TEATRI? E duam Shqipërinë si Europa, por s’duam të mësojmë prej saj

May 15, 2020 22:24

TEATRI? E duam Shqipërinë si Europa, por s’duam të mësojmë prej saj

Nga Fatos Tarifa

Kryetarë të partive politike opozitare mësoj se “bëjnë dezhurn” në ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe se do ta mbrojnë atë ndërtesë “me trupat e tyre”. Kështu u shpreh dje znj. Kryemadhi për A2CNN në emisionin e gazetares së njohur Alba Alishani. Çfarë heroizmi! Sa shembull i lartë vetmohimi për militantët e partisë së saj! Të flijohesh për një ndërtesë të vjetër në qendër të Tiranës, me të cilën këtë zonjë nuk e lidh asgjë—as e shkuara, as e sotmja, as e ardhmja, as profesoni, as dashuria për artin teatral. Dhe as partia që ajo drejton.

Deri dje, kjo ndërtesë ka qenë streha e Teatrit kryesor të këtij vendi, por ja që nuk mund të shërbejë më si e tillë. Prospekti i shembjes së asaj ndërtese të vjetër me kohë ka provokuar një “rrebelim qytetar”, për të mos thënë protesta të “shoqërisë civile”, sepse ky tog fjalësh është shpërdoruar gati deri në absurd në ktë vend.

Pjesë e këtij “rrebelimi” duket se janë edhe një numër aktorësh, ndër të cilët, kërkoj ndjesë, unë njoh me emër vetëm disa prej tyre por, kryesisht z. Edmond Budina. Nuk jam i sigurt nëse ky aktor vazhdon të luajë role në teatër ose në ndonjë film, por di që, në periudhën e veprimtarisë më intensive të tij si aktor, ai nuk shndriti kurrë, as në skenë, as në ekran. Tani është bërë një ndër liderët e qëndresës “spartane” për mbrojtjen e ndërtesës së vjetër të Teatrit, kur kjo ndërtesë, në fakt, do të duhet t’ia lerë vendin një Teatri Kombëtar modern.

Shumë aktorë të shquar, shumë më të shquar sesa z. Budina, nuk e kanë kontestuar dhe nuk e kontestojnë shembjen e kësaj ndërtese të vjetër dhe ndërtimin në vend të saj të një ndërtese moderne për Teatrin Kombëtar, siç e kërkon koha dhe, unë besoj, siç e kërkojnë masa më e madhe e qytetarëve të Tiranës. Në radhët e tyre bëjnë pjesë Robert Ndrenika, Reshat Arbana, Viktor Zhusti, Luftar Paja, Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa, Eva Alikaj, Drita dhe Fatos Haxhiraj, Petrit Malaj dhe shumë aktorë të tjerë të shquar, emrat e të cilëve janë të njohur për të gjithë ne.

Mua personalisht më lidhin shumë kujtime me Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar), pasi jam rritur në Tiranë duke parë çdo premierë në sallën e tij. Kam, natyrisht, shumë nostalgji për atë Teatër, por kjo nostalgji nuk lidhet me ndërtesën e vjetër të tij, por me aktorët e mëdhenj, që për dekada me radhë kanë luajtur në skenën e tij, kanë argëtuar, edukuar dhe inspiruar qytetarët dhe rininë e Tiranës dhe të mbarë vendit. Teatri Popullor nuk ishte skena e vogël, salla e ngushtë, ato pak lozha dhe holli i tij, por mjeshtrit e mëdhenj të skenës së atij Teatri—Naim Frashëri, Mihal Popi, Kadri Roshi, Prokop Mima, Violeta Manushi, Marie Logoreci, Sulejman Pitarka, Sandër Prosi, Roland Trebicka, Agim Qirjaqi, Ndrekë Luca. Këta artistë të shquar, si dhe Pirro Mani e regjizorë të tjerë të talentuar ishin Teatri Popullor. Për ta, kushdo që e do vërtet kulturën kombëtare dhe teatrin shqiptar, ushqen respektin më të madh. Regjistrimet radiofonike të zërave të tyre, regjistrimet filmike të shfaqjeve të tyre në skenë, fototeka e pasur e roleve të tyre në skenë dhe në kinematografi, duhen ruajtur si një thesar i çmuar kulturor i këtij kombi. Këto janë tradita kulturore e vërtetë e Teatrit Kombëtar, jo ndërtesa e vjetër, e amortizuar, e padenjë për shekullin e 21-të, që një grup njerëzish, të quajtur “Aleanca për mbrojtjen e Teatrit”, duan ta mbajnë në këmbë si një relikë të së shkuarës.

Pyetja ime është fare e thjeshtë? Përse? Përse insistojnë ky grup njerëzish që të ruhet ndërtesa e vjetër e Teatrit (të cilën disa, si znj. Kryemadhi, janë të vendosur ta mbrojnë me “jetën” e tyre), ndërkohë që pjesa dërrmuese e qytetarëve të Tiranës (sipas disa sondazheve të fundit) kërkojnë shembjen e saj dhe ndërtimin në vend të saj të një Teatri Kombëtar modern, pikërisht në të njëjtin vend, në zemër të kryeqytetit?

Në Hagë, një qytet në të cilin kam jetuar dhe e njoh shumë mirë, aktualisht është në fazën e fundit ndërtimi i Teatrit të famshëm Hollandez të Baletit (Nederlands Dans Theater), pikërisht mbi rrënojat e ndërtesës së vjetër të atij teatri. Në të njëjtën hapësirë, në qendër të Hagës. Nëse kështu vendosi Këshilli Bashkiak e atij qyteti historik, origjina e të cilit daton në shekullin e 13-të, që është edhe kryeqyteti administrativ i Mbretërisë së Hollandës, dhe qytetarët e Hagës, që jetojnë në një shoqëri shumë më demokratike sesa e jona dhe që kanë një shoqëri civile të vërtetë e shumë vibrante, e mirëpritën këtë transformim në qytetin e tyre, pa u rrebeluar, përse një grup njerëzish në Tiranë janë gati “të japin jetën” për të mbrojtur ndërtesën e vjetër të Teatrit Kombëtar?

Nëse meraku i tyre eventualisht ka të bëjë me dyshime mbi praktika korruptive, kjo është një çështje, me të cilën, nëse provohet, merren organet e drejtësisë. Drejtësinë nuk e bëjnë ne, qytetarët, por organet e drejtësisë.

Nëse meraku është që Teatri Kombëtar të shndërrohet në një “mausoleum”, ku të ruhen e të prehen në paqe shpirtrat e artistëve të mëdhenj të skenës së tij, siç shprehej disa kohë më parë Roza Anagnosti, një ndër aktoret më të shquara dhe më të vlerësuara nga unë, ky argument nuk më bën kuptim. “Shpirtrat” e tyre nuk mbeten në atë ndërtesë si hije të së shkuarës. Ata shpirtra janë bërë një me shpirtrat tanë, pjesë e kujtesës dhe e ndërgjegjes artistike kolektive të këtij kombi, për të mbetur me ne për një kohë shumë të gjatë.

Një ndërtesë e re moderne për Teatrin Kombëtar të këtij vendi është një kërkesë e kohës, një kërkesë e Tiranës kozmopolitane dhe e qytetarëve të saj.

I kujtoni protestat që u bënë për të mos e prishur stadiumin “Qemal Stafa”? A nuk është shumë herë më i mirë stadium i ri që u ngrit në vend të tij mbi të njëjtin truall? Wembley legjendar në Londër u prish në themel në vitet 2002-2003 dhe në vend të tij, në po atë truall, katër vite më vonë u ngrit Wembley i ri, shumë herë më i mire se i vjetri.

E duam Shqipërinë si e gjithë Europa, por nuk duam të mësojmë prej saj dhe të bëhemi si ajo! Sepse mes nesh, në këtë fazë të vonë të modernitetit, ka ende njerëz që vazhdojnë të jenë folklorikë.

 

Në dy fotot më lartë është teatri Holandez i Baletit në Hagë. (Foto e parë, pamje e ndërtesës së vjetër të atij teatri; foto e dyte, pamje të ndërtesës së re, ngritur mbi të njëjtin truall në qendër të Hagës.

 

****

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

May 15, 2020 22:24
Komento

62 Komente

  1. G May 15, 22:38

    Me zero respekt per hir të karakterit që shfaq, pse nuk jep dhe shëmbuj të tjerë të së kundër me fotot e tua.
    Ti dhe sot nuk ke arritur të çohesh në këmbë, por vazhdon të zhgryesh gjunjaz, si mundesh dhe kategorizon figurat e artistëve.

    Reply to this comment
    • Zigur Qarri May 16, 00:03

      “G”,më kurseve nje koment.Më erdhi me vjellë kur e mbarova së lexuari.Sa pak idealistë që kemi!

      Reply to this comment
      • Cna ka gjete May 16, 07:51

        Edhe ziguri ka nostalgji per fshatin,por nuk kthehet ne fshat…
        Edhe ziguri e co kane nostalgji per kasollen e lopes,por e prishen dhe bene nje te re dhe ka zili te kete nje vile(mund edhe ta kete)si saliu e monika ,ne mes te pishave si sheiket…

        Reply to this comment
        • Zigur Qarri May 16, 10:48

          Askushi,pa indetitet,pa dinjitet!
          Dukesh qe ke pervojë si lopçar!
          Ku ka fukarallik ,ka diktature,ku ka diktature ka servilizem.
          Eshte fatkeqsi per nje komb qe ka kaq shume servilë,produkt ky i mutacionit historik.
          Ne gjininë njerzore,individi instiktivisht mban anen e te dobëtit,servili anën e te fortit.
          Ky qendrim antisocial eshte edhe arsyeja qe jemi te fundit,kjo eshe arsyeja qe Berisha dhe Rama tallen me shqiptaret si askush
          tjeter ne Bote,kjo eshte arsyeja qe edhe kur ka nje zë qytetarë,ka kaq pak solidaritet.Mos qofte e thënë,qe historia na ka denuar
          perjetesisht ne rrolin e skllavit.

          Reply to this comment
          • Kapeshi May 18, 05:24

            More Zigur Qorri.Po mbete gjithe diten duke bere komente o derezi.Nuk ke pune tjeter. Po na can trapin

    • Alidemsi vjeter May 16, 09:30

      Do ta vleresoja komentin tend “G” neqoftese do te vije me pseudonimin ” M “….

      Reply to this comment
    • Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli May 16, 21:27

      zoti ” G ” , ike lahu se po na vjen ere te pg ! Idjot , qe ke mesuar germat e alfabetit (shkrim e kendim) dhe kujton se zure qiellin me dore . Nuk thone kot , qe sa me budalla te jete nje njeri , aq me te ditur e kujton veten ! Dhe , si gomar qe je , nxiton te komentosh i pari . Yyyt , shpellar ! Cfar mund tre mesoje tjetri nga idjote si ti ?!

      Reply to this comment
  2. Mondi May 15, 22:39

    Keshtu thane dhe per parkun,stadiumin,zgjedhjet e 30 qershorit dhe ja ku I ke ,shendoshe e fshehur si minjte neper vila nga frika se I ze virusi dhe nuk gezojne parate e vena me gjakun e shqiptareve.I bien pragut te degjoje dera.Ka pak intelektuhale,Mirela e kellufe qe per nje sufllaqe shkelin mbi ata qe u bene koken e jo me tu japesh me shume.Do e lepijne peshtymen e tyre sic kane bere tash sa vjet.

