E djathta, rebelët fitojnë realisht terren

April 7, 2016 16:37

E djathta, rebelët fitojnë realisht terren

 

Eksponentët rebelë në Partinë Demokratike dhe në kampin e djathtë përgjithësisht po fitojnë terren. Ky nuk është lajm i ri, sepse edhe në të shkuarën ka pasur raste rebelësh demokratë që kanë fituar terren, por shpeshtësia e këtij përparimi kohët e fundit, ka ngjallur shpresa të reja brenda kampit të politikës së djathtë, pohojnë gojët e liga.

Sot ngjan e vjetër koha kur ish deputeti dhe nënkryetari i PD-së Bamir Topi, fitoi terren për herë të fundit, konkretisht shumë dynymë tokë në periferi të Tiranës, pronë e familjes.

Por njoftimet më të freskëta nga fronti blu bëjnë me dije se edhe rebeli ish deputet Mark Marku ka fituar terren. Është fjala për një pronë arë në fshatrat e Mirditës, kthyer me vendim gjykate, dhe një shtesë apartamenti prej 30 metrash katrorë, njohur me vendim të Bashkisë së Tiranës.

Terren ka fituar gjithashtu edhe kritiku i PD-së Dashamir Shehi, i cili rezulton përfitues i një garazhi 8 metra katrorë në bodrumin e pallatit ku jeton.

Ndërkohë lajmet e fundit raportojnë se sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani, është i bindur se fiton gjithnjë e më shumë terren, sa më fort i jep gazit të motorit dhe sa më shumë kthen gota me pijet magjike tradicionale të popullit tonë.

Këto lajme kanë rikthyer shpresën tek votuesit e djathtë, se PD do të mbetet një forcë vibrante dhe e gjallë, ku edhe eksponentët e ashtuquajtur rebelë fitojnë terrene herë pas here.

April 7, 2016 16:37
Komento

3 Komente

  1. Demo April 8, 05:08

    Kur largohen ujqit edhe lepuri behet ujk.Rama denoi Doshin,Frrokun,Ndoken,qe i vinin hakur Paloqes dhe Risto-Strazimirit.Palloqe lepuri u be gango prap

    Reply to this comment
  2. Petro April 8, 20:20

    Shume e paski mbledhur doren o Dita, ata kane “fituar” terren jo me dhoma e metra katrore, po me hektare

    Reply to this comment
  3. Muco April 8, 20:21

    Sa per Ristanin, edhe cike ma shume gaz t’i jepte atij motorit, nuk do bente keq jo. Tani qe ka ra shi sidomos

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*