E fundit: Rama largon De Biazin nga Kombëtarja

June 12, 2016 20:01

E fundit: Rama largon De Biazin nga Kombëtarja

 

Zhvillime radikale kanë ndodhur orët e fundit në gjirin e kombëtares shqiptare të futbollit. Gojët e Liga mësojnë se kryeministri Rama ka hyrë i acaruar në dhomat e zhveshjes së futbollistëve pas ndeshjes me Zvicrën, teksa trajneri Xhani De Biazi po u thoshte dy fjalë çunave. “Jo jo, s’ka gjë, vazhdo ti Gani”, tha Rama.

Trajneri bëri të vazhdonte, por Ramës nuk i rrihej.

“Po si ka mundsi, mor vlla”, ja plasi kryeministri, “dy shanse të arta për gol. O Sadiku, po ç’elbasanlli je ti mër plak? Hajt hajt se do flas me Sejdinin për tyja. O Gashi, se s’ma bo zemra të të flas në emër, po sa herë të kam thënë o njeri: Driblo majtas dhe gjuj djathtas!”

Në dhomë ra heshtje. Foli sërish Rama, këtë herë më i qetë.

“Dëgjo Gani”, tha ai me ton të ulët, “ma lër mua komtaren këto ditë. Ta provojmë sa jemi në kohë. Skemat i kam gati. Nuk humbasim gjë. Do luajmë me francezët dhe rumunët. Unë di frëngjisht, ndërsa rumunët i kam miq. Hë si thua?”

Kryeministri duke u shpjeguar skemat e tij çunave

Kryeministri duke u shpjeguar skemat e tij çunave

“Po unë? Cosa faccio io?”, pyeti De Biazi.

“E kam menduar”, u përgjigj rrufe Rama, “këto ditë qeveria s’ka shumë punë. Drejtoje ti për nja dy javë. Do t’i them dhe Niko Peleshit. Konsultohu me atë për gjithçka. E ke djalë flori”.

Orët e fundit, mësohet se Rama është parë duke drejtuar disa seanca stërvitore të Kombëtares, ndërsa De Biazi thuhet se është kthyer inkonjito në Tiranë, për të drejtuar një mbledhje qeverie. Hajt për hajër!

Kryeministri i perkohshem Gani Abazi

Kryeministri i perkohshem Gani Abazi

 

***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike dhe pikë. Mblidheni mendjen dhe mos lini nam.  

June 12, 2016 20:01
Komento

5 Komente

  1. Shahisti June 12, 22:15

    Aha, shume mire, shume mire. Ja ketij i them sqarim une. Megjithate mos u habisni kur te shikoni ndonje koment nga ato seriozet.

    Reply to this comment
  2. ShkoDrani June 13, 04:11

    Sikur te rrinte me te vertet ne France, do ja paguanim edhe kabinen e plazhit falas. Vetem te rrije atje per nja dhjete vite se eshte lodhur, helbete!

    Reply to this comment
  3. Mark uk June 13, 07:49

    Pa goje te kqija,Rama duhet te heqi disa ministra si Tahiri Beqja etj dhe ne fund te jap dorheqje per te qene gati per burk.

    Reply to this comment
  4. intelektuali June 13, 08:26

    DE BIASI E KISHTE LENE MESIN E FUSHES PER FAQE TE ZEZE DHE EKIPI KOMBETAR DUKEJ NE FUSHE SI NJE SKUADER DILETANTE FSHATI SOCIALIST I KOHES SE QEPES I ENVERIT.

    prandaj:

    Ka ardhur koha qe FSHF dhe bosi Armando Duka te lene patriotizmin dallkauk enverist ne futboll dhe te fillojne te kerkojne nje trajner tjeter per kombetaren,

    sepse:

    Ka shume gjasa qe Edi Rama te fuse hundet e tij te Rilindjes Enveriste te artistit edhe ne Kombetaren tone me shqyptare dhe kosovare pa fat.

    Reply to this comment
  5. Mark uk June 14, 15:27

    te heqin edhe ministarat qe po bejn namin po ju themi ktyre gojve te kqija qe jan me shumic te e majta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*