    Reply to this comment
    • Vladimir Dushniku May 16, 01:53

      Reformat : Shprese apo mashtrim?
      Kemi 30 vjet rresht,qe nga te gjitha mazhorancat fituese te zgjedhjeve degjojme me shume se cdo per gje fjalen “Reforme”!
      Ne se do ishin bere te gjitha reformat sipas pervojave me te mira boterore te pershtatura me realitetin shqiptar,me siguri,qe sot nuk do degjonim me justifikime pas cdo deshtimi se, gjoja jemi ne tranzicion, se po bejme reforme ne drejtesi,ne administraten publike,ne sistemin zgjedhor,ne polici,ne pensione,se edhe Roma nuk eshte ndertuar ne nje dite etj,etj dhe me kaq mbyllen pergjegjesite, qe shkaktuan shkaterrimin e shtetit ligjor,rrenimin e administrates publike,shperdorimin e parave te shtetit ne projektimin dhe zbatimin me kosto super te larta te ndertimeve luksoze, ku sot qeverine askush nuk e kontrollon per asgje,sepse vete firmos e vete vulos etj!
      Te gjithe ankohen per vjedhje te votave ne cdo zgjedhje, kur dalin ne opozite, akuzojne mazhorancen ne pushtet per krime pa fund,ndersa kur i “hipin kalit” te pushtetit,as e degjojne fare opoziten me pretekstin se kete te drejte ua ka dhene sovrani dhe se vetem ai e paska te drejten me vote vetem pas 4 vjeteve te ardhshem t’i gjykoje!
      Te gjithe ankohen per kriminalizimin e Kuvendit,se deputete bandite zgkodjen vetem nga kundershtari politik ,qe te vjedhin votat ne zonat e tyre te influences,se deputetet jane shit-blere nga mazhorancat sa here u jane dashur numurat etj,etj!
      Te gjithe ankohen per shpenzime marramendase e te pa deklaruara te partive kryesore ne fushatat elektorale,se jane bere lobime me para te pista nga donatore te fshehte,se jane paguar shuma te medha e te padeklaruara ne KQZ, per takime dhe foto me lideret e ndryshem per qellime propagandistike etj,etj!
      Dhe per 30 vjet populli shqiptar,qe ka ndenjur ne pritje te ndertimit te nje shteti ligjor,te nje administrate publike sherbetore te ligjit e qytetareve,te nje demokracie funksionale,qe ta kete qytetarin ne qender te respektit e te vemendjes ndaj tij, ka marre zhgenjimin dhe ka mallkuar veten pse ka lindur ne kete vend prrallor ,por me pushtetare perbindesha!
      Qe te ndaloje renia ne humneren vdekjeprurese te vendit duhet te goditet nje here e mire me “Shpaten e Demokleut – NYJA GORDIANE”!
      Te mesuar me propagande mashtruese dhe pazare ne interes te mbajtjes se pushtetit,perfaqesuesit e partive kryesore politike,vazhdojne keto dite shfaqjen e tyre kriminale gjoja ne emer te reformimit te sistemit zgjdhor!
      Ndonese pazaret i kane bere ne kulisa,se asnje prej tyre nuk ka bere transparence ne popull ,se cfare i propozojne kundershtarit ,asnje nuk ka zene me goje as ndryshimet Kushtetuese antikemokratike te 2008 dhe as per ndryshimin e sistemit aktual zgjedhor,por jane marre me cic mice me gjera te vogla,qe kurre nuk mund te cenojne verdiktin e popullit !
      Ne se do ishin te sinqerte , ne respekt te qytetareve shqiptare dhe te bindur se shkaku kryesor i deshtimit katastrofik te demokracise e shtetit ligjor ne Shqiperi ne keto 30 vjet ka qene sistemi aktual zgjedhor, partite politike,ose qofte edhe vetem nje prej partive kryesore duhet te dilte me nje deklarate serioze ku te parashtronte para popullit propozimet e saj lidhur me kete sistem!
      Kjo nuk eshte bere dhe as do te behet sepse te dy partite kryesore kane interes dhe jane te sigurte ne fitore, ne cdo zgjedhje vetem me “Sistemin proporcional rajonal me lista te mbyllura”!
      Ky sistem garanton humbjen e sigurte te partive te vogla dhe te kandidateve te pavarur,ku fitoren dy partite e medha e sigurojne jo vetem me premtimet mashtruese per punesim ne administrate,por edhe nepermjet aktivizimit te personave te kriminalizuar me influence ne zonat e tyre zgjedhore,qe ne shumice votojne fshatshe nen vezhgimin e cubave te krimit!~
      Ketu merr fund jo vetem votimi , por edhe fitorja ne zgjedhje ,se per demokracine as qe behet fjale,sic edhe ka ndodhur deri me sot!
      Por si mund te zgjidhet problemi?
      Qe t’u hiqet perfundimisht partive kryesore fitorja ne “tavoline” me sistemin aktual dhe te zhduket deri ne maksimum diktati i kryetareve te partive kryesore per te ndikuar ne hartimin e listes se kandidateve te tyre per deputete, dhe aktivizimi i krimineleve per shit-blerjen e votave ne cdo zone,ne cdo qark,rruga e vetme dhe me e sigurte eshte kjo qe propozoj:
      1- Ne zgjedhjet e pergjitheshme te vendoset -SISTEMI MAZHORITAR KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!
      Ketu ia vlen nje arsyetim:
      -Deputetet zgjidhen si ligjvenes dhe si te tille ata ligjet i propozojne dhe miratojne qe t’u sherbejne te gjithe popullit !
      Pra, si te tille deputetet nuk duhet te votohen vetem nga banoret e nje zone elektorale,apo nga banoret e nje qarku,por nga te gjithe votuesit shqiptare!
      Kjo forme do te beje te mundur,qe deputetet te mos ta ndjejne veten si rrogtare te nje partie,si te interesuar dhe te lidhur me interesa korruptive vetem te nje zone elektorale,por do t’u sherbejne te gjithe qytetareve!
      Vetem keshtu mandati i deputetit nuk do jete prone private e tij,por e votuesve shqiptare,pra keshtu do te zhduket edhe shit-blerja edhe deputeteve sic ka ndodhur rendom keto 30 vjet!
      Ne se deputetet do votohen nga te gjithe votuesit e vendit,as partive,por as cubave shit-bleres te votave ne sherbim te tyre nuk do t’u krijohet mundesia as teorike e sidomos praktike qe te blejne te gjithe elektoratin kombetar!
      Nuk do kete parti ne Shqiperi,qe do paguaje per te blere shumicen e elektoratit ne vend,per cdo deputet dhe partite te shpallen fituese ne baze te deputeteve fitues ne rang kombetar te listave te tyre.
      Se keshtu do marre fund edhe roli korruptiv i deputeteve per investime ne zonat e tyre elektorale sepse do te jene ligjvenes i te gjithe shqiptareve e jo antare te pushtetit ekzekutiv!
      Ne kete menyre,do te zhduket edhe ndarja kriminale si deri me sot e te ashtuquajturatve zona influence te nje partive politike,duke ndikuar edhe ne zbutjen e percarjes ne popull ,qe sot eshte nxitur ne mentalitetin e shumices se shqiptareve ,e cila ka ndikuar vetem ne favor te banditeve politike!
      2-Goditjen me vdekje prurese vjedhjes se votave dhe diktatit kriminal te kryetareve te partive kryesore,do t’ua jepnin vecanerisht pjesemarrja ne votime e te gjithe shtetasve shqiptare kudo ne bote!
      Mdryshe nga votuesit partiake brenda vendit,qe jane te indoktrinuar totalisht ne interes te nje vendi pune ne administrate,shqiptaret jashte atdheut nuk jane fare te interesuar ne kete pike!
      Ata interesohen ne radhe te pare per demokracine ne Shqiperi,per shtetin ligjor,per drejtesine,per mireqenien e popullit etj per me teper, qe duke pare pervojen e qeverisjes atje ku banojne dhe punojne jane me te ndergjegjshem,qe vota e tyre t’i sherbeje te gjithe shqiptareve!
      Per mbi te gjitha votat e tyre kurre nuk mund te blihen nga asnje parti politike duke bere te mundur,qe vota te shkoje atje ku eshte me e mira per vendin!
      Por votat e shqiptareve jashte atdheut do kene vlere maksimale vetem ne se perdoret sistemi mazhoritar kombetar me lista te hapura e jo me sistemin e sotem!
      Jane keto arsyet se pse partite kryesore ne Shqiperi nuk e duan sistemin mazhoritar kombetar me lista te hapura dhe sidomos votimin e shtetasve shqiptare jashte atdheut!
      Ne se ky sistem nuk zbatohet dhe shqiptareve jashte vendit nuk u krijohen mundesite per te votuar,kurre te mos na shkoje ndermend se Shqiperia do u jape shprese shumices se shqiptareve se ky vend mund te behet!
      Vetem nje reagim i forte popullor me mbeshtetje nderkombetare do te detyroje PS dhe PD te detyrohen te pranojne ndryshimin radikal te sistemit zgjedhor ku je jete populli shqiptar ai qe te vendose se kush do ta qeverise!
      Se deri me sot shqiptaret jane thirrur te votojne,por kurrsesi te zgjedhin !

      Reply to this comment
      • Tomorri May 16, 20:07

        HESHTJE!
        HESHTJE!
        HESHTJE!

        Sikur te behej fjale per fatin e nje harabeli e jo te nje populli te tere!
        Te jete e vertete kjo HESHTJE?
        Nuk mund ta besoj!

        Reply to this comment
  3. Berati May 16, 00:06

    Patjeter “Profesor”qe ne e duam Evropen. Vetem se per te vajtur ne Europe i biem nga Kina e cila ne shenje mirenjohje na jep edhe nje kopje te revolucionit kulturor te shkruar nga vete Mao. Ne e nisem qe atehere rrugen per ne Europe ku spikat edhe kontributi i babait tuaj padyshim. Me porosi te partise dhe propozim te rinise ne filluam spastrimit e te gjitha vjetersirave. Permendim 2120 kishave,xhamive,teqeve e faltoreve qe i hodhem ne ere. Spikat katedralja e Shen Merise e shek. 13 (si teatri Hages ,koincidence) qe ishte vertet e shemtuar. Stil gotiko roman pfs. Po kur i hyme kodikeve regjistrave te kishave qe kishin regjistruar lindje,pagezime,martesa,vdekje,libra te vjeter qindravjecare te pavlere prej te njejtes lende si tallashi i teatrit. Paaa cazjarri bubulak beme. Po ato qe ngelen? I kthyem ne magazina pehu,sdrukthtari,stalla lopesh e te tjera objekte me vlere. Po objektet qe kishin brenda? Kryqe ari ,objekte meshe,ikona? Eh atyre ja gjeti vendin baba. Cte bente do conte cunin me shkolle jashte shtetit. Tani na dalin ca capcule qe duan te mbrojne “dopolavoron”fashiste te ndertuar ne 1938-en. Pluhur do ta bejme. Se keshtu na do Europa Nostra . Biles une mendoj ta bejme ne forme piramide si ajo tek bulevardi. Le tja kushtojme babait te kombit. Pse ca.kishin me shume faraonet? Pale sa turiste qe do terheqe pastaj.

    Reply to this comment
  4. Zigur Qarri May 16, 00:17

    “Sikur të kishte bërë Nëna nja tre si Erion Veliaj,pale se si do të ishte Shqipëria”.Eneda Tarifa në çeljen e fushatës së PS-s pa kundërshtarë.

    Reply to this comment
    • Zigur Qarri May 16, 02:57

      …fushate qe ne shqupisat salisumlepirsa ikem nga syte kembet me deshiren tone pasi e kishim te sigurte humbjen e radhes.

      Reply to this comment
    • Fernando May 16, 18:28

      Bravo Zigur Qorri,se i ke rene ne te!
      Shqiperia sot nem udheheqjen larpamese,te zgjuar,teper te sukseseshme te gjeniut te kombit shqiptar Edi Rama,ka arritur kulmin e zhvillimit ekonomik,kuoturor,arsimor,industrial,bujqesor,sportiv ,juridik,politik etj si askush ne bote!
      Te gjithe lideret e botes jane bere xheloze me liderin tone,qe vishet ndryshe nga te gjithe te tjeret homologe te tij,se ata vishen vetem me kostume,kollare,kepuce te zeza,ralle me mjekrra etj,ndersa ky i joni edhe swikur te mos kete bere gje,do kujtohet per veshjen e tij ,sidomos me shallvaret e Tirones!
      A nuk e shikoni se te gjitha gazetat e medha te botes duan ta masrrin ne interviste?
      Doemos se bota sot eshte ne udhe kryq dhe kerkon mendimet e tij gjeniale se si ka arritur ta ule popullin ne gjunje,ku 700 mije pensionistet i izoloi ne shtepi vetem duke i kercenuar me gjoba,packa se nuk u dha asnje mundeswi te vizitoheshin tek mjeku i familjes,se mjekun e familjes e coi ne shtepi!
      Ku keni pare ju nje kryeminister,qe numeronte per dite numrat e te semureve,te vdekurve dhe te sheruarve vetem nga covid-19,ndersa te vdekurit e tjere nga kanceri,zemra etj kurre nuk i zuri ne goje,se ai vetem me covid-19 konkuronte ne bote me skedine te fuqishme 1×2!
      Megjithate edhe populli shqiptar u tregua popull zotni,qe nuk ia beri dysh fjalen e dhene ketij kryeministri,se as e cau trapin te rrinte mbyllur,por mbushte rruget plot!
      Por edhe vpolicet,si djem besnike tev ketij populli,pasi e pane qe lideri Rama u tall me ata,kur ua hoqi gjobat mijra njerezve,me pas as e rruajten e as e qethen me!
      Rama bente sikur fliste,populli bente sikur e degjonte,ndersa policet benin sikur nuk i shikonin!

      Reply to this comment
  5. Bureto May 16, 00:18

    Dr. Tarifa! Edhe për arsyet e argumentat tuajam teatri do shembet dhe mbi të do të ndërtohet një i ri modern. Të gjithë kemi nostalgji për emocionet që na kanë dhuruar aty mjeshtrat e skenës. Por kjo, si kundërargument për të mos u ndërtuar i riu, nuk ndryshon gjë. Para se të mbyllej shkova dhe ndoqa tek salla e Teatrit Kombëtar, por edhe tek eksperimentali Kujtim Spahivogli 2-3 shfaqje të tjera, me shpresë se, për moshën pak të thyer që kam, t’ia arrij të ndjek ndonjë edhe tek i riu, ai “europiani”, siç i referoheni ju. Si rregull sherrnajat si fillojnë ashtu dhe mbarojnë. Besoj se kështu do ndodhë dhe në kltë rast. Ani! Teatri le të bëhet!

    Reply to this comment
    • Berati May 16, 00:58

      Te lumte Bureto. Bota e Re do te triumfoje. E smund te.na ndalojne nostalfjite dhe sentimentalizmat. Smund ta leme Keshtjellen e Kruje ate germadhe qe svlen per asgje se mos i ngelet.qejfi Skenderbeut. Ne Skenderbeun e kemi brenda ne zemer dhe pallatet brenda keshtjelles do ti.bejme. Naimin se harrojme por ate germadhe qe quhet shtepia e tij smund ta mbajme. Le te ndertojme nje bed&breakfast atje te kenaqen turistet.

      Reply to this comment
  6. Kadri May 16, 00:37

    Kjo ndertese e amortizuar dhebe ndertuar me materiale kancerogjene, eshte kthyer ne nje kurth vdekjeprures per aktoret. Ky nuk eshte nje muze, por vend ku kalojne pjesen me te madhe te jetes se tyre aktoret. Pastaj edhe nga ana arkitekturore, ndertesa eshte nje karakatine e shemtuar ne forme sqepari. Edhe une si qytetar i Tiranes dua me te miren per te. Do te doja qe teatri i ri te kopjonte sallen e tanishme me llozhat anesore. Te gjiitha vendet europiane sallat e teatrit i kane edhe me llozha anesore.
    Teatri i ri te jete xhevahiri i Tiranes dhe me bukurine e tij te terheqe edhe me shume dashamires te tij.

    Reply to this comment
  7. hashash hashish hashure May 16, 00:51

    trojka nuk e ka hallin ke teatri por tek PARATE.Ju vjen me plas qe i ra EDI RAMES per hise. Po ta marrin ata ne dore puna e pare qe do bejne do jete fshirja e teatrit…PARAJA SHOKE PARAJA>>>

    Reply to this comment
  8. Bora May 16, 01:24

    Artikull I mbrekullueshem.
    I bashkohem Profesorit dhe nuk i heq asnje presje.
    Respekte per Profesor Tarifen.

    Bora

    Reply to this comment
    • Beni May 16, 04:08

      Profesorin tani do ta cojne ambasador ne USA .E meriton

      Reply to this comment
    • Zana May 17, 17:10

      Problemi nuk eshte teatri,as qe i rref per te,pasi shkaterruan cdo gje,fabrika,uzina etj.Problemi eshte reforma ne drejtesi,prandaj duan shkaterrim qe neser ta bejne si e duan ata,sic e kishin.
      Revoltat mund te fillojne se qellimi eshte vetem ky mos avancimi i reformimit te drejtesise,pasi aty u vjen vdekja.

      Reply to this comment
  9. gjermani i fundit May 16, 01:49

    Me mire Teater I ri me parate e bashkise. Mire fare ta beje privati falas. Po edhe rikonstruksioni kursen nje qerre me para dhe me ato qe teprojne bashkia mund ti shpenzoje per te sjelle uje te pijshem ne pallatet moderne.

    Reply to this comment
    • Naimi May 16, 09:13

      Keta te PD-se do e rikonstruktonin Teatrin, ashtu siç rikonstruktuan piramiden. Hodhen para nja 8vjet atje dhe perseri ashtu siç ishte mbeti, madje u katandis edhe me keq. Jane hajdute, te paaftë dhe hallin nuk e kane tek teatri, por e perdorin si alibi per te krijuar rremuje politike.

