E kërcënuan me armë dhe i morën 4 mijë euro të riut, policia arreston 3 persona (emrat)

July 13, 2017 21:04

E kërcënuan me armë dhe i morën 4 mijë euro të riut, policia arreston 3 persona (emrat)

Policia e Vlorës, me anë të një njoftimi për media bën të ditur se ka arrestuar tre shtetas dhe ka shpallu në kërkim një tjetër, lidhur me  vjedhjen e ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku nën kërcënimin e armës së zjarrit disa persona i kanë vjedhur 29-vjeçarit A.B., një sasi parash prej 4000 eurosh”.

Policia bën me dije se, janë identifikuar dhe kapur autorët të cilët janë implikuar duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

Njoftimi i plotë:

Vlorë Policia dokumenton ngjarjen e vjedhjes me armë të ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës! Arrestohen 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në vijim të informacionit të datës 30.06.2017, ku bëhet fjalë për vjedhjen e ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku nën kërcënimin e armës së zjarrit disa persona i kanë vjedhur 29-vjeçarit A.B., një sasi parash prej 4000 eurosh, Policia bën me dije se:

Nga veprimet hetimore intensive, shërbimet e Policisë së Vlorës kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët janë implikuar duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, si më poshtë: 1- Vilson Bylaj, 29 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar si bashkëpunëtor i vjedhjes me armë (neni 140/25 dhe 278). 2- Zini Fyraj, 36 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” (neni 302), pasi në banesën e tij është kapur shtetasi Vilson Bylaj.

3- Avdulla Bregu, 29 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kallëzimi i rremë” (neni 283 dhe 305), pasi dyshohet se u ka shitur lëndë narkotike dy shtetasve të mësipërm. 4- E.A., 32 vjeç, banues në Vlorë, shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i vjedhjes me armë (neni 140/25 dhe 278).

Gjithashtu, në kohën e ndodhjes së ngjarjes më datë 30.06.2017 është arrestuar në flagrancë shtetasi Marjo Bregu. për nënën e ndarë nga jeta Emrat/ Godet me kosën e barit në kokë 52-vjeçarin, e lë të vdekur.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallëzim krimi”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 140, 25, 278, 302, 305 dhe 283/1 të Kodit Penal.

July 13, 2017 21:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim