuar diku. Ai stonon kur flet shqip. jo me gjermanisht. Hahaha: e pieta nese dinte gjuhen e vendit dhe me tha po, po, se une flas austriakisht. Hahaha. Diplomut nga laberia.

    Reply to this comment
  5. Alba February 24, 08:28

    Bravo Austrise qe din te zgjedhi vlera si Arben Malaj, ky person duhet te udhehiqte financat shqiptare.

    Reply to this comment
  6. Arberia February 24, 11:22

    Konsull Nderi?! Fshatari ngelet fshatar deri ne varr!

    Reply to this comment
  7. Tosi February 24, 12:26

    Te kesh dy b….Ama dhe Austria ne dore te ketij te gjithegjendurit e asgjediturit ngeli?!

    Reply to this comment
  8. Adih February 24, 13:06

    Ore sa te forta i kane rrenjet keta morrat e kuq ..Si ky Malo dhe Fate Velaj ,si duhen as dreqit ,vetem per interesa personale ,por nejse ,te dalim ne teme , sja vlen te merresh me keta rrugace .. Austria ze vendin e pare ne BE per investimet ne Lindje .. PS : Kjo nuk eshte shifer ne baze popullsie .. Nje shtet jo me shume se 8.5 maksimumi 9 milion banore ,ka zaptuar me investime ,Cekine ,Hungarine, Sllovakine ,,polonine ,bullgarine , Sllovenine ,Kroacine , Rumanine e tj ku jane qindra here me shume si popullsi se Austria Natyrisht ka treg ,ka xhiro .. . E dyta eshte Gjermania ,ku ne ato vitet e para te BE , kane pasur problem me gjerm lindore.Ku Austriaku skishte nga keto probleme, bankat plot , dhe kerceu i pari , ku eksperiencen shekullore e kane ..Shkon parja tek parja ,thote populli .me te drejte . .Po ju them me kopetencen me te madhe ,Austriaket po e shikojne me interes Shqiperine ,por po presin ,arsyeja eshte se ne shqiptaret ,skemi pasur shtet ligjor , . Shifni e perlane Reifajzen Bank ,dhe me e tmershmja e pakonceptueshme eshte se , Sali larqofti i dha llotarine shteterore ,ku dihet Austriaket i perlajne keto leke per vehten e tyre ,bile mos luani ne kete llotari , ju lutem me besoni ,se ka genjeshtra te medha, diten per diell ,nuk komentoj kot .. Saliu ka mare ryshfet ,nuk diskutohet ,ku Austriaket e kane ne ligj me letra dhenien e ryshfetit ,kur behet fjale ,per te miren e buxhetit shteteror ,pra popullit . .Ne Austri llotaria eshte shtetrore ,ajde ta provoje Sali hajduti te privatizoje llotarine Austriake ,ku per mua , ky anti shqiptar i ndyre ,vetem per kete tradheti duhet denuar,ku as edhe njeri a politikan , nuk ka komentuar as edhe nje ere ,per kete tragjeti ,humbje lekesh ,te nje shteti teje te varfer ,ku une kam dhimbje .Por faj ,kemi ne populli ,qe i leme te qete keta rrugacer ,te perfitojne shuma te medhaja ,me nje te rene te lapsit . Ashtu edhe banditi Nano ,i dha Reifajzen Bank ,ja bene letrat ne Austri ,ka nje vile me pishine rreth 20 km larg Wienes , ne lagjen e vipave austriake .. Ku i gjeti leket ky pijanec bizoxhi ,shoku i ngushte i ketij bajges Malo.,bile ka qene koklopa Nanao ne koncertin e vitit te ri ,i ulur ne llozhen e vipave midis Presidentit e kryeministrit Austriak, i ftuar gratis prej tyre ,per ndihmat qe i beri ka gazep Austriakeve .Ku cdo fund jave shkon ne Kazino ,dhe e ze gjumi ciper tavolines nga lodhja , qe ai e ka te pronentuar ,premte shtune dhe te diel.Sa shume paska vjedhur ,dhe sa te pasur paskemi qene ne shqiptaret , mor amane ?? .Mos harroni ,me reformimin e drejtesise ,dhe ardhjen e e imvestimeve perendimore ne shqiperi ,qe te gjithe dyqanet ne te gjithe qytetet do ngelin bosh ,mbyllen,Do dalin apsajt me ardhjen e Aistriakeve .Ku do jene keto dyqane me qepena te mbyllura , pamvaresisht dhe per mua ,bleresit e ketyre dyqaneve , qe i kane blere shume shtrenjte m 2 ,do dalin me humbje ,e pa diskutueshme ,do dalin dhjetra e qindra familje te pa pune . . Me keqeardhje nga ana e ime ,por duhet te pranohet realiteti .,dhe do shikoni letra ne keto dyqane , , HIPET ME QIRA e NR TEL ?? ,ne shekuj ,do me kujtoni nje dite .Ku qar , do kene prap me ryshfete te majme ,politikanet qe do jene ne pushtet ,nga keto imvestime ,e them ,per ne fakiret popull ,se mafja politikane ,opozite e maxhorance i di mire si shkojne keto pune . Tung.

    Reply to this comment
  9. Lili February 25, 11:10

    Kjo tregon cfare nderi kane austriaket qe vine ne Dhsiperi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*