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit May 16, 10:53

        Naim, flm per repliken. Jemi ne vitin 2020 dhe duhet ta dime qe ti ndajme gjerat. Politika ka qejf te futet edhe tek pjata ku ti è une hame buke, por mos te na marrin per budallenj. Teatri mund te rikonstruktohet fare mire, duke u plotesuar me elemente te rinj vizive nga jashte dhe brenda. Behet me studim, projektin le ta beje degae arkitektures e UT. Boll me Boerin dhe daneze e hollandeze. Shembull eshte La Scala ne Milano. U ndertua ne 1780 nga perandoresha austriake, sic tek ne pushtuesi. Eshte rikonstruktuar disa here, biles ne ’43 u bombardua nga anglezet, e rsstauruan ne’ 46 me fonde bamiresie. I pari qe ofroi nga xhepi I tij ishte mjeshteri Toskanini. Shembujt jane, njerezit nuk I mashtron dot as Rama me sofizmat e tij dhe as PD me kauzat e gjetura rruges. Ne 1 km kuadrat te Tiranes shperdorohen fonde faraonike kur akoma s’kane uje ne rubinet. Kur è dime mire sa borxhe ka vendi yne, cfare varferie ka pllakosur ne periferi apo me keq ne rrethe e fshatra te largeta. E kuptoj, Rama do te hyje ne histori per objektet e larta, pasi e qullosi ne fushat e tjera. Eshte njeriu i mpleksur me shume me industrine e ndertimit dhe ta do mendja se ka interesa personale. Ndryshe nuk ka shpjegim pse ky person merret me Qendren si arixhiu me lolockat per te zbukuruar kalin, kur familja s’ka cati dhe katandi. Behet ore, qysh s’rikonstruktohet Teatri. Bota rikonstrukton Partenonin e Athines, Koloseun, Kapellen Sikstine, e kupton, korrigjojne Mikelanxhelos, s’u rregulloka dot je Teater modest si yni. Do e beka te Ri bashkia? Ok, bujrum, po ku do i gjeje parate? Do shtyje projektet per ujin dhe shkollat, parqet apo 1 milion nevojat qe ka Tirana per nje Teater qe me pak fonde mund te restaurohet kollaj? Po, fundja, kush ia dha miratimin? Populli I Tiranes? Jo, epo atehere?

        Reply to this comment
      • Shefqet Cela May 17, 17:01

        Më lejo të qartësojë një aspekt. Ndoshta e ke ddëgjuar, ata morën pllakat e mermerit të piramidës .
        U gjetën në shitje deri në Vorë. Kaq mund të vidhnin atje.
        Pastaj u përgatitën ta shëmbnin nga themelet
        RRESPEKTE!

        Reply to this comment
  10. Boll se na cate trapin May 16, 02:56

    Edi Rames nuk i rrrrruhet fare per Teatrin, pas tij qendrojne pese kulla gjigande ku i droguari eshte bashkepronar.
    Asnje nuk flet per keto kulla, te gjithe shpenzojne kohen vetem me Teatrin.
    Godina e Teatrit per Ed Drogrn eshte loja, por gjetiu fle lepuri..
    Pronaret e ligjshem qe jane pas godines se Teatrit u merret prona dhe u veresohet trualli me cmimin gjoja te tregut, pra vetem truallidhe jo te mamrin pjese ne ate qe do te ndertohet…..
    Perse keta peronare te ligjshem nuk i llogarit kush qe ne ndertimimin e kullave te Ed Droges te marrin % ne siperfaqen e ketyre kullave qe do t’u shitet metri katror sa “frengu pulen” me 4 mije e lart euro m2 vetem per banesat se per siperfaqe biznesi cmimet do te jene konkuruese me ato te Hong Kongut.
    E kuptoni cfare do te bej i droguari dhe mega-hajduti Edi se bashku me Lali Eren.
    Perfundimisht i droguari do te fitoj dhe cdo gje do te harrohet pas 3 ditesh.

    Reply to this comment
  11. Aleksander Thana May 16, 03:00

    Keta qe duan te mbrojne “me jeten e tyre”(!) gerrmadhen, jane arrza, grrereza qe vegjetojne e leshojne vemjet ne folene e tyre dhe duan ta shesin jashteqitjen per mjalte. Per fat dihet se cfare plehrash jane. Vendin e kane ne birruce, por kush t’i fuse !?

    Reply to this comment
  12. anda May 16, 04:08

    Nuk jane probleme por sebepe gjera idiote qe tregojne nivelin tone si popull ke shume te drejte Fatos por kur vjen momenti qe nje pakice do te beje ligjin per nje gje absurde rruga e vetme eshte forca e shtetit na iku jeta duke u marre me idiota…

    Reply to this comment
  13. info analitike May 16, 06:19

    Ky edhe fillin e lidh me Teatrin Popullor cfare mund te presesh! Kur te mesojne edhe keta pinjollet e enveristeve me te trashe se cfare do te thote te jesh europian mos ngelte me njeri ne kembe. Cfare shteti qesharak ku edhe nje hajdut ordiner si ky te ben moral sepse kerkon te justifikoje hajdutet si vetja.

    Reply to this comment
  14. Arben May 16, 06:23

    Do na mësosh ti??!! Shko more lamash

    Reply to this comment
  15. Alban Dega May 16, 06:28

    E DUAM SHQIPERINE NEVOJTORE DOPOLAVORE !
    SALIKEKRACIA

    I nderuar Fatos,
    E ke qare por nuk jam dakord me titullin.
    E duam Shqiperise si Amerika demokratike!
    E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    Eshte anakronike… Eshte parulla e kokepalareve te MonaLikeFloririt.
    SaLikja kembengul dhe lufton per dicka tjeter shume me le perparuar qe e bene realitet per 15 vjetet e sundimit te tyre:
    E duam Shqiperine nevojtore masive!
    E duam Shqiperine Dopolavore !

    Reply to this comment
  16. intelektuali May 16, 07:52

    CUNI I SEVO TARIFES MBESHTET FUSHEN E EDVIN DROGES BASHKE ME ARTISTET E REALIZMIT SOVJETIK PER TE PRISHUR ME TRITOL MONUMENTE KULTURE

    Teatri La Scala ne Milano u rindertua ashtu sic ishte ne Kohen e Qepes te Xhuzepe Verdit me parate e dhuruara nga artistet nga e gjithe Bota, vampiri i Sevo Tarifes thote ta prishim Teatrin Kombetar te Gherardo Bosios dhe te ndertojme nje te ri modern si Holanda, por nuk thote:

    KU DO T’I GJEJE LEKAT?

    sepse:

    Nje fjale e urte thote:

    DJALLI FSHIHET NE DETAJE

    Dhe Edvin Droga pikerisht prandaj po i meshon prishjes se Teatrit Kombetar ne Kohe Pandemie dhe kur ka lene ne qiell te hapur mijra familje nga termeti,

    prandaj:

    Kujt i tregon ti Angline dhe Holanden o cuni vampir fanatik i Sevo Tarifes? Po shko ne Shkup te shikosh si rindertuan me parate e Bashkise maqedonasit Teatrin e tyre Kombetar pa vjedhur asnje meter katror toke nga prona publike. Kush tha se Stadiumi Kombetar me Kullen Penis te korrupsionit dhe hajnise pushtetare eshte me i bukur se ai i Gheradio Bosios o injorant dru me pre? Shikoje si eshte bere Tirana si nje Kandaharr betoni o mavri dhe pastaj hish jashteqitje enveriste per Boten Demokratike me foto mashtrimi dhe propagande si servil i Edvinit dhe i cdo pushteti

    O AMBASADORI HAJDUT I TURPIT DHE I REZILIT

    Reply to this comment
  17. Riki May 16, 07:55

    Tirana ska me ndertesa te vjetra…..kaq mjafton qe te ruhet….toke ka plot kudo……

    Reply to this comment
  18. h May 16, 08:05

    Zoteri,mos e fusni veten pa rradhë në Evropë.
    JU, jeni botë e tretë,Evropa botë e parë.

    Reply to this comment
  19. mirel May 16, 08:21

    Ku i ka mbledhur dhiaret Ramuti fix si ate Ermonelen e komisionit te Ligjeve. I nxorret shalet sot?

