E GUXIMSHME / Prokurori kurajoz vendos të rihapë dosjen e 21 Janarit!  

January 23, 2021 23:03

E GUXIMSHME / Prokurori kurajoz vendos të rihapë dosjen e 21 Janarit!  

LALZ, ROLLING HILLS, SUREL – I inkurajuar nga klima e krijuar pas reformës në drejtësi, i mbushur me besim për aftësitë e veta profesionale dhe integritetin moral pasi kaloi të gjitha filtrat e sistemit, prokurori i rrethit gjyqësor Tiranë Bastun Trungu deklaroi ditën e djeshme rihapjen e dosjes së bujshme të 21 Janarit.

“Pas shqyrtimit të hollësishëm të fakteve dhe provave, i bindur në mungesën e një hetimi profesional, si tërthor ashtu dhe diagonal, duke konsideruar dhe teknologjitë e reja të shkencës kriminalistike, kam dalë në konkluzionin se dosja e 21 Janarit duhet rihetuar,” shkruhet në deklaratën për shtyp të prokurorit Trungu.

Prurja e re e drejtësisë që përfundoi para tre vitesh studimet e larta jurisprudenciale në shkollën e Shelgjeve, e themeluar pas dështimit spektakolar të asaj të Plepave, e bëri të qartë se në vendimin e tij nuk ka ndikuar asnjë motiv politik, dëshirë për bujë mediatike apo etje për t’u promovuar përmes skupeve boshe.

“Udhëhiqem vetëm nga ligji dhe asgjë tjetër,” deklaroi Bastun Trungu.

Prokurori në vijim bëri një rezyme të shkurtër të ngjarjes që bëri xhiron e botës në 21 Janarin e largët të vitit… 2015.

“Besoj të gjithë e mbajmë mend datën e zezë 21 janar 2015, kur dritat e Prokurorisë së Tiranës mbetën ndezur për gjithë natën dhe gjysmën e ditës tjetër,” u rikthye në kujtesë prokurori Trungu, “duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar prej 17 eurosh dhe 60 centësh, që me vlerën e sotme bëjnë 17 euro dhe 65 cent.

Në një reaksion zinxhir, ekzagjerimi tragjik shkaktoi edhe djegien e 5 llampave ekonomike, që rezultoi se nuk ishin dhe aq ekonomike, si dhe djegien në masën 80 përqind të fetave të bukës së rojes së atëhershme të godinës, Fetah Fetaj, në ngrohësen elektrike të futur në mënyrë qartësisht antiligjore në territorin prokurorial”.

Sic u shpreh Trungu, “kësaj i thonë, Fetat digjeshin, Fetahu thekej”. Por, shtoi ai, nëse sipas të dhënave operative të marra më vonë, do rezultojë që pikërisht në ato momente, Fetahu në fakt po krihej, ndërsa Fetat digjeshin, atëherë kodi penal parashikon masa krejt të tjera, më të rënda në krahasim me ato që drejtësia e cunguar e kohës dha herën e parë.

“Shkurt, hetimi do të rihapet,” deklaroi prokurori Trungu, “dhe pse shumëkujt mund t’i djegë fakti i asaj djegieje misterioze të vitit të largët 2015, duke u gdhirë 21-shi i Janarit”.

“Sido që të ndodhë, le të jem unë dëshmori i parë i drejtësisë së re neo-reformiste trans-socialiste,” shtoi ai.

****

I pyetur nga media të ndryshme lidhur me një ngjarje tjetër analoge, veçse të 21 Janarit 2011 dhe jo të 2015-ës, prokurori Bastun Trungu e bëri të qartë se çdo pyetje jashtë tematikës së mësipërme, është diversion dhe largim vëmendjeje.

“Mos bini në kurthin e pronarëve tuaj, bosave mediatikë që ju japin urdhra,” tha prerë Trungu, “21 Janarë ka shumë, mesa di unë, ka mesatarisht nga dy-tre çdo vit, por s’mund të hetojmë çdo datë që na del në kalendar. Ju ftoj të fokusohemi në çështje që vërtet kanë interes për publikun!”

