E fundit e listës së Beratit zëvendëson Halimin

February 9, 2018 18:43

E fundit e listës së Beratit zëvendëson Halimin

 

Monika Qosja do të jetë deputetja më e re në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndonëse e renditur e fundit në Qarkun e Beratit për Partinë Demokratike në zgjedhjet e qershorit, ajo pritet të marrë mandatin e ligjvënëses brenda 30 ditëve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Qosja do të zëvendësojë kështu Eduard Halimin e dorëhequr këtë të premte.

Në listën e Beratit, Eduard Halimi ndiqej nga Astrit Veliaj, Lefter Maliqi, Bujar Hoxhaj, Myslim Haxhin, Juvina Jani.

Për shkak të kuotave gjinore, mandati i ish-ministrit të Drejtësisë i kalonte direkt Juvina Janit.

Por kjo e fundit, e kontaktuar nga Top Channel ka deklaruar se do të refuzojë ftesën për t’u bërë anëtare e Parlamentit shqiptar.

Në këtë mënyrë, automatikisht mandati i kalon Monika Qosjes.

Qosja në bazë të CV-së të dorëzuar kur kandidoi në listën e PD-së shkruante se profesioni i saj ishte laborante stomatologe, por pa përvojë në punë.

a.s/dita

February 9, 2018 18:43
Komento

3 Komente

  1. rudi February 9, 21:04

    Mosni ! cna gjeti halimi qe vuri ne fronke ish prekuroren e pergjithme silvja kontin (laviren) me von te berishes shqipja humbi nje jurist demonkrat nje lliliput saleshjan nje servil i mirfillte por halimi esht nje viktime i yshtur nga sala ai fliste si budalla per te bere qefin sales mbase mori nonje koricke saper tu perlyer por fukara mbeti njeri i shtrydhur fundi mos e zgjat u la nje hale por te shohim zvendesuesen mos eshte me hale se i pari

    Reply to this comment
  2. Izeti February 9, 21:27

    Mandatin do e marre Astrit Veliaj ,eshe loje kjo me grate ,,,,, As kjo tjetra « ska per te pranuar» ,se ja tregojne vendin ,,,,,,

    Reply to this comment
  3. Flamuri February 10, 11:33

    Pershendetje “DITA”
    I nderuar z.K/Redaktor.
    Po behet shume “zhurme” per doreheqjen e Ed Halimit…?!
    Pse beri doreheqen…!?
    Me mire e di Halimi …! Pas Halimit kush e ka radhen?!
    Po,po aq mire e dine edhe Sala,Luli,Patozi e Co…!
    Me pelqen shume prononcimi i deputetit te Partise Socialiste, Kryetar i Komisionit te Ligjeve zotit Ulsi Manja.
    Ai evidenton vlerat dhe antivlerat…!
    Por,Partia Demokratike ,Sala,Luli e Co… te mos shqetesohen sepse kane ne dispoziocion “figura te shquara” si Alibeaj, Bylykbashi,Noka etj.
    Miku i “Dites”
    Flamuri,Vlore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*