    Reply to this comment
  20. mirel May 16, 08:33

    Ku i ka mbledhur dhiaret Ramuti fix si ate Ermonelen e komisionit te Ligjeve. I nxorret shalet sot £+₩

    Reply to this comment
  21. edi May 16, 08:49

    Po pse mor Fatos nuk flet nje fjale per ato familje qe jane akoma jashte pa strehe qe Edi vetem i premton dhe i mashtron duke i treguar perdite projektet e reja se si do jene Pse nuk ta vret pak veshin ai ligji per token qe ç’do 2-3 dit sheh neper gazeta vetem menyren se si do veprohet,ç’do dite sheh se ç’far letrash te reja duhen por asnjehere nyk jepen tapite (per mua kurr mos i marshin ato tapi se jane toka te te tjereve ) por vetem fjale e mashtrime.Pse nuk e ngre njehere zerin per ato orare te çmendura qe kryministri tall menderen me nervat e shqiptareve por ngrihesh per te mbrojtur nje vendim ( enderr )te tij pa e ditur se ç’far fshihet prapa per teatrin e ri qe do na çoka ne Europe sepse vetem teatri na mungon nga te gjitha kushtet qe i duhen europes.

    Reply to this comment
  22. MallaKASTRIOTI May 16, 08:55

    DITA:Vazglhdon çudia Shqipetare nga i njejti njeri,Sb e njejta PARTI,partiave vjedhjeve dhe vrasjeve 30 vjeçare.
    -Duhey thene se nuk eshte problemi vetem i TK.
    1-Saliu nuk ka KAUZE tjeter per destabilizim.Ai gjithmon gjen nje shkak per lufte,gjak.Pasi kjo karakatine e ndertuare si bordello e ushtareve te Diçes duhej te prishej me kohe.
    2-Saliu,nuke shfrytezuar ILIR METEN DHE LUL BASHEN te kapur ne flagrance me vjedhje e vrasje,i detyrob Ata me hu ne dore te hidhen ne aventura per gjak e terror dhe vet fshihet prapa “qytetarit dixhitalb”
    3-Ata qe bejne roje tek TK shumica jane njerz ordiner pa asnje ajtivitet kulturor,por militant te PD,LSI,TE L/VV te Albin Kurtit qe kerkojne te bejne nje 97,98,2019 te dyte.Pasi per çdo ndertim te Ri qe ka bere kjo qeveri,eshte ndeshur me njerz medioker qe nuk e dyan te rene,nuk e duan Shqiperine,por Serbine,Greqine,Rusine.
    -TK duhet te shembet dhe te ndertohet I RIU.
    -Artisret e vertet si Paja,Ndrenika,Xhepa,Arbana,etj, e thane fjalen e tyre me peticion kunder LikeFloritit dhe LulHollandezit.
    -FLM-DITA.

    Reply to this comment
    • mirel May 16, 09:30

      Po he mor debil, shkak per lufte e gjak thote. Po te ish per lufte e gjak Saliu do e kish bere me kohe, nuk do priste Edin te prishte Teatrin, por eshte e kunderta. Eshte Edi qe pret Saliun, qe te ngrihet Saliu e ti ngrihen pendet Edit e te leshoje kushtrimin. Dhe vajtja e Bashes ae Teater ndihmon Ramutin, jo Teatrin.
      Si puna e Cadres. Kur doli nga cadra luli mori me vete 15 milione euro. Dhe tani per miliona po gjobitet. Qe ti marri me lavdi ai hero kur te ndertoje kullat Fusha. Teater e bejne keta mga Paelamenti dhe Kryeministria. Jo aktoret. Ata skane mesuar gje akoma se si luhet loja e dobicit.
      . Jua tregon. edvini

      Reply to this comment
      • xxx May 16, 12:50

        bravo mirel, Loja teatrale e dobicit eshte ajo!!
        eshte Edvini qe pret saliun te cohet si sebep si alibi per prishjen e TK.

        Ndersa luli sala monika kerkojne te ndahet fitimi i rames me ta.

        Reply to this comment
  23. Aleks May 16, 09:31

    Disa komentues ketu kujtojne, se kjo faqe e dedikuar per komente, eshte per te kryer nevojat personale. Shajne, ofendojne me fjalor banal dhe nuk jane ne gjendje te argumentojne, se Pse ky teater duhet mbajtur.
    Teatri eshte se tepermi i amortizuar, me materiale asbesti.
    PD-ja pasi la kauzen e molotovit, eshte kapur pas kauzen se teatrit.
    Po ketij Lulzim Bashes po qe se i interesonte teatri, perse ky njeri nuk e filloi ne 2011-en kur erdhi si kryetar bashkie, cfare beri ky njeri per kete teater qe tani nuk e ze gjumi i nates dhe bashkohet me militantet e PD-se si pune e Nerit te zi dhe pijanec?

    Reply to this comment
  24. Alban Hamzai May 16, 09:48

    Z.Tarifa,jeni bir besnik I epokes se kaluar si familje e perkedhelur e asaj epoke.Edhe atehere prishej dicka per tu bere dicka tjeter.Ne Tirane u prish godina e mrekullueshme e Bashkise per tu ngritur godina e shemtuar e Muzeut Kombetar ,ne Gjirokaster u prish godina e mrekullueshme e Pallatit te cultures per tu vendosur monumenti etj etj .Dhe kjo mendesi me symbol kazmen vazhdon nga bijte e komunisteve .Shembjet ne Tiranen e sotme nuk kane fund.Deri tek Stadiumi Kombetar qe po te mos prishej do te kishim dy stadium,por tani eshte vetem nje stadium me PENIS .Keto shkaterrime kane si qellim vetem fitimin .Nuk eshte vendi por une mund tju sjell me mijra shembuj ku godinat e vjetra te teatrove etj jo vetem nuk jane prishur,por jane restauruar.Prishini! Prandaj Shqiperia eshte vendi me I varfer ne Evrope,mbase edhe ne bote ,me muzeume ,prandaj Shqiperia nuk ka histori e ku per cdo gje njeri I bie gozhdes e tjetri patkoit… .Godina e sotme e teatrit eshte dhe duhet te jete MUZEU I TEATRIT .E more vesh z.komunisto-kapitalisti Tarifa . MUZEUM !

    Reply to this comment
  25. Aliu nga Selenic May 16, 10:27

    I nderuar Profesore. Keta dritshkurter me Berishen ne krye prej kohesh kan bere thirrje per gjkatderdhje qe shqiptaret te vriten me njeri tjetri,
    Keshtu duke e inskenuar sken pas skene arriten te bejen edhe dy marrezira te madhe sice ishte marrzia ose me mire tradhtia ndaj elektoratit te tyre ku dorzuan mandate me qellimin e vetem qe te bjer qeveria dhe te behet rremuja.
    Kjo u deshtoi se nuk gjeten asnje mbeshtetje ase brenda ase jeshte vendit.
    Pastaj ben Marrezin ose tradhtin tjeter duke u terhequr nga zgjedhjet e pushtetit vendore. Ko ishte edhe me e rrezikshme se keta kishin planifikuar nje perplasje te sigurte ne mes shqiptare ne mes atyre qe do te votojn dhe ne mes atyre qe do ti pengonin per te votuar. Ketu per hure te se vertetese e shpetoi Ambasada Amerikan ku deklaroi.:” Ne se do te pengoni votimin do t`ju konsiderojme si organizat terroriste”
    Pra edhe ketu deshtoi.
    Tani Berisha therret per dite qe Edi Rama largohet nga pushteti vetem me rrevolucion, kjo do te thote qe shqiptaret perseri te vriten me njeri tjeteri,
    Pra tani per te realizuar kete skenare ata po planifikojn te zejen sebep vetem tek Teatri.
    Une kam bindje qe qellimi i tyre nuk do te realizohet dhe do te deshtojn perseri me turp.!

