E djathta ekstreme merr shumicën e votave në Francë, Sarkozi i dyti

December 6, 2015 21:07

E djathta ekstreme merr shumicën e votave në Francë, Sarkozi i dyti

Parashikohet që Fronti Kombëtar të jetë partia e parë në rang kombëtar dhe pritet të fitojë të paktën gjashtë nga 13 rajone në raundin e parë. Ky mund të jetë një moment historik për këtë parti, e cila nuk ka pasur kurrë lidershipin e rajoneve në Francë.

Exit poll-et tregojnë se Fronti Kombëtar mund të marrë rreth 27-30% të votave. Në vend të dytë është Partia Republikane e Sarkozi, e ndjekur nga Socialistët e presidentit, Francois Hollande. Ky është raundi i parë i zgjedhjeve dhe këto janë zgjedhjet e para që mbahen në Francë në kushtet e gjendjes emergjente.

Rezultati final do të vendoset nga raundi i dytë që do të mbahet më 13 dhjetor. Sondazhet tregojnë se partia e Marine Le Pen mund të marrë kontrollin e të paktën dy rajoneve të mëdha. Edhe fitorja e një rajoni shihet si fitore e madhe për këtë partie.

Shumicën e votave pritet ta marrë në rajonin Nord-Pas-de-Calais-Picardie, që është pjesa më e varfër e Francës. Le Pen synon që të përdorë këtë fitore për fushatën presidenciale në vitin 2017.

Edhe pse popullaritetit për presidentin Francois Hollande është në rritje që pas sulmit, kjo gjë nuk është përkthyer në vota për Partinë Socialiste dhe të kandidatëve të saj. Aktualisht socialistët kanë kontrollin e shumicës së rajoneve, por pritet që të humbasin shumicën.

Para sulmeve, Nicolas Sarkozi shpresonte tek një fitore e madhe me partinë e djathtë Republikane, gjë të cilën do ta përdorte për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por, rritja e të djathtë ekstreme mund të dëmtojë shanset e tij.

December 6, 2015 21:07
Komento

1 Koment

  1. uahaaaaahahahahahahah December 7, 09:32

    futini n ji treshe suedeze tani me rastin e fitores

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*