E kini vrarë ndonjëherë mendjen… sa i rëndojmë realisht dheut?

June 4, 2018 14:53

E kini vrarë ndonjëherë mendjen… sa i rëndojmë realisht dheut?

Shpesh themi për dikë që na duket kot: Ky i rëndon kot dheut.

Por pak e kanë vrarë mendjen, sa i rëndojmë vërtet dheut ne njerëzit dhe jo vetëm ne.

Një studim i publikuar së fundmi në Proceeding of the National Academy of science (PNAS) është përpjekur të vlerësojë peshën e të gjitha qenieve të gjalla në planet duke e shprehur në masën e karbonit.

Mes shumë të tjerave kanë llogaritur që njerëzit peshojnë 60 milionë tonelata të këtij elementi.

Për të mbërritur në këto përfundime kërkuesve iu është dashur tre vite dhe janë përpjekur të matin sasinë e karbonit të mbledhur tek qeniet njerëzore, duke patur parasysh se ky element kimik ndodhet në sasi të bollshme tek ata.

Kështu kanë llogaritur që e gjithë biomasa e planetit peshon 550 gigatonë, pra 550 000 milionë tonë.

Bimët peshojnë më shumë se të gjitha format e jetës në planet. Ato magazinojnë më shumë se 80% të të gjithë karbonit të gjallesave dhe grumbullojnë 450 gigatonë karbon.

Grupi tjetër më i madh i gjallesave më të rënda anashkalohet, bëhet fjalë për bakteriet. Autorët konsiderojnë që këto mikrobe mbërrijnë në 70 gigatonë dhe ndiqen nga kërpudhat me 12 gigatonë.

Kafshët mbeten më mbrapa nga të gjithë të tjerët. Mund të arrijnë deri në 2 gigatonë dhe gjysma e tyre i përket antropodëve, forma e jetës më e shumtë dhe e shumëllojshme në planet.

Njerëzit zenë 0.06 gigatonë (60 milionë tonë) duke patur parasysh se insektet dhe karkalecat e detit kapin të njëjta shifra.

Megjithatë pesha është diçka qesharake, nëse krahasohet me 0.2 gigatonë karbon që peshojnë viruset e planetit.

Megjithatë gjurma e njerëzve nuk është aq e vogël sa pesha e tyre. Me ndikimin e tyre kanë bërë që kafshët shtëpiake të peshojnë 20 herë më shumë se gjitarët e egër dhe se zogjtë e fermave të peshojnë më shumë se të tjerët.

Gjithashtu autorët thonë se aktiviteti njerëzor ka reduktuar gjysmën e biomasës së planetit në 10 000 vitet e fundit.

Mos harrojmë edhe që pjesa më e madhe e jetës mikrobiale është ende e panjohur.

k.a. / dita

June 4, 2018 14:53
Komento

1 Koment

  1. Senjor Zorba June 4, 20:31

    Me shume nga te gjithe i rendon dheur Saliu. Vdekte.nje ore e me pare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*