    Reply to this comment
  26. Loni May 16, 11:26

    Ne sdime si do shkojme ekonomikisht…kriza eshte ke dera…..nuk kuptoj….teatrin ta ndajne me vone…..njerezit po diskutojne buken e vendin e punes……..

    Reply to this comment
  27. Jimi May 16, 12:25

    Eshte kenaqesi te lexosh cfare ju shkruani i nderuar dipllomat.

    Reply to this comment
  28. Aleksander Thana May 16, 13:01

    “I sapo ngjalluri” ! Ke alergji per shkrimet e mija? Natyrisht, 40 vjet ia ke vjelur te mirat, ndersa 30 vjet ke shitur droga e trafik femrash per burdellot.

    Reply to this comment
  29. kris 1 May 16, 13:13

    Ashtu I pergjumur veterani Sevo po kendonte:
    Boten e vjeter NE do Ta shkaterrojme
    Qe nga themmelet dhe pastaj
    Per zahon tone do ndertojme
    Male me pare NE vend Te saj.
    Tani o Fatos I Enverit
    Hiqe dhe Sevon se eshte I vjeter

    Reply to this comment
  30. Limani May 16, 14:12

    Edvin Rama , nuk është pirati i parë që bëhet papë në Shqipëri !
    Po si s’vumë mënd ne shqipëtarët , kastravecë që kastravecë mbetëm !
    Edvin Rama me stadiumin dhe sidomos sot me teatrin , tregon se është një hajdut i fëlliqur.
    Teatri është sebepi për të gënjyer shqipëtarët idiotë , kullat janë për Edvin mafiozin e zgjuar , sikurse edhe kulla e shëmtuar e stadiumit . Në djall vafshin teatri dhe stadiumi pa kulla .
    Aliazhi , maskarenj + idiotë , përherë ka përcaktuar fatet e vëndit .
    Ne jemi këta që jemi , të pandreqshëm.
    Jepi Fatos , mos u lodh me ne kokngjeshurit , që s’kuptojmë dot mënçurinë tënde dhe të Edvinit ?!

    Reply to this comment
  31. Ero May 16, 14:19

    E zeme se e ben godinen e re. Kur do te vene ndonje drame shqipe ne ate fare teatri? Si eshte e mundur qe ka 10 vjet qe nuk vihet asnje drame shqipe ne skene, kur ca drama te tjera perseriten cdo tre vjet? A nuk do duhej Republika e Shqiperise te vendoste nje kuote minimale per dramen shqipe, sikur e pakta 10% ose nje drame ne vit?

    Duan godine te re thone, por kulture nuk duan… do mbajne kulturen e plagjateve dhe e kalamajve te komunisteve, qe e shikojne teatrin si mjet per te marre rrogen dhe jo mjet emenacipues per publikun dhe autoret shqiptare. E pse duhet te shikoj skenat e dubluara shqipe te Cekovit apo Pirandelit, kur I gjej ne YouTube te lozura nga trupat me te mira te botes?

    Nuk do duhej qe Ministria e Kultures te kete nje kuote fare minimale per dramen shqipe dhe autoret e vendit?

    Reply to this comment
    • mirel May 16, 17:12

      Mire o mire, dhe kjo qe thua ti qendron, po vendi eshte ne krizen e urise. Njerezit e kaluan ne cadra dimrin, ndersa keta i lane jashte si qente e rruges, ndersa Fatosi na tregon peralla Hollandeze.
      Ne vend qe te japin llogari per gjendjen e mjeruar pas termetit, per miliardat e zhdukura nga buxheti i shtetit, merren me foto Hollandeze
      Keta duhen pushkatuar ne mes te Tiranes
      Aty te Teatri. Ate meritojne, por kermat dhiare vazhdojne llogjet se nuk po ju pergjigjet ky milet me gjuhen e duhur

      Reply to this comment
  32. Arben May 16, 14:26

    Teatri nuk eshte vete ndertesa si e tille, por emri, qe i dhane atij, artistet e medhenj shqiptare. Eshte nje ndertese e cila duhej shembur shume kohe perpara, pasi kurre nuk ka qene nje ndertim i mirefillte, i bere me materiale kot dhe per me teper te rrezikshme per jeten e njeriut.
    E studiuar ne planin historik, dy ndertesat paralele te teatrit jane perfaqesojne simbolin e fashizmit , i quajtur ne italisht fascio littorio. Eshte nje lloj sopate e kohes romake, qe simbolizonte pushtetin dhe fuqine. Prej ketej e moren emrin edhe fashistet nga vegla e quajtur fascio.
    https://it.m.wikipedia.org/wiki/Fascio_littorio
    Te pare nga lart me dron keto ndertesa, duket qarte forma e tyre, pra ajo e sopates romake. simbol i fashizmit te atyre viteve.

    Reply to this comment
  33. Genti May 16, 15:03

    Cudi e madhe. Shqiptaret jane me teper te interesuar per Teatrin, se sa me humbjen e lirive te tyre, jetes sociale dhe shkaterrimin e pavaresise se tyre ekonomike, nepermjet shkaterrimit te bizneseve te vogle e te mesme, me justifikimin e diktatures per luften kunder pseudo epidemine Korona.

    Hajde merre vesh kete pune. Prandaj edhe keta perdorin teatrin, sepse ja dine telat mire atij populli, qe ta vene ne gjume.

    Reply to this comment
    • Dardania Sacra May 16, 16:52

      Genti , kjo është metoda më efikase për të hequrvëmendjen publikut nga problemet madhore që po përballet shoqëria shqiptare.
      Qeveria e RIPJELLJES tashmë është bërë profesioniste në këtë zanat , di t’ju hedhë hi syve shqiptarëve me mjeshtëri të madhe ,për tu patur zili.
      Qeveria e RIPJELLJES Po KUFIZON NË MAKSIMUM TË DREJTAT E NJERIUT , PRIVATËSINË DHE LIRITË PERSONALE TË INDIVIDIT TË SHQIPTARËVE.
      SHQIPTARË ZGJOHUNI !!!!
      Genti , kjo është një metodë që pp përdor qeveria e RIPJELLJES është një metodë tepër e sofistikuar , por njëkohësisht dhe tepër e thjeshtë,
      Metoda është kjo, “bombardon” masat me shumë “incidente” në mënyrë që të SHPËRQËNDROHET VËMENDJA diku gjetkë dhe të HUTOHEN MASAT (Populli) nga “incidentet” e shumta, ndërkohë që QËLLIMI KRYESOR ( KUFIZIMI I TEJSKAJSHËM I LIRIVE PERSONALE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT ) KALON PA U VËNË RE FARE.

      Reply to this comment
      • Bertrand May 16, 17:49

        Bravo,Dardania Sacra,se edhe ti te njejten gje po ben!
        Po ben derr derr me turli lloj idiotesh,qe gjoja komentojne.por nuk thone asgje,ndersa kur dikush trajton me pergjegjesi ndryshimin e sistemit zgjedhor, jo vetem askush nuk shkruan,por as edhe ti,qe hiqesh i mencur nuk replikon!
        Ky eshte populli yne trim,qe e ka care historine me pras ne…bythe!
        Prandaj tallen politikasnet me ne,se ne zihemi me njeri tjetrin e jo si opozitare te perjetshem te qeverise!

