E kemi dëgjuar nga gjyshet, pse nuk duhet të lahemi kur ka rrufe

November 23, 2018 22:07

E kemi dëgjuar nga gjyshet, pse nuk duhet të lahemi kur ka rrufe

Dihet që në rast stuhie, uragani apo reshjeve të forta shiu të shoqëruara me vetëtima, gjëja e parë që njerëzit bëjnë është të strehohen. Por gjithashtu e keni dëgjuar që ndriçimi që ato lënë shkakton elektricitet që vjen përmes tubave edhe nëpër shtëpi.

Kështu, ekspertët sugjerojnë që për të qenë të sigurtë gjatë kushteve të tilla atmosferike, duhet të rrini larg gjithçkaje që përmban elektricitet.

Dhe nëse nuk e dinit, s’duhet as të bëni dush apo të lani enët. Pajisjet hidraulike janë gjithashtu të rrezikshme në raste të tilla.

Uji është gjithashtu përcjellës i elektricitetit dhe tubat plastikë s’mund të të mbrojnë nga rreziku.

Për të qenë më të sigurtë, shmangni çdo kontakt me ujin, dushet dhe çdo gjë tjetër që mban rrymë elektrike. Strukuni diku dhe lexoni një libër derisa stuhia të mbarojë.

o.j/dita

November 23, 2018 22:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*