E ke bërë vaksinën? Nisin kontrollet për studentët dhe pedagogët në universitete

April 28, 2016 09:58

E ke bërë vaksinën? Nisin kontrollet për studentët dhe pedagogët në universitete

Çdo student që do të hyjë në universitet duhet të paraqesë kartelën e vaksinimit, pasi në të kundërt do i refuzohet regjistrimi.

Ligji i ri i miratuar në parlament për luftën ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve infective për herë të parë e bën të detyrueshëm edhe ne universitete.

Përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik sqarojnë për “GSH” se kjo masë është një përafrim me legjislacionin evropian.

Ata që nuk i kanë kryer të gjitha vaksinat do të duhet të marrin masa.

“Është një përafrim me çdo vend tjetër evropian, të cilat kërkojnë kartelat e vaksinimit dhe një dokument shtesë për të vërtetuar vaksinimin. Ndaj, me këtë ligj ne jemi përshtatur me vendet e tjera. Edhe ata që nuk i kanë bërë vaksinat e detyrueshme sipas kalendarit, normalisht duhet t’i bëjnë. Verifikohen kartelat e vaksinimit e në rast se nuk është përmbushur i gjithë kalendari rekomandohen edhe vaksinat që duhet të bëhen”, u shprehën specialistët.

Duke iu referuar praktikës së ndjekur deri më tani në kopshte e shkolla, të njëjtët specialistë thanë se më pas do të ushtrohen kontrolle nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Instituti i Shëndetit Publik nëpër fakultete, ku përveç studentëve do të verifikohen dhe pedagogët

April 28, 2016 09:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*