E frikshme, u rrëmben zemrat fansave dhe ikën. Policia në alarm

January 25, 2016 23:01

E frikshme, u rrëmben zemrat fansave dhe ikën. Policia në alarm

Ngjarje makabre, trauma fizike dhe psikike, konflikte madje edhe me shtetet mike, janë renditur në analizën e fundit që bëri Policia e Shtetit javën e kaluar.

Kryepolici shqiptar Haki Çako paralajmëroi se nëse ky volum i kronikës së zezë vazhdon me këto ritme, dhe politika e komuniteti rrinë e bëjnë sehir, atëherë vendi do të zhytet në kaos. Si ilustrim për këtë alarm, Çako përmendi rastin më të freskët, kur një shkrimtari i njohur i yni shfrytëzoi pavëmendjen e viktimave të tij duke u rrëmbyer zemrat lexuesve amerikanë dhe duke u larguar në drejtim të paditur.

Por ky është veçse një episod në serinë e personazheve shqiptare nga bota e artit, muzikës, kulturës, sportit por edhe bashkëkombasve anonimë, që nuk kanë rreshtur së krijuar amulli anembanë Europës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Nuk është çudi pse gëzojmë një nam kaq të keq jashtë vendit”, tha kryepolici dhe përmendi shkurtimisht rastin e futbollistit shqiptar që tronditi Italinë, violinistit që shokoi Parisin, piktorit që meku Vjenën, aktorit që pataksi Greqinë, superstudentit që la pa gojë universitetin amerikan dhe, më keq akoma, peshëngritësen që lebetiti një Europë të tërë.

“Kemi bërë armike gjithë dynjanë”, tha i pafuqishëm Çako, “kështu nuk mund të vazhdohet”.

January 25, 2016 23:01
Komento

7 Komente

  1. dashi January 26, 10:07

    po cfare komuniteti e ka fjalen ky zoteria? personalisht jam nje taksapagues i rregullt madje i madh dhe ne zonen ku jetoj kam denoncuar mbi 10 here te komisariati digital parkimin e i behet automjeteve ne zone per kembesore me sinjalistike te qarte. policet si vinin ashtu shkonin pa ndershkuar askend. nese eshte kjo qasja qe ka policia ndaj shqetesimeve te komunitetit mos prisni nga komunteti te jete aktiv. Indiferencen e komunitetit po e stimulon policia e shhtetit me mosveprimet e saj. kjo eshte ajo qe duhet te kuptoje Z. Cako dhe drejtuesit e tjere te ploicise.

    Reply to this comment
  2. Partizani January 26, 18:48

    Ky nuk qenka fare per polic i thjeshte e jo krye polic!
    Si mund t’i trajtoje problemet me kete gjuhe ky njeri i PA AFTE???
    Ku jane pergjegjesite e tij per kete situate skandaloze???
    Edi Rama!
    SHPORRE KETE POLIC SE KY QENKA KOLONE E PESTE NE POLICI!
    Vetem me kaq sa tha,po te isha une as polic tek pazari i gjese se gjalle nuk e coja!

    Reply to this comment
    • maks January 27, 09:47

      o partizan pa yll ne ball zoti cako ka then nje te vertet te hidhur sepse policia gjakoset me krimin dhe politika i del ne krah krimit dhe drejtesia i leron ata.dhe sa per profesionalizmen ndershmerin e zotit cako nuk ka te krahasuar asnje drejtues qe ka drejtuar policin e shtetit keto 25vjet.me nderime o partizan nga djali i nje ishpartizani

      Reply to this comment
  3. dfg January 26, 18:56

    -“Kryepolici shqiptar Haki Çako paralajmëroi se nëse ky volum i kronikës së zezë vazhdon me këto ritme, dhe politika e komuniteti rrinë e bëjnë sehir, atëherë vendi do të zhytet në kaos”!
    Po ti per cfare je aty,o krye polic?
    Konstatime te tilla mund t’i lejohen “VER LLAPES” e jo krye policit te vendit!!!
    Konstatimi i tij eshte aq SKANDALOZ sa mund te ishte edhe thenia e ndonje brigadieri te kooperativave bujqesore dikur se “PO TE BJERE KAQ SHUME SHI,NA MOREN FUND TE MBJELLAT”!!!
    Por nje brigadier i tille nuk do qendronte as 24 sekonda ne pune dhe do akuzohej per “PERHAPJE TE DISFATIZMIT ” dhe “SHPERDORIM DETYRE”!Me mire kete pune do ta bente nje ish oficer policie pensionist 80 vjecar se ku Cako !

    Reply to this comment
  4. arben January 26, 19:04

    Haki Çako eshte nje model modern i policise shqiptare, njeri i ndjeshem per punen dhe koleget por dhe nje profesionist i gjetur per ate vend pune. Nuk eshte e lehte te menaxhohen situata qe nuk jane ne doren e tij, prandaj eshte e kuptueshme edhe shqetesimi i tij me shprehjet e publikuara me siper.

    Reply to this comment
    • rezart January 26, 19:35

      Re arbeni!
      Po ne se qenka model ky polici,cojeni neper PASARELA e jo ne polici!
      Ai e pranon vete se GJENDJA ESHTE SKANDALOZE dhe ai nuk eshte i zoti ta ndaloje KRIMIN!
      Ai kerkon nga politika dhe komuniteti te ndreqin situatem,por akoma nuk ka marre vesh se eshte vene ne ate detyre qe TA BEJE AI KETE PUNE e !
      Politika dhe komuniteti e bene punen e tyre:TE CAKTUAN TY,o dordolec e jo te na japesh PALLMEN e zeze!
      Te besh analize do te thote te JAPESH dhe te KERKOSH LLOGARI per punen e bere dhe dobesite ne pune!
      Ndersa ky na ULURIN se qenka bere qameti dhe ky po shkon me pushime ne Karaibe!
      Te shpelafte KANUKLLA ty dhe Edi Rames qe te ka vene ne ate detyre!
      Me duket se ky po ben punen e Berishes!

      Reply to this comment
  5. Saro January 26, 19:09

    Hahahahaha! nje dhjete me yll per komentuesit e mesiperm. O ju zencin shytat ishalla. Po se dalloni dot se esht tallje b…, eshe humor o katrane me boje. “U ka rrembye zemrat lexusve te pavemendshem dhe ka ikur”. po cfare lexoni o hunj gardhi…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*