E FUNDIT / Vendoset dialogu, Thaçi-Vuçiç do flasin për reumatizmën

October 15, 2018 22:44

E FUNDIT / Vendoset dialogu, Thaçi-Vuçiç do flasin për reumatizmën

BRUKSEL – Burime të sigurta nga zyrat e Avropit dhe përfaqësitë diplomatike në Beograd e Prishtinë bëjnë të ditur se janë përpiluar disa metoda specifike në mënyrë që palët deri më tash në ngërç dhe pa ndonjë ditë të bardhë në horizontin ballkanik, respektivisht Hasho Thaçi dhe Aleks Vuçiçi, të rinisin komunikimin e munguar.

“Cilado temë do të bënte punë, mjafton që të bisedojnë”, pohoi për të dërguarin e Gojëve të Liga në lagjen Zemun shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Federika Mogerini.

Sipas saj, rëndësi kishte që ende pa ardhur dimri, të shkrihej akulli mes palëve. Ose të paktën në thyhej. “Rompere il ghiaccio, hai capito?”

I të njëjtit mendim ishte dhe ambasadori amerikan në Beograd, Kail Skot.

“Shiqo,” deklaroi Skot në anglishte me dialekt drenicak, “Zotni Hasho dhe zotni Aleksi mund të zgjedhin plot tema për të thyer akullin; meqe ra fjala, akulli do fillojë vonë sivjet në Ballkan, se ngrohja globale ka bërë të vetën. Po igrasi ka sa të duash. Ja, mua më therrin kryqet”.

Nga ana e saj, Mogerini pohoi se mund të rregullonte një situatë që, teksa ftonte në shtëpinë e saj në Bruksel Hashon për të ngrënë një pjatë spageti, të shtirej sikur kishte harruar që në të njëjtën orë, kishte ftuar edhe Vuçiçin.

“Në temat e lira, mund të mos jesh dakord me bashkëbiseduesin por me pak meze dhe një gotë grapa, mbrëmja kalon këndshëm”, tha Mogerini, “jo po ç’qe ajo hata përmbytje në jug në Francës, jo po na ngordhi reumatizma; jo po Interi ishte skandal dje, ndërsa Barcelona yll fare, e kështu me rradhë. Meqë ra fjala, Juventusit nuk ja kalon kush këtë vit”.

Përpjekje të veçanta po bën edhe shefi i ekzekutivit të BE-së, Zhan Klod Van Dam Juncker. “Tentova dy herë, por dështova t’i bëja bashkë ata dy mistrecat”, tha Juncker i pikëlluar, “herën e kaluar kisha gjetur një shishe konjak të mirë, Kurvuazjer. Ua tunda me marifet dhe u shkela syrin të dyve, medemek, eni ta kthejmë nga njëckë. Asnjëri nuk e kapi. Interesant: Burri po s’piu pak, ç’kuptoi nga kjo jetë?”

Mësohet se shpresa e fundit e Mogerinit, është rregullimi i një takimi gjasme të rastësishëm mes Thaçit dhe Vuçicit në bilardon e Komisionit Europian.

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike anti-reumatizmale

October 15, 2018 22:44
Komento

2 Komente

  1. KORÇARI October 21, 10:41

    Hahahahaha, Junkeri duhet të kishte dy shishe , sepse një e do për vehte dhe këtë e dinte Thaçua prandaj nuk vajtën,
    Që të ketë sukses duhet të ketë nja dy kile Raki Skrapari dhe Daçiçin si këngëtar.

    Reply to this comment
  2. Kosovari October 22, 14:06

    Ndosta, pas takimit tramp-Putin para 2-3 muajve, nuk ka mbetur cka te bisedojne Thaci-Vuciq,Kur Kosova do merr nje rrip nga Lugina e Presheves e do leshoje komunat serbe ne veri,takimi do t e jete vetem konfirmim i takimit te te mdhejveTramp-Viciq.Kosova fitoi ne lufte, e po humb ne tavaoline-“Paqe”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*