E dyta në garën për Kryeprokuror, Arta Marku i kërkon KLP-së arsyet

November 20, 2019 08:34

E dyta në garën për Kryeprokuror, Arta Marku i kërkon KLP-së arsyet

Gara për zgjedhjen e kryeprokurorit merr një tjetër rrjedhë.

Kur pritej që të Këshilli i Lartë i Prokurorisë të dërgonte listat e kandidatëve për postin e kryeprokurorit në Parlament, Arta Marku, “ngrin” procesin dhe kërkon të njihet me mënyrën e vlerësimit.

Sipas burimeve mësohet se kryeprokurorja aktuale i është drejtuar me anë të një letre KLP, ku i kërkon që të njihet me mënyrën e përdorimit të sistemit të pikëzimit që e la atë jo në parën në listën e pretendentëve për kryeprokuror.

Marku u rendit e dyta me 406 pikë pas Olsian Çelës me 459 pikë dhe para Fatjona Memçaj me 362 pikë.

Më 14 nëntor, KLP miratoi me shumicë votash pr/vendimin për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm me mandat kushtetues.

Po të njëjtat burime pohuan se Marku është në afat, pasi vetëmpara dy ditësh i kishte mbërritur vendimi zyrtar i KLP-së për renditjen, e sipas ligjit ka tre ditë afat që ta ankimojë.

Ligji njeh si detyrim kohor periudhën kur kandidati njihet zytarisht me listën e renditjes, e jo me shpalljen që mund të ndërmarrë në faqen zyrtare në internet KLP-ja.

Pas këtij shpjegimi nga ana e KLP-së, Arta Marku mund të vendosë ta ankimojë ose jo vendimin e marrë për renditjen e kandidatëve për postin e kryeprokurorit.

j.l./ dita

November 20, 2019 08:34
Komento

5 Komente

  1. Mark .UK November 20, 08:58

    JU MERITONI TE ISHIT DUKE VUAJTUR DENIMIN PER KRIME QE JU KENI BERE.PO KE PASUR MBROJTJEN E EDI RAMES.TANI RAMA E KA MBRUAR EMISIONIN E JU I VLENI.

    Reply to this comment
    • Per shtazen Mark Ujk November 20, 16:09

      Mark Ujk i eshte futur mesimit te gjuhes shqipe dhe , sikurse e shihni ka perparuar mjaft . Ja pra… edhe shtazet , pas dekadash , e me nje pune rraskapitese , do te mund te mesonin nje pjese te alfabetit tone , para se te ngordhnin ! Urime !

      Reply to this comment
  2. Arben November 20, 12:05

    Shkurte pal vata

    Reply to this comment
    • Dibrani November 20, 12:08

      Fshatare komplet
      Bashke me ate Ulsiun qe ia ka sjelle kryerilindjotit si propozim
      C pret nga fshataret
      Shifni Meten ne Presidence cte ben kur ka pushtet

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim