E FUNDIT / Zbulohen 7 mënyrat më efikase si të Luftoni Koronën e Virusit
Nga Arkiva
-Sigurohuni që sa herë vendosni të gatuani lakuriqë nate, nuselale apo kafshë të tjera të shijshme, piqini në temperaturë mbi 150 gradë për të vrarë të gjitha bakteret.
-Nëse besoni se jeni infektuar, lini takim me Doktorin, takohuni me të, shtrëngoni duart, bisedoni nga afër, mundësisht ktheni ndonjë gllënjkë raki nga e njëjta shishe dhe të jeni i sigurtë se brenda pak vitesh do t’ju ngrenë lapidar në mes të Tiranës.
-Bëhuni racionalë. Ndërsa jeni në ambiente të mbyllura, teshtini direkt në fytyrën e njeriut më të afërt, duke kufizuar shpërndarjen dhe shpëtuar të tjerët atypari.
-Izolojeni familjarin e infektuar në një dhomë të veçantë dhe talleni lamashin përmes derës së mbyllur, pse u tregua kaq qurrash dhe i pazoti. Kërkojini falje dhe thuajini se bëtë shaka, të nesërmen kur t’i bashkoheni në dhomën e izoluar.
-Përderisa kemi dëgjuar kaq fjalë të mira për hudhrën, tumerikun pluhur, kanellën dhe çdo erëz që ka antioksidantë, lyejeni trupin me to dhe marinohuni për 6-7 orë.
-Shikoni anën pozitive të gjërave: Tani që jeni bashkë në shtëpi, perfeksiononi mënyrat se si t’u shmangeni bashkëshortëve-eve. Nëse ajo shkon në kuzhinë, ti dil në ballkon, shko në bahçe, rri nga pishina, kalo kohë në studio, rri në garazh gjasme po rregullon skafin, ose mbyllu në dhomë dhe regjistro videomesazhe për popullatën, ku i këshillon të bëjnë ushtrime frymëmarrje joga dhe të hanë sa më pak.
-Përderisa keni plot kohë në dispozicion, regjistrohuni online dhe merrni diplomën e epidemiologut brenda katër ditësh, në universitetin henriçilistik të Tiranës. Nxitoni, nxitoni…
*****
SHËNIM / E tepërt ta themi, Gojët e Liga është rubrikë satirike. Covidi jo.
Kerkoj gomere (meshkuj) me qera per nje udhetim turistik 15 ditor ne Tirane!
Mundesisht gomere Sureli
Ec te Shqupi se ke sa te duash
Ata ti kam lon ty, 5 mij lek ora jan, vetem kur ti kthesh, ktheji te ushqyer.
Une merrem me keta gomeret qe kam paguar vet qe ne qershor 2013
Gomere nga Sureli e ke te veshtire te gjesh, sepse qysh se aty u vendos kryeministri, nuk e di se c’foli ky me gomeret e Surelit, sepse ua di gjuhen, dhe ata u bene te gjithe te zgjuar. Vetem per te ketilla situata nuk dalin me nga shpia.
Vertete e gjetet kohen per te bere lloqe kavaje.
Po a ka thene lideri suprem mos kini frike 🙂 🙂
A ka thone qe humori ndihmon
Ho pra mo, ja njiket po bajne dhe Gojkat e Liga.
Apo ti shkrihesh se qeshuri vetem me shakat e Duces
Hahaahaaaa
Mos vdekshi o Dita
🙂 🙂
Raqkë, për shakat plot kripë të Duces nuk thuhet shkrihesh po dhihesh.
Nuk e ke pa kur del me ate perkrenaren e vjedhur te Skenderbeut nga pas?
Te shkrin apo te dhjet??
Meqe po bejne perpjekje per vaksinen, nuk gjejne ndonje ilac si tà cojne per gjah Dogtorrin mor amani. Eshte rasti perfekt qe tà coje ne Sharre vetem Liria me Fahri Balliun, hahaaaaaha. He mo, se shaka po bejme, Ben vaki edhe del. Ne mezi e kemi Dogtorrin, 30 vjet me dogtorravirus, jemi imunizuar. Prandaj nuk na ben gje epidemia.
Per ke DOKTOR ta kete valle