E fundit: Zgjedhjet në SHBA, Burri me Para arrin Gruan me Virozë

September 14, 2016 18:36

E fundit: Zgjedhjet në SHBA, Burri me Para arrin Gruan me Virozë

 

Uashington- Ndërkohë që zgjedhjet presidenciale janë pak javë larg, rezultatet e një sondazhi të publikuar së fundi, organizatori i të cilit ka marrë një dorë të mirë, zbulojnë se Burri me Para ka arritur Gruan me Virozë në garën presidenciale të nëntorit 2016, madje e ka kaluar.

Duke vënë në pah mbështetjen e madhe që ka mes qafëkuqëve – që nuk duhen ngatërruar me lëkurëkuqtë – e po ashtu ato pak vota plus që ka në shtetin e Floridës, një shtet kyç që ka sjellë shumë zahmete çdo palë zgjedhje, –  ekspertët thonë se Burri me Para e ngushtoi tmerrësisht shumë diferencën në një garë që, deri vonë, dukej totalisht nën kontrollin e Gruas me Virozë.

Gojët e Liga kanë mësuar diçka më shumë, duke pyetur vetë disa prej të anketuarve.

“Më duhet ta pranoj se Burri me Para më ka impresionuar goxha këto kohët e fundit”, pohoi i anketuari Majk Harget, një prej atyre 45% të votuesve të pavarur që ka vendosur të votojë për Burrin me Para në nëntor. “Unë votova për partinë e Gruas me Virozë zgjedhjet e kaluara, por puna e Burrit me Ngjyrë la për të dëshiruar. Edhe pse e admiroj Burrin me Ngjyrë për golfin cilësor që luan, më duket se është koha për dikë me ide të reja, me cullufe të kuqe si strehë lokali pa leje dhe me kërcënime origjinale që na bëjnë krenarë si amerikanë”. “Dikush si Burri me Para, që të thyn’ kokën në pare”, shtoi ai.

Duke hedhur edhe më shumë dritë mbi afërsinë e kësaj gare, sondazhi zbuloi se një numër ende i madh votuesish të pavendosur është duke peshuar avantazhet e një presidence të Burrit me Para ndaj asaj të Gruas më Virozë.

“Është një zgjedhje e vështirë”, tha 47 vjeçari i pavendosur Sanço Pança nga Arizona, “për shembull, mua më pëlqejnë pikëpamjet që Burri me Para ka për paratë. Por duhet t’i japim hakën edhe Gruas me Virozë. Pastaj Burri i Gruas me Virozë ka qenë goxha president, apo jo?”.

 

 

***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satiristiristikore. Dmth, rubrikë e komplikuar

September 14, 2016 18:36
Komento

3 Komente

  1. shakaxhiu leshit September 16, 07:43

    humor bythe

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku September 19, 03:37

    Me falni, po kesaj rradhe ia paskeni futur pordhes dhe po mundoheni te fshiheni pas gjerave te “komplikuara”.

    Reply to this comment
  3. qytetari September 20, 11:43

    Eh mer lesh shakaxhiu! Duhet sens i holle humori per te kapur ate shkrimin lart. Ti jo me kot zgjedh dhe nickname leshi. Po s’ke faj se ngele 14 vjet duke pare ordineret e portokallise me shoqeri dhe ke harruar fare cfare eshte humori normal dhe jobanal.Take it easy and smile 😀

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*