E FUNDIT / Edi Rama jep dorëheqjen. Basha: Tani mund të negociojmë

May 7, 2019 10:20

E FUNDIT / Edi Rama jep dorëheqjen. Basha: Tani mund të negociojmë

I njoftuar nga stafi i ngushtë se më në fund kryeministri Edi Rama ka dhënë dorëheqjen nga dekorata e qytetarisë së Nderit të bashkisë Dibër, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi në një konferencë urgjente për shtyp se tani ai është gati për të negociuar me Ramën.

“Siç e patë, të dashur shqiptarë, Edi Rama më në fund iu dorëzua presionit të opozitës së bashkuar,” deklaroi Basha me një buzëqeshje të përmbajtur, si për të përçuar mesazhin se ky akt nuk e gëzonte dhe aq.

Heqja dorë nga dekorata në fjalë, të cilën kryeministri i mundur e njoftoi me gjysmë zemre përmes ERTV, faktikisht e kapi të papërgatitur kreun e PD-së.

Pasi shefja e LSI-së nuk po i përgjigjej në telefon, Basha thirri një samit special bashkë me Shpëtim Idrizin dhe Vangjel Dulen për të diskutuar përshkallëzimin e protestës së opozitës.

“Ti Pëto do mobilizosh çamët e Vlorës dhe Sarandës, ndërsa ti Vangjo mblidh çamët e Igumenicës. Do ta tundim Tiranën,” po udhëzonte Basha.

“Po grekët mo Luludhi,” pyeti Dulja i mekur, “kush do i mbledhi mo?”

“Lëri se ata i sjell për një orë Nard Ndoka,” tha Basha, dhe vazhdoi: “Të shtunën do bëjmë protestën më të madhe në historinë e pluralizmit. Pastaj, të shtunën tjetër, do bëjmë më gjiganden në historinë e njerëzimit”.

Dule megjithatë mbeti skeptik:

“Shiko, qirje Luludhi… Mos ta bëjmë dhe shumë të madhe, them unë. Ne pushtetin në Shqipëri duam. Kam hall mos na ngec gjithë Ballkani në dorë pastaj…”.

Pikërisht teksa triumvirati i revolucionit po mendohej sesi ta kufizonin disi pjesëmarrjen, erdhi lajmi i shumëpritur: Më në fund, një dorëheqje nga Rama.

“E futi bishtin nën shalë mistreci, shpërndahemi çuna,” tha Basha.

 Dhe para gazetarëve lideri sqaroi:

“Tani jam gati të bisedoj me Ramën. E ftoj derëziun të diskutojmë pikat e pjesëmarrjes sonë në zgjedhje. Kam vendosur t’i jap dhe njëherë dorën, se ai do jetë opozita e nesërme dhe opozita është jetike për demokracinë….”   

*****

SHËNIM: Gojët e Liga është një rubrikë satirike në favor të protestave më gjigande në histori

May 7, 2019 10:20
Komento

13 Komente

  1. Lola May 7, 09:48

    Na trembe o gojet e liga
    Thashë mosvërtet dha dorheqjen kryestrategu i Shteteve te Bashkuara te Shqiperise dhe Europes, na mori lumi

    Reply to this comment
  2. Aladini me eskortë May 7, 10:30

    Hahahaaa
    Me looot
    Qirje Luludhi

    Reply to this comment
  3. intelektuali May 7, 11:06

    Nje lajm tjeter me befasues:

    EDI RAMA VDIQ I HELMUAR NGA ARMIKU I KLLASES

    dhe:

    Po pergatitet varrosja e tij si stalinisti i fundit ne Bote me homazhe madheshtore ne varrezat e Deshmoreve te Enverit qe i kishte projektuar babai i tij, Kristaq Rama, kriminel dhe vrastar qe ne vitin 1988 firmosi varjen ne litar te antienveristit, antikomunist, Havzi Nela per t’i dhene mesim Armikut te Kllases, qe ja mbajti mend dhe tani gjeti “shesh dhe beri pershesh”,

    por:

    Ne homazhet permortore ne varrimin e Edi Rames pervec gerdallave te Enverit si Spartak Barho dhe Gramoz Ruci ishin te pranishem edhe Presidenti Like Floriri me Zonjen e tij te Pare, pas tyre vinte me kurore ne dore Sali Berisha me Qirje Luludhin, njashtu sic ishin ne 5 maj duke vajtuar kete radhe me lote prej verteti, jo me lote krokodili si ne 5 majin e Enverit, te gjithe mazhorance dhe opozite duke therritur dhe cjerrur faqet me thonj ne vajtimin e tyre te sinqerte:

    PO C’NA BERE O EDI RAMA, O ENVERISTI STALINIST I FUNDIT NE BOTE, QE NA IKE DHE NA LE NE DORE TE AGRON TUFES! KUSH DO TE KUJDESET TANI PER PASURITE DHE FAMILJET TONA?

    Reply to this comment
  4. Oparaku May 7, 13:11

    MIre Rama qenka Enverist.Stalininst e kuta di une mendjen e ndritur te intelektualit.Po i bej nje pyetje ti cfare je Nazist Fashist na e trego qe te njohim me mire.Leri ofendimet mor njeri ne se ke nje fare qytetrimi ne mos te fusim edhe ty me injorantet.

    Reply to this comment
    • intelektuali May 7, 14:20

      Komunistet me Nazifashistet ishin:

      BYTHE E BREKE

      Po pse nuk e di ti more Oparaku nga Opari qe Enver Komunisti me Nexhmije Fashisten gjate gjithe Luftes shin strehuar si “veshka mes dhjamit” te vila e kunatit bamires, Bahri Omari qe ishte edhe kryefashist edhe Kryenazist?

      sepse:

      Kjo nuk është “Gojët e Liga” një rubrikë satirike e gazetes DITA per te kselhasur katunare dru me pre. Kjo eshte nje e Vertete absolute historike, qe Nexhmija e ka pranuar me gojen e vet pasi Kac Dervishi i Arkivave i nxorri ne publik Librezen e antarsimit te saj ne Partine e Duces.

      Reply to this comment
  5. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. May 12, 12:39

    Mire, Edi iku.
    A ban me ardh un. Jam lider un.
    Desin femnat demokrate mas mejet, por edhe ata tNard Nokes.

    Reply to this comment
  6. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. May 14, 02:31

    Po me mu ca ka me u ba?
    Mos mleni vetem, kam frike.

    Reply to this comment
  7. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. May 19, 10:16

    Un prap edhe te dorhekun e kam frike Edin.
    Na mun sa her tdojne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*