Italia e kthen pas 17 vitesh burg, në Rinas zbulojnë që…

January 19, 2018 09:24

Italia e kthen pas 17 vitesh burg, në Rinas zbulojnë që…

Italia ka kthyer shtetasin Kristian Deda, 41 vjeç, i cili kishte vuajtur dënimin në shtetin fqinjë, me 17 vite burgim për vrasje.

Deda ishte dënuar kur ka qenë 24 vjeç në vitin 2001.

Por gjate intervistimit në Rinas policia ka zbuluar se ai realisht eshte Agron Lleshaj,l nga Mamurrasi, i dënuar edhe në Shqipëri.

Pak muaj para se të kryente vrasjen në Itali ai kishte kryer një tjetër vrasje me qëllim vjedhjen në Shqipëri.

Njoftimi i plote

Me datë 18.01.2018, nga policia italiane është kthyer deportiv shtetasi Kristian Deda, 41 vjeç, i cili kishte vuajtur dënimin në shtetin Italian, me 17 vite burgim për vrasjen e një shtetasi Italian.

Gjatë intervistimit në Rinas, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, kanë krijuar dyshime për gjeneralitet e këtij shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë arritur të zbulojnë identitetin e dytë dhe të vërtetë të këtij shtetasi të deportuar, konkretisht:

Agron Lleshaj, 41 vjeç, banues në Mamurras.

Shtetasi i lartpërmendur është i dënuar në mungesë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin Nr. 72 datë 16.01.2001, me 18 vite burg.

Shtetasi Agron Lleshaj iu dorëzua Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme proceduriale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, kanë bërë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit për këtë shtetas, për veprat penale të “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake”dhe të “Armëmbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë”. Nenet 141 e 25, 278/2 dhe 280 të Kodit Penal

Ky shtetas, me datë 09.04.2000 në aksin nacional Tiranë – Laç, në vendin e quajtur Ura e Drojes, në bashkëpunim me shtetasin G. D, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, në tentativë për ta vjedhur, kanë plagosur shtetasin G.G., i cili më pas ka gjetur vdekjen.

January 19, 2018 09:24
Komento

3 Komente

  1. mero January 19, 14:12

    cfare fytyre pupupu skizofren katunar idiot horr kriminel… futini mor plumbin ketyre kafsheve.

    Reply to this comment
  2. realisti January 19, 16:27

    kriminelet kan marre guxim sepse u lejua nderrimi i emrave sipas deshires se tyre shume vite sa u bene me 3 a 4 emra dhe as nje reagim nga politika nga asnjeri krah per kete ,politika qe edhe per gjera ta vogla pa rendesi ben tollovi.Populli pret drejtesi ,e kote ta mendosh kete

    Reply to this comment
  3. Kafsha Mark Ujk January 19, 19:13

    Keta jane derra pylli , nuk jane njerez normale , me te cilet te mund te jetosh ne nje komunitet cfardo !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*