—–

SHËNIM / Gojët e Liga, siç mund ta keni nuhatur nga pak, është rubrikë pe shakaje. Kush e ka humbur nuhatjen, e aq më keq shijen, e ka vendin diku tjetër…

January 23, 2021 23:03
Komento

6 Komente

  1. Ariu January 24, 00:01

    Me këto teknologji neve po te duam hedhim në zgarë edhe ata 5viktimat e Kapitoll Hill, që i bie do të zbulohet a i vrau Trapi apo Bajdën.
    Ndërsa këta të thekurit dhe të krehurit tanë mbasi ta kuptojne do te thotë epitafin e zakonshëm: “Wow, fantastike më në fund po i shohëm edhe ne vërën e vërës së ujit me këta 4,5 viktimat tonë”.
    Mësohet në rrugë operative se vetë El Sal i kish dhënë lajk, po e kish hequr në momentin që ia kishin kaluar në 6 Janar në USA dhe po pregatiteshin për t’i hyp edhe njeherë kalit që kishte zdryp Al Trap mbetja dhe turpi i jetës së arinjve.
    Mësohet gjithashtu që edhe Al Trapi, i kish shkruar një epitaf si joni, që i thoshte se ishte e mrekullueshme dhe fantastike (pa wow) që më në fund e kishte lënë pushtetin në putra të sigurta.

    Reply to this comment
  2. alphade January 24, 03:14

    Zoterinj te “DITES” Ju keni aty gazetare te nje pervoje disa dekadash ! Ndonjeri ka punuar dikur edhe ne Ra-
    dio Tirana : Sygjeroj qe ne kete spacio “Per gojet e Liga”
    vini titullin ne fillim “FEJTON” qe lexuesi ne vend qe ta
    lexoje ne fund perse behet fjale,e lexon titullin ne fillim!
    Sepse ka shume lexues pleq si puna ime qe kur “Bastu-
    ni” merr persiper “Dosjen e 21 Janarit” duhet t’i kete bolet
    thes sepse Mafia e binomit Berisha-Meta e zhduk brenda
    24 oreve qe ka dita,ne mos gaboj si Ai i 7X7:42 ! Hej
    Zot na ndihmo ! Pale kur do te behet edhe K/minister ?!
    Eh, sa ka kjo “Bote o dreq qe Une paskem lindur te te
    ndreq” : Shakespeare……!

    Reply to this comment
  3. Drin January 24, 13:03

    Ore mbaj mend se ate dite ishin djegur dhe dy copa sallam popullor ne rezistencen e rojes se PS. Hetojeni ju lutem, te dale e verteta

    Reply to this comment
  4. Muçua i tanes January 31, 17:25

    “Duart ne tope”
    Mos vella, eshte shume shpejt te aktosh “katanin” duhen te pakten 436 vjet shkembi i granitit ne buze te adriatiqiut atdheu yne shQIPnia te arrije negocjatat e buzeqeshjeve , kur adriatiku te kete vajtur ne peqin dhe Ilir META i gjashte te kete ngritur teleferikun privat nga tropoja ne sarande……..kush do ti frenoje, emigrantet e ikur apo ate qe kane ngelur – te cilet po mendojne per te ikur, O avokatet,ligjvenesit, gjykatesit e ketij vendi te mjeruar boll hengret nga kockat e emigranteve. NDiHMË.

    Reply to this comment
  5. TIRONA February 19, 06:10

    Ju komentues,mos ironizoni nje mendim te sinqerte!
    Duke u distancuar nga kjo politike e qelbur,e sajuar nga hiena ramiz alia ,fytyra me e shemtuar shqiptare sali karaxhic dhe katundari me i trashe meta,ne ambjentet e k.qendror, MENDOJ SE NJE DITE NE SHQIPERI DO TE LINDE NJE BURRE AVNI RUSTEM I NDERSHEM QE TA SHKUNDE NGA RRENJET KETE SHKERDHATOKRACI.

    Reply to this comment
  6. Zhyljen February 22, 12:28

    21 Janari eshte aksion I Spijunazhit Francez.
    Francezet kane aktivitet te theksuar ne zonat katolike me ignorance te theksuar si rrethinat e Lezhes apo pjesa jugperendimore e Malisise Madhe.. Pa harruar qe Franca mbetet partner politik I Serbia’s.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim