E kemi ditur çdo gjë gabim! Mitet që s’duhet të besoni për fitnesin dhe dobësimin

March 30, 2018 10:51

E kemi ditur çdo gjë gabim! Mitet që s’duhet të besoni për fitnesin dhe dobësimin

Për dietat dhe fitnesin dëgjon gjithçka dhe kudo. E parë me një sy pozitiv, kjo do të thotë që njerëzit më në fund kanë kuptuar që aktiviteti fizik është sinonim i shëndetit, por nga ana tjetër ka aq shumë këshilla të gabuara, saqë shpesh në vend që të përfitoni, mund të dëmtoheni.

Ju ka rastisur ndonjëherë që të shihni dikë, që të bëjë një ushtrim krejtësisht ndryshe nga ajo çfarë ju është mësuar juve?

Me shumë mundësi po, dhe njëri prej jush po vepron gabim. Por si ta dini se kush është i sakti dhe kujt duhet t’i besoni për të dalluar mitin nga e vërteta? Vullnet Manushi, specialist i fitnesit, rendit mitet që hasen më shpesh sot dhe çfarë duhet të dini për të pasur një stërvitje të mirë.

Mit: Për të hequr dhjamin rreth belit mjafton të bësh ushtrime për muskujt e barkut

FAKT: Shumë studime kanë treguar se organizmi nuk është në gjendje të eliminojë yndyrën në mënyrë të lokalizuar: Kur djegim yndyrë, e bëjmë në të gjithë zonat e trupit, kështu që sado muskuj barku të bëni nuk do të humbisni dhjamin. Për të djegur yndyrën në bark duhet të kombinoni ushtrimet kardio intensive me ushqyerjen e duhur. Metoda ideale: HIIT, stërvitja me intensitet të lartë me intervale.

Mit: Mos ngrini pesha, sepse do të shëndosheni

FAKT: Stërvitja me pesha jo vetëm që nuk të shëndosh, por përmirëson metabolizmin dhe ndih mon në humbjen e yndyrës. Është e rëndësishme të theksohet se një kilogram masë muskulore ka më pak volum se një kilogram dhjam.

   Mit: Nëse djersij shumë do të thotë se po dobësohem 

FAKT: Shumë njerëz stërviten me veshja të trasha, për t’u dobësuar më shumë. Nuk shërbejnë për asgjë! Djersa është mekanizëm për rregullimin e temperaturës së trupit, me anë të së cilës eliminohen vetëm lëngjet dhe minerale, por jo yndyrë. Të bësh ushtrime duke ngritur temperaturën e trupit mund të jetë e rrezikshme.

Mit: Për dhimbjet e shpinës duhet të bëni not dhe “pilates”

FAKT: Jo të gjitha teknikat e notit dhe “pilates” janë të përshtatshme nëse keni lëndime të shpinës. Rekomandimi? Shkoni tek një specialist për diagnostikim dhe lëreni veten në duart e një profesionisti në shkencat e sportit për të bërë ushtrime.

Mit: Peshat e shndërrojnë dhjamin në muskul

FAKT: Muskuli dhe dhjami janë dy inde të ndryshme. Indi dhjamor ndodhet poshtë lëkurës, i vendosur mes muskujve dhe rreth organeve të brendshme. Indi muskulor që ndahet në tre lloje kryesore ndodhet në të gjithë trupin. Stërvitja me pesha ndihmon në ndërtimin e indit muskulor. Mënyra më e mirë për të reduktuar indin dhjamor është konsumimi i një diete të shëndetshme ku përfshihen frutat, zarzavatet, proteinat dhe yndyrnat e shëndetshme si ato që ndodhen tek vaji i ullirit, peshqit apo avokado.

Mit: Ushtrimet janë mënyra e vetme për të humbur në peshë

FAKT: Nëse kërkoni rënien në peshë, mos mendoni të digjni çdo gjë që hani. Dobësimi filloni me ndryshimet në zakonet e të ushqyerit. Prandaj për t’u dobësuar, dieta luan rol më të rëndësishëm se sa ushtrimet. Pasi të keni filluar të kujdeseni për ushqimin filloni dhe bëni ushtrime fizike, kryesisht ushtrimet kardio.

Mit: Nëse dhembin muskujt do të thotë se po stërvitesh mirë

FAKT: Dhimbja nuk është kurrë e mirë. Muskujt punojnë prandaj është normale të lodhen por jo t’ju dhembin.

Mit: Për të humbur dhjamin në krah duhet të intensifikoni ushtrimet për krahët

FAKT: Ushtrimet vetëm për krahët nuk djegin dhjamin tek krahët. Përgjithësisht japin hipertrofi. Për të humbur dhjamin bëni aktivitet aerobik.

Mit: Peshorja është mënyra më e mirë për të matur efikasitetin e stërvitjes

FAKT: Jo gjithmonë. Metoda më e mirë për të vërtetuar rezultatet është përdorimi i metrit.

Mit: Ushtrimet që bën shoku im japin të njëjtat rezultate dhe tek unë

FAKT: Çdo rutinë duhet të dizenjohet individualisht duke pasur parasysh objektivat dhe veçantitë fizike të çdo personi. Organizmi i gjithsecilit përgjigjet në mënyra të ndryshme ndaj ushtrimeve. Gjithashtu duhet të kemi parasysh dhe ushqyerjen, moshën, peshën dhe gjininë, por nga ana tjetër edhe parametrat shëndetësorë. Të gjitha këto duhet të merren parasysh nga instruktori, i cili udhëzon programin që duhet të ndiqni.

Mit: Nëse bën streçing para stërvitjes nuk duhet të bësh pas

FAKT: Ushtrimet e streçingut duhet të bëhen rregullisht pas stërvitjes, duke respektuar kohëzgjatjen 15-20 sekonda për çdo ushtrim. Streçingu zgjat jetën e muskujve dhe ligamenteve dhe shmang kontraktimet. Nga ana tjetër, bën një rikuperim total të organizmit dhe nëse realizoni siç duhet teknikat e streçingut pas një aktiviteti me intensitet, trupi ndjehet më i çlodhur.

Mit: Gjatë ciklit menstrual nuk duhet të ushtrohesh

E vërteta: Nuk ka asnjë arsye të mbështetur shkencërisht që të ushtruarit gjatë ditëve të ciklit është i dëmshëm. Megjithatë, është e këshillueshme që ditën e parë të ciklit të pushoni dhe ditët e tjera të vazhdoni normalisht, por duke shmangur ushtrime të caktuara.

o.j/dita

March 30, 2018 10:51
Komento

2 Komente

  1. MH March 30, 14:42

    Nga praktika personale kam vrejt:Ushtrimet fizike me heqin dhjamin dhe me freskojne muskujt.Por e cuditeshme asht se shtoj ne peshe.Ama jam ne forme.
    Praktike e vrejtun per deri ne moshen 70 vjec.Ku deri ne moshen 65 vjec luaja futboll mos me thane cdo dite ama 2 -3 here ne jave ne formacion loje 11 me 11 lojtare te gjithe te ri,une i moshuar.Ne fillim me zgjidhnin nga fundi,si ne moshe.Mbas 2 -3 javesh me zgjidhnin nga mesi nuk pyetnin dhe aq nga mosha.

    Reply to this comment
  2. Süperr ... March 30, 20:28

    Brava…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*