E kishte fshehur prej kohësh: Melania Trump vuante nga sëmundja e rëndë

May 15, 2018 10:50

E kishte fshehur prej kohësh: Melania Trump vuante nga sëmundja e rëndë

Askush nuk e dinte deri ditën e djeshme se, Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump, vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ajo iu nënshtrua një operacioni, lidhur me atë që Shtëpia e Bardhë e përshkroi si një tumor beninj në veshkë. Zëdhënësit thanë se, kirurgët kryen një procedurë embolizimi dhe se operacioni doli me sukses, pa komplikime.

48-vjeçarja pritet të kalojë një javë e shtruar në spital, për t’u rikuperuar.

Presidenti Donald Trump shkroi në “Twitter” se, ishte nisur rrugës për ta vizituar. Ai po ashtu shtoi se procedura rezultoi e suksesshme dhe se Melania ndihej më mirë.

Embolizimi përdoret më shpesh për të bllokuar furnizimin me gjak të një tumori benjin apo kancerogjen.

“Zonja e Parë mezi pret të rimëkëmbet tërësisht, në mënyrë që të mund të vazhdojë punën e saj në emër të fëmijëve kudo”, tha zëdhënësja e zonjës Trump, Stephanie Grisham.

Javën e kaluar, ajo zbuloi iniciativën “Be Best” që synon t’u mësojë fëmijëve rëndësinë e shëndetit social, emocional dhe fizik. Melania tha se fushata kishte për qëllim të promovojë një jetesë të shëndetshme.

o.j/dita

May 15, 2018 10:50
Komento

2 Komente

  1. Kris May 15, 11:02

    Sherim te shpejte Melania!

    Reply to this comment
  2. D O K L E A T I May 15, 14:40

    Perse Donald Trump e quajne racist. Dy bashkeshotret i kishte emigrante – Ivanken dhe Melania.
    Kejo eshte endrra amerikane. Nga nje fashate i Slovenise arriti tek zonja e pare e botes.
    Nuk kishts studjue as ne Harvard, Yele, Princeron…
    Babai e nena ende nuk jane shtetas te SHBA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*