E djathta italiane tremb emigrantët: Po fituam, largojmë 500 mijë refugjatë!

January 23, 2018 19:27

E djathta italiane tremb emigrantët: Po fituam, largojmë 500 mijë refugjatë!

Italia është përfshirë gjatë kohëve të fundit nga një debat i madh politik, i cili po i shërben përgatitjeve për zgjedhjet e 4 marsit. Partitë atje tashmë kanë ndezur motorët për të arritur rezultate pozitive dhe për të fituar të drejtën që të qeverisin vendin në mandatin e ardhshëm.

Edhe “Lidhja e Veriut” e ka shpallur kandidatin e saj për kryeministër, i cili është Matteo Salvini.

Në programin e saj elektoral, ajo ka nënvizuar edhe temën e emigrantëve, për të cilët thotë se nëse fiton, do të ketë masa të ashpra. Duke synuar që të vërë nën kontroll kufijtë detarë dhe tokësorë të Italisë, “Lidhja e Veriut” premton të ndjekë politika të rrepta për emigrantët klandestinë që mbërrijnë në shtetin fqinj të Shqipërisë, shkruan shqiptarja.com

“Synojmë të largojmë gjysmë milionë emigrantë të parregullt, të cilët aktualisht jetojnë në Itali. Këtë do e bëjmë duke ndjekur të gjitha rregullat normative”, ka thënë Salvini. Ai e argumenton këtë nismë me faktin se italianët nuk janë racistë, por pasojat e emigracionit të pakontrolluar janë të mëdha.

Sipas tij, nuk është e drejtë që të huajt të lëvizin në mënyrë të pakontrolluar në vend, kur miliona italianë janë në vështirësi ekonomike. Një tjetër shqetësim për Salvinin dhe “Lidhjen e Veriut” është se emigracioni po zhduk kulturën italiane.

Shumë forca politike në Itali, e akuzojnë Matteo Salvinin, se të gjitha këto janë justifikime dhe se ai dhe partia e tij, kanë ndjenja të forta raciste. Nëse premtimet e “Lidhjes së Veriut” bëhen realitet, atëherë kjo gjë do të ndikojë negativisht edhe tek shumë shqiptarë të cilët Italinë, e kanë atdheun e dytë.

January 23, 2018 19:27
Komento

5 Komente

  1. I urrej politikanet e tranzicionit 7 vjecar January 23, 19:38

    Shume mire ! Secili ne Shtepine e tij !

    Reply to this comment
  2. Dino January 23, 20:32

    Lajmi eshte i deformuar. Mateo Salvini flet per klandestine afrikane. Nuk eshte ne dem te shqiptareve, perkundrazi. Italia me zbarkimet pa fund te afrikaneve eshte bere si Abisini. Ka te drejte Salvini.

    Reply to this comment
  3. Asd January 23, 20:34

    Salvini e shikon suksesin e vendit tek largimi emigranteve dhe copetimin e veriut nga jugu, ne vend qe te konsideroje avancimin e italise tek teknologjia, know how, tregu i lire, rritja e cilesise se produkteve “made in italy” etj. Nese Italia ndjek kete kelysh gomari, do te perfundoje ne koshin e botes se trete.

    Reply to this comment
  4. Geri January 23, 21:58

    Te gjithe kerkojne te fitojne duke kopjuar kontroversin Trump por nuk kuptojne se emigrantet jane ata qe kane ndertuar keto shtete. Tani qe Trumpit po i hapen petet e byrekut dhe amerikanet jane te tronditur per zgjedhjen e gabuar vjen Salvini me nje tjeter mesazh racist. Kokat hengershin te djathtet. Jane “the same shit different coulour”

    Reply to this comment
  5. Basta Putana Fashiste January 24, 19:26

    Fuck Putana Fashista

    si Bennito Mussolini
    do perfrundoni te gjithe
    si qen …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*