E fundit: Kreshnik Spahiu, mesazh Edi Ramës

April 13, 2016 11:36

E fundit: Kreshnik Spahiu, mesazh Edi Ramës

 

“Shiko Edi, atëherë po e lëmë me tre, dakord?” Ky ishte mesazhi që kryetari i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu, i dërgoi javën e kaluar kryetarit të PS-së Edi Rama. Gojët e liga kanë mësuar se në një kthesë të çuditshme mentale, Spahiu vazhdoi negociatat për koalicion zgjedhor me socialistët, aty ku i kishte lënë fiks 3 vjet më parë, në prill 2013.

“Në fakt, gjashtë deputetët që kërkova janë shumë. Besoj se tre është shifër e arsyeshme”, vazhdoi arsyetimin e tij Niku, i bindur se asgjë nuk kishte ndodhur përgjatë këtyre tre viteve, ose ndoshta se kishin kaluar vetëm pak ditë nga biseda e fundit me Ramën.

“Ta thashë për gallatë atë punën e kandidates që ishte ashtu një muhabet i një shokut tim”, vazhdoi Spahiu, “ç’më di mua ti, karagjoz?”, vijoi politikani ekspresiv. I vendosur për të arritur një marrëveshje, por pa e humbur dinjitetin gjenuin që i buron nga Brenda, mësohet se Spahiu bëri një ofertë tjetër, edhe pse nga Rama nuk vinte asnjë përgjigje. “Mirë, dëgjomë me kujdes: Dua një deputet dhe tre zv.ministra”, shkroi tekst Niku. “Nuk më gjen më me këtë mendje”, shtoi ai.

Pas 5 minutash, Niku bëri ofertën e fundit: “Edi, këtë nuk ma refuzon dot: Më bëj drejtor të zjarrfikëses në Sazan dhe e mbyllim këtë negociatë”.

“Hej? Hë mo…”

April 13, 2016 11:36
Komento

7 Komente

  1. Taho April 13, 19:11

    jane shakara me zarar keto, DITA. Se rames i mbushet mendja dhe e merr ne kualicjon qe neser Nikun

    Reply to this comment
  2. Petro April 13, 19:13

    Vazhdo negociatat o Krehsnik, te rraft nje panukell qe u bone dhe ti politkan

    Reply to this comment
  3. A.P.S Katharina die Große.Madona prej Sauku April 13, 21:25

    Niku e ka koken si ato kriçat kur dalin pres bythes se gomarices.
    Politikan sharlatan dhe i pabese.
    Fodul por pa brek , thjesht nji laskarhane

    Reply to this comment
  4. Lennard April 13, 23:13

    DITA kam respekt per gazeten dhe kryeredaktorin. Ju sygjeroj te mos merreni me shakaxhiun e Perparimit .Ai nuk eshte gje tjeter vecse nje megalloman dhe pjesemarres aktiv ne shkaterrimin e Drejtesise Shqiptare.Qysh prej qenies se tij si Drejtor i Shkolles se Plepave dhe ne vazhdim si Nen/kryetar i KLD.,ku per cdo transferim merrte shuma te majme..Eshte mashtrues ordiner dhe nxenes besnik i Sali Gjememadhit

    Reply to this comment
  5. lennard April 14, 02:20

    Je me te vertete KARagjoz

    Reply to this comment
  6. nuk ka tym pa zjarr April 14, 21:14

    Ky niku i propozoi qe ata dy mije xhihadistet ti bejne mesues feje neper shkolla. Se prandaj i mori edi ata meqe ata e njohin fene dhe jane te pregatitur ti bejme mesues. Qe mos te rrijne dhe kot te ngrohin vezet

    Reply to this comment
  7. DASH CUBAKU April 14, 22:45

    ik o klysh kurve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*