        Reply to this comment
  34. Adih May 16, 19:31

    O cuni i Sevo Tarifes , ashtu si agallaret e rinj pardesy bardhet e Ramiz Alise vodhen dhe u pasuruan duke ja vjedhur pronat pronareve , po ashtu edhe stadiumi me kulle kunji (gradacele ),po ashtu propogandoni ju ,edhe per kullata ,gradacelat qe do bejne keta bandite te hepur per te vjedhur ,ne truallin e taetrit .Pse i anashkalon o bisht qeni gradacelat ,qe ngele tamam si babai i yt. .Ku banon ti o zoteri ,prap do hedhim beton ne me gradacelat ne qender ,a e di ti o cuni i Sevos ,qe po vdesin shqiptaret me kancer ne Tirane nga smoku dhe nga betoni i gradacelave . Ska hapesira fare , na tregon se e njeh ti perendimin .Pastaj diskuto o urjahip per hollanden e per Angline ,stadiumet e teatrot e tyre ???
    Ah mor zot na ke puq me nje tufe servilash , bythlepires ,komuniste te pa ndreqshem .
    Mer e shkruaj o cuni i Sevo Tarifes ,po te jesh urre ,mjaft me vjedhje ,qe kurre mos u ngopci .

    Reply to this comment
  35. Alban May 16, 23:09

    Ne vend te nje Urimi per Don Kishotet e Teatrit Dopolavore

    ROBIN HUDER APO KUSARE TE POPULLIT !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kthejuani te varferve dhe popullit 600 milione eurot e Vjedhura te Autostrades se Kusarise se Kombit !
    http://www.gazetadita.al/sharlatanizem-donkishotizem-apo/
    Kthejuani te varferve 18 millione dollaret e vjerrit ish- manaxher te Piramidave te Sali Ramollah Ajatollah Milloshevicit!
    Kthejuani jetimeve te palindur akoma baballaret qe Sapleh Karaxhic Stanishici dhe ti ua ekzekutuat me 21 janar 2011 ne Bulevardin “ Deshmoret e Kombit” aty ku nuk kishte ekzekutuar as nazifashizmi dhe as komunizmi !
    Kthejuani popullit e kombit pasurite pa fund e miliardat e grabitura !
    Cfare i dini shqiptaret ju “ Banda e Gangstereve” dhe ” Mafia krejt jashte kontrollit” e Gerdecit “ 7 x 7= 42” apo “ dy kile energji elektrike” !?
    Kur te genjen dikush per here te pare eshte faji i genjeshtarit!
    Kur te genjen dikush per here te dyte a me shume eshte faji i te genjyerit!
    E ky kokoroshi kokeboshi Lulush Karabushi njesoj si padroni i tij nuk nxjerr fjale nga goja pa rre …
    Mos na beni Robin Hudin e Nene Terezen!
    Ai dhe Banda e Salikes nuk jane gje tjeter vecse vrastaret e kryekusaret e mbi 15 fishte te shqiptareve dhe te Shqiperise dhe te kombit shqiptar !
    Mallkuar qofshin ne 7 breza keta vampire duargjakosur e vrases serial te Shqiperise !
    Cdo qindarke e vjedhur dhe cdo pike gjaku e derdhur e shqiptareve ne 1997-2013 ju befshin ilace oer semundje te pasherueshme kryebanditeve dhe kryekusareve te Shqiptarise e kujtdo qe ngaterron xhepin e shtetit dhe te miltetit me xhepin e vetit!
    Amen !

    Reply to this comment
  36. fteri May 17, 06:36

    Syri Afërditës ,na i qel qepallat ,mëngjezit ,të përshëndesim partizanin 15 vjeçar Sevo Tarifën ,si dikur niseshin reparteve partizane të rrëmbejnë armët e ti vërsuleshin armikut vatanit.
    Sot do festojmë prishjen e rrangallës simbol i pushtimit e i fashizmit ,në mëngjezin e syrit Afërditës -mëgjezit ,çehreshprishurit Flamuri ,Luli me celular në dorë ,Monika me flokër përpjet ,Budina si fashist,bë në fytyrë si mut ,njërit si lesbike i bie të fikët. Na del deputeti si harushan ,duke argumentuar të qeshim të tërë.se menjëher ju muar goja e tërë.Flet Budina na thotë jem Italian të na mbushë mendjen se këtu nuk ka parlament ,bënë thirrje për gjak ,shpërndajë parlamentin ,Tradhtia është sheshit ,mbrapa ka ca çereprishur ,teatrin do ta ndërtojmë siç ka qenë.Budinë i merret goja mba mendr vetëm fjalën kriminel.

    Jan gurmbulluar dhe ca PD-ista ligjëvënsa e mbajnë protokoll ,del një. bjonde me flok si çitë na thotë jam avokate 100 përqinëd të shpërndajmëparlamentin se 1000 polic dhunuan civilët me armë të rënda.
    Ata erdhën për të bë gjak ,unë jam shumë e shqetësuar për burdellën e fashizmit se jam plakur e nuk më punon më piquku ,kjo qënka Ardiana kalaja .

    I nderuar Fatos ,përkul kokën mbi një fletë dhe shënoji disa vargje sot ra simboli Fashizmit ,do festojmë :
    se klasa politike sot është në përvjetorin e 30 me babale ,Genc Strazimir e Çlirim gjata ,me Balli e Salinji , shqipëria nuk shoh dritë ,jo të shkojmë në europ ,por në grop.

    Por sidoqoftë sot me yllin e Afërditës .
    do festojmë vdekjen e kulaprisë plakë të fashizmit..

    Reply to this comment
  37. fteri May 17, 06:43

    Syri Afërditës ,na i qel qepallat ,mëngjezit ,të përshëndesim partizanin 15 vjeçar Sevo Tarifën ,si dikur niseshin reparteve partizane të rrëmbejnë armët e ti vërsuleshin armikut vatanit.

    Sot do festojmë prishjen e rrangallës simbol i pushtimit e i fashizmit ,në mëngjezin e syrit Afërditës -mëgjezit ,çehreshprishurit Flamuri ,Luli me celular në dorë ,Monika me flokër përpjet ,Budina si fashist,bë në fytyrë si mut ,njërit si lesbike i bie të fikët. Na del deputeti Lefter Maliqi si harushan ,duke argumentuar të qeshim të tërë.se menjëher ju muar goja e tërë.

    Flet Budina na thotë jem Italian të na mbushë mendjen se këtu nuk ka parlament ,bënë thirrje për gjak ,shpërndajë parlamentin ,Tradhtia është sheshit ,mbrapa ka ca çereprishur ,teatrin do ta ndërtojmë siç ka qenë (d.mth kulapri fashizmii).Budinës që i ka ik çehrja i merret goja mba mendë vetëm frazën- kriminel !.

    Jan gurmbulluar dhe ca PD-ista ligjëvënsa e mbajnë protokoll ,del një. bjonde me flok si çitë mali na thotë jam avokate , 100 përqinëd të shpërndajmëparlamentin se 1000 polic dhunuan civilët me armë të rënda.

    Ata erdhën për të bë gjak ,unë jam shumë e shqetësuar për burdellën e fashizmit se jam plakur e nuk më punon më piçuku ,kjo qënka Ardiana kalaja si bishë është turrur .

    I nderuar Fatos ,përkul kokën mbi një fletë dhe shënoji disa vargje sot ra simboli Fashizmit ,do festojmë :
    se klasa politike sot është në përvjetorin e 30 me babale ,Genc Strazimir e Çlirim gjata ,me Balli e Salinji , shqipëria nuk shoh dritë ,jo të shkojmë në europ ,por në grop.

    Por sidoqoftë sot me yllin e Afërditës .
    do festojmë vdekjen e kulaprisë plakë të fashizmit..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim