E kujt është fshesa?

June 3, 2017 23:06

E kujt është fshesa?

 

Redaksionale – DITA

Është krejt e mundur që ajo që është ndërtuar në katër vite, të shkërmoqet brenda tri javësh. Në katër vite, me gjithë të metat e pashmangshme të qeverisjes së majtë, u ndërtua një koalicion politik, i cili, së bashku, ishte tejet e sigurt se do të qeveriste edhe për shumë vite të tjerë. Në tri javët e mbetura, deri tek 25 qershori i ditës së përcaktimeve politike, e gjithë ngrehina e deri tashme mund të rezultojë një lëvizshmëri mbi rërë, që mund të jetë shumë lehtësisht një e shkuar me hidhërimet e saj.

Marrëveshja Rama-Basha, e ndodhur në kapërcyellin e natës së 17 majit, megjithëse e dëshiruar nga të gjithë, sidomos nga partnerët qeverisës, nganjëherë e kërkuar me një ngulm që tejkalonte normalitetin, është ende enigmë politike, por, pas saj, rrokullisja e ngjarjeve dëshmon më shumë për hidhërimin mes shumicës, se sa për rrugët e përbashkëta, që në fakt janë edhe të domosdoshme.

DITA, që në krye të herës, kur ende në politikë ishte fenomeni “Çadra” dhe ngjarjet e sotme nuk ishin menduar, ka këmbëngulur për risjellje të re politike në marrëdhëniet mes dy forcave politike kryesore qeverisëse, PS dhe LSI, si lëvizje politike me orientim të njëjtë, si pjesë e Bashkësisë së partive socialiste evropiane dhe, sidomos, nga fakti që gjërat që i ndanin ishin shumë të pakta se sa ato që i bashkonin.

Kemi shprehur mendimin se ky koalicion duhet të vazhdojë, jo vetëm sepse do i pritej rikthimi i mundshëm në pushtet të një force politike e skajuar si regresive, por edhe sepse vendit tonë i duhej vazhdimi i reformave politike, financiare, sociale e legjislative pikërisht nga ato forca politike që i ideuan dhe nisën zbatimin e tyre. Ne kemi pasur e kemi mendimin se ndarja, për më keq, konfrontimi i tyre, PS dhe LSI, nuk është në dobi të prosperitetit politik dhe qëndrueshmërisë kombëtare të shtetit shqiptar dhe se, pas konfigurimit të ri politik, duhet të jenë më të rëndësishme realitetet konkrete sesa të drejtat abstrakte, që idetë dhe vizionet të kenë më shumë kredi sesa fuqia dhe diktati politik apo, çka është më keq, rëndesa politike në dy anët e të njëjtës strukturë të përbashkët qeverisëse.

Partia Demokratike, vetëm një herë në historinë e saj politike ka arritur të fitojë zgjedhjet si forcë e vetme, viti 1992, dhe gjithëherë tjetër ajo ka qeverisur, ashtu si ka qeverisur, ose nga ndarja e së majtës, ose nga bashkëqeverisja me pjesë të saj. Edhe tani, në 25 maj, PD nuk ka asnjë shans të rifitojë ringritjen e saj, nuk mund të kthehet në asnjë formë qeverisje dhe të jetë pjesë drejtuese e vendit, nëse forcat progresive, si mendojmë ne, janë sëbashku.

PD-ja, në llogaritë e saj politike ka vetëm mundësinë e varjes në krahun e një force tjetër politike, qoftë PS, qoftë LSI, dhe, nëse nuk e arrin këtë tani për tani, ajo po mundohet në të gjitha mënyrat të bëjë ndarjen e tyre. Me “Çadrën” arriti t’i ndajë dhe të mos ketë aleancë parazgjedhore, si ndodhi katër vite më parë dhe këtë do të mundohet të bëjë edhe në të ardhmen.

Synimi i PD-së është që të mos ketë asnjë mundësi bashkimi mes dy forcave, deri tani, bashkëqeverisëse, dhe, për të ia arritur kësaj, tepër djallëzisht, por edhe nga miopia politike e qeverisjes së PS-së, i ka hyrë një loje të rrezikshme për të ardhmen e vendit.

Ka disa ditë, që nga marrëveshja Rama-Basha, ministrat teknikë, me synim të qartë politik, janë duke hequr nga puna, si të ishte fjala për një aksion me goditje të përqendruar, disa drejtues të rëndësishëm, në qendër dhe në qytete, të cilët vijnë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Shkarkimi i tyre po bëhet një praktikë e zakonshme dhe synimi është i qartë: të goditet një forcë politike bashkëqeverisëse, në mënyrë që dy krahët e një qeverisje të ndahen, jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen.

Nuk duam të marrim në mbrojtje askënd që mund të ketë shkelur ligjin, pavarësisht se kemi rezervat tona ndaj tij. Nëse ligji është shkelur, mirë të bëhet. Në fund të fundit DITA, në kohën e duhur dhe me guxim, është distancuar nga koha e qeverisjes Berisha, kur sallat, sheshet e rrugët mbusheshin me punonjës të administratës, nxënës e mësues, që kishin detyrimin të brohorisnin “udhëheqësin” e madh.

Por fshesa administrative që po bie marramendshëm shpejt duket që larg që është selektive. Deri tani ajo ka “kapur” vetëm administratorë që njihen për lidhjet e tyre me Lëvizjen Socialiste për Integrim, dhe kjo duket sheshit. Ka një presion të detajuar, që do të thellohet në ditët e ardhshme dhe që do të krijojë amulli në jetën politike, do të rritë ndjenjën e frikës dhe të shprehjes së mendimit.

Fshesa administrative, tejet e qëllimshme, nuk është një habi as për shefin e shumicës politike, Rama. Si duket, edhe atij i vjen mirë nga kjo, duke menduar se, pas kësaj hataje, marrëdhëniet mes LSI dhe PD do të jenë të ashpërsuara, të shkuara deri në zgrip dhe pa asnjë mundësi rikthimi.

Është i gabuar. I gabuar sepse askush nuk mund të luajë me fatin e njerëzve, të cilët, pa asnjë saktësi, fshihen nga puna sepse ashtu i do qejfi një ministri të përkohshëm teknik, apo sepse ashtu i ka udhëzuar partia që i ka deleguar.

I gabuar sepse, nëse synon që lidhja e tij e ardhshme politike do të jetë me PD, zhgënjimi do i vijë shumë shpejt, sepse, si dihet, asnjë forcë politike tjetër se sa ajo, nuk është më shumë e lidhur pas dredhive politike.

DITA, ashtu si ka luajtur rolin e saj, jo fort modest, në ardhjen në pushtet të forcave progresive në vitin 2013, ashtu edhe sot, aspiron për një qeveri, edhe më tej të përbashkët, mes forcave të së majtës evropiane.

Ne do të vazhdojmë të rrimë në misionin tonë, duke e ditur se, edhe në të ardhmen, qëndrueshmëria e reformave jetike do të varet nga një qeveri e fortë, e qëndrueshme, që e tejkalon shumë numrin magjik të 71 deputetëve.

Ndaj edhe reagimi ynë është për ndalimin e kësaj fshese selektive, nga kushdo qoftë!

 

 

 

 

June 3, 2017 23:06
Komento

56 Komente

  1. Pogradeci June 3, 23:26

    Mund te jete i gabuar per vendin dhe kohen qe po ndodhin! Por nje gje eshte e sigurte! LSI me Meten dhe druvaret e tjere qe vjedhin “pyllin” e kane vendin jashte punesimit,sepse jane hajdute! C’do gje me lSI eshte pazar per vende pune dhe per te vjedhur! Shikoni ne Pogradec eshte nje Shyqeri Buzo nuk e di ekzastesisht se cfare vendi ka ne jerarkine e Metes atje, por di qe ka qene nje “mafioz” qe ne kohen e qoftelargut Enver. I biri ka qene drejtor spitali ne Korce etj pozita kyce per nje arsye te vetme! Shyqeriu eshte nje nga kriminelet e LSI! Pogradecaret e njohin mire LSI!

    Reply to this comment
    • Librazhdi June 4, 16:09

      mos more Pogradeci ashtu eeeeeeeeeee
      Vetem te LSI vjedhin eeeeeeeeeeeeee

      pse keta te PS jane shenjtor eeeeeeeee
      Po keta te PD more djalke deri dje sa ishin ne çader vidhnin , tani jane pak hajduta por vjedhin me pak se te LSI .

      More shejtan , se na gajase ,
      te varfer jemi , po nuk e hame thaTE NE .

      E PIKE E ZEZE .
      Sos gamorri qe na ngordhi …….

      Reply to this comment
  2. shushica June 3, 23:41

    Dita ,ju lutem shume ,botoni programin e Corby ,lider i laburisteve britanike ,i cili sapo pati te drejte sipas ligjit per zgjedhjet ,arriti per 20 dite te ngushtoje diferencen me konservatoret nga 20 pike ne 4..5 pike..Ky eshte nje termet politik ne Britanine e pasur ,ku programi i laburisteve parashikon masa te forta ne favor te shtresave me te ardhura te uleta,sidomos per punetoret ,studentet dhe te papunet….Ndoshta Rama do ta kuptoje se ata qe e votojne te majten jane ne shumice nga keto shtresa…Po vazhdoi me shfaqje komike ,duket qarte qe ka vendosur te qeverise me Berishen ,formalisht me Bashen…Atehere smbetet gje tjeter qe ose e majta duhet ta largoje Ramen ,ose Rama do ta fshije identitetin e se majtes ,njesoj si Renzi …

    Reply to this comment
  3. Lalai June 3, 23:58

    O Dita
    Per te shkuar ne EU te keni te qarte qe do behet qeveri Ps Pd.
    Lsi do shkrihet nisi qe 5 vite me pare.
    Ps Pd do jene bashkepergjegjese per ne EU per te bere reformat ku nuk pranohet me lojerat qe jane bere deri me tani,sepse EU nuk do merret gjithmone me bytherrjepurit e Ballkanit.
    Ne prag hyrjeje ne EU do kete nje dallge arrestimesh VIP te momentit.
    KAQ.
    Te tjerat jane vetem bla bla bla….

    Reply to this comment
  4. Kokepalari June 4, 00:33

    Gazetën Dita e ka komprementuar gjithmone qendrimi ndaj LSI se Ilir Floririt. Gjynah se aty shkruajnë njerëz me intergritet te pa perlyer nga parate e vjedhura te krye banditit qe shqiptaret e pane ne videon e Dritan Priftit.

    Reply to this comment
    • Robi June 4, 10:08

      Gazeta Dita, po ku ishit ju ne korrikun e vitit te keluar kur Meta ne fshehtesi sebashku me PD-ne po pregatiste qeveri teknike me kryeminister Mejdanin? Ku ishit ju keto 4 vjet qe LSI ne qeveri bente lojra sikur na ishte ne opozite?

      Reply to this comment
      • opozitar i sfilitur June 4, 17:37

        Meta prape do beje koalicion me PD o Robi.
        Nese PS nuk merr 71 vetem, Meta dhe Basha i bejne 71 dhe Meta president ia le Bashes kryeministrin kurse Rama nuk ia le dot.
        Keshtu qe Dita ka te drejte kur thote qe vetem qendrimi bashke i te majtes ndalon ardhjen e PD n pushtet. Mos iu turrni kot me.kot LSI -se se nuk e ka ajo.pergjegjesine e mbajtjes bashke te se.majtes se eshte parti e vogel. E ka PS kete pergjegjesi nese do te rrije ne pushtet.
        Po Rama eshte gati te bej koalicion dhe me.djallin vetem te rrij vet kryeminister. Ministrat.le t jen dhe nga planeti mars.
        Por duhet ta dije qe kush ben kompromis me djallin per pushtetin humb fillimisht nderin e me.pas humb dhe pushtetin.
        Respekte Dita. Je me e qarta brenda se majtes. T tjeret jane ose turme idiotesh pa memorie, ose te djallezuar qe e dine cpo ndodh por u intereson PD n qeveri.megjithse eshte partia e krimeve dhe krimineleve.

        Reply to this comment
    • bureto June 4, 18:47

      Nje koregjim per shkrimin. Ne zgjedhjet e 1992, PD verte fitoi e vetme (votimi plebishitar per kundra sistemit komunist), por PD beri koalicion me PSD dhe PR. Me siguri edhe me sugjerimin e ndekrombetareve, por te mos patur nje monizem te dyte, tashme alla demokratik. Por kjo i takon historise.
      Le te vijme tek vete problemi aktual.Konstatimi i kokpalarit, me siper, nuk eshte hipotetik. Le te lexohen arkivat e shkrimeve ne kete gazete dhe do te vihet re qarte se vetem Rama kritikohej dhe kurre Meta, sikur nuk ishin bashkeqebverises. Pikerisht ketij fyelli i bie dhe sot e gjithe diten LSI. Arsyet nuk mund t’i dime, po mesa duket, kjo ka qene nje strategji nga ana e Metes.Ta diskreditonte aleatin e tij dhe te rriste ‘kredencialet’ e veta, per zgjedhjet e pritshme. Kjo ka qene mëse e dukshme nje strategji, qysh nga muaji maj-qershor i 2016, kur u intesifikua dhe puna per Reformen ne Drejtesi. Ky dyzim i Metes u reflektua edhe ne rastin e Reformes Zgjedhore, qe PD e bojkotoi. Po, kur i PS-LSI i kishin mbi 86 vota pse nuk e bene? Meta kishte rast te tregonte sa i sinqerte ka qene ne greven e urise ne vitin 2008 kundrejt ndryshimeve te Kushtetutes te bera brenda nates nga Berisha-Rama. Mire atehere i dogji, nga frika se kjo marreveshje u be qe te eliminonte ate, por per periudhen qe flasim dhe qe ai kishte celsin e arte ne dore, pse nuk e kerkoi?. Pse nu iu imponua Rames per ta kthyer kete Kushtetute ate te para marreveshjes, kur per ate edhe Berisha ishte shprehur se ato ndryshime ishin nje gabim? Dikush mund te thote se nuk desh Rama. E besoj, por pikerisht per kete duhej te imponohej Meta, i cili kishte ne dore karrigen e Rames. Por Meta ne gjithe lojen e tij politike ka qene dhe mbetet hipokrit. (E miklon roli i “king-makerit”, duke vepruar me “qetesi dhe dashuri” dhe me thiken mbrapa shpine, sidomos kur thoete se u qendron marreveshjeve?!!). Ndryshimet e 2008 ate e tremben nga eliminimi, por fati dhe numrat e dala nga zgjedhjet e 2009, aleancat me PD ne 2009 dhe PS ne 2013, e kthyen dhe ate si dy te paret ne nje pronar partie dhe kjo jo vetem qe e forcoi, por dhe i ka dhene benefice te paimagjinuara dhe nga vete ai. Ndokush mund te thote qe kjo eshte politika. Dakord, dhe e pranoj ate si lufte per pushtet, por pushtet per kë? Pushtet per popullin dhe vendin apo per bizneset e tyre? A e di ndokush pasurine e ciftit Meta-Kryemadhi, ketyre dy studenteve ne dhjetor 1990, duke mos pasur asnje biznes real te tyren te regjistruar ne QKR? Si mund te vihet ajo pasuri? Pse nuk ka Majko sa ai, kur dhe ky ka qene dy here k/minister sa edhe Meta?E pra realiteti tregon se vetem i popullit dhe per popullin nuk ka qene.
      Mos harrojme taktiken e Metes ne korrik 2016, kur kerkohej me ngulm dhe nga nderkombetaret miratimi i Reformes ne Drejtesi, aspirate kjo edhe e mbi 90% te shqiptareve. Jemi deshmitare te gjithe per lojen e Metes, te cilit i qante shpirti per konsensusin/moskonsensusin e mikut dhe bashkemekatarit te tij Berisha. Dhe qe kjo loje dredharake nga ana e tij, solli me ne fund edhe leshimin (puna vajti deri aty sa reforma te deshtonte), qe te nderhynin nderkombetaret dhe qe politika te kishte ne dore disa vendimarje sidomos per vetingun, pra ne futjen se hundes se politikes ne ate reforme (komisionet e famshme ad-hoc ne parlament) e cila e tregoj deri në 17 maj se ç’solli.Bile Meta shkoi deri aty sa te hynte ne konflikt direkt edhe me ambasadorin amerikan, tamam ne kohen kur PD e kishte cuar vettingun ne Gj.Kushttuese. Dhe ne vijim edhe sot e gjithe diten, duket sheshit, rezistenca e po atyre aktoreve ne komisionet ad-hoc ne Kuvend. A vertet, kaq i paqarte eshte roli i Metes ne te gjitha keto? Jo dhe jo!
      Me tej. Pse Meta e zvarriti angazhimin per nje koalicion te ri parazgjedhor me PS, kur kjo ia kerkonte? Pse hyri ne zgjedhje kur deklaroi se nuk hynte, pa PD? Pse paranoi te zgjidhej president kur afati erdhi deri ne sekonden e fundit, me kerkesen e tij per nje president konsensual me Berishen, dhe kur iu dha ultimatumi nga Ruci ne Kuvend? Dhe ne fund pse e pranoi ate rol, kur donte konsensus me Berishen dhe ai nuk po ia jepte? Epo mire do thoshte, por atehere vendi shkonte ne zgjedhje te parakohshme. Pune e madhe se vendi do te shkonte ne zgjedhje te parakohshme. Te parakohshme apo te koheshme, ashtu si erdhen punet, do te ishte njelloj. Brenda qershorit do te beheshin ne te dy rastet. Rama binte (kerkesa e Berishes) me mocion mosbesimi me votat e Metes, apo me krizen presidenciale, Çadra do te mbyllej dhe secili hynte ne zgjedhje dhe provonte forcat. Dhe, kesisoj, nuk do te behej as marreveshja qe ka sjelle shume dilema e pikpyetje nga menyra se si u be ajo.Jam i sigurte qe Meta eshte bere pishman me lojen e tij, nese kjo loje nuk ka qene nje marreveshje okulte e vjeter e tij me Berishen, kundra Rames armikut te perbashket, por qe miku amerikan, ne daten 15 qershor, ua zuri ne fyt te gjitheve. Tani le te hane çorben qe gatuan vete. Ne fund te fundit elektorati ne 25 qershor do te shprehet se cila force politike apo cili lider nuk ua ka patur me hile dhe ka punuar per interesat e tyre dhe te klanit te tyre. Ky eshte basti. Tani, ky bast nuk eshte më, as me PS as me PD dhe as me LSI, por me vete popullin. A do te jete zgjuar ai? Ne te kundert le te vazhdojne skenaret e para dhe pas 25 qershorit, cilatdo qofshin ato. Gjithsesi, ne keto skenare, nje gje eshte e sigurte, qe populli do mbetet perseri me gisht ne goje.

      Reply to this comment
      • Lolua June 6, 11:13

        Edhe majko i shiti ca tanke e ca prona, mos ja qaj hallin…
        Por ai ndjek taktike tjeter per te lepire kryetarin e rradhes, ate te SHERRBUDALLAIT. Dhe ka ecur gjithe jeten e tij politike midis sherrit dhe budallait. Aq e qarte eshte kjo saqe edhe Saleh Cakalli e dekoroi Pishtar te Demokracise..

        Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic June 4, 01:01

    Pyetja eshte e Kujte eshte fshesa.?
    Ne realitet fshasa eshte e Metes. .
    Meta e inkurajoi Cadren me shprese per ta permbysur Ramen.
    E gjith politika e Metes u soll rreth ketij boshte. Edhe ne kohen me te keqe kure Basha nuk pati asnje mbeshtetje nderkombetare, Kemngulja e Metes per ti lene Mendeten vete qe Opozita te kthehet ne Parlament dhe te futet ne zgjedhje beri qe Edi Rama te pranoj kushtet per qeveri besimi qe vete Meta e propozoi disa here.
    Megjith tentativat qe beri Basha ne fsjhetsi me Meten, nuk arriti kurre ta rrezoi Ramen. Ne keto Kushta Basha ju kundervu LSI-se pasi e genjeu me pamundesin per ta rrezuar Ramen dhe keshtu e gjith tentativa e Metes per rrezimin e Rames tani ju kthyer ne bumerage duke len mandate dhe duke ja dhen Partise Demokratike.!
    Pra fshasa ne Esence eshte e Ilir Metes.!

    Reply to this comment
    • Tahiri nga Buzmadhi June 4, 13:18

      Aliu nga Selenica !
      di gje ti , Vetingu do te behet para ? apo mbas votimeve ?
      300.000 vebdet e punes , qe nuk i hapi Edi
      ja mori Like floriri ? apo e pengoje Lulushi ?

      Reply to this comment
    • ganiu June 4, 15:33

      Ali paske shkuar për pordhë syfyri.

      Reply to this comment
      • red por jo i kuq June 4, 17:40

        Sa t lezetshem jane keta komentusit e Rame bythshqymit.
        Kur behet Meta me.PD Meta qenka hajdut.
        Kut behet Rama me PD, Rama qenka burre shteti. A pika mu ne koke.
        Race debilash.
        Mire jua kane bere qe ju kane lene ashtu si plehra ne mes te Europea

        Reply to this comment
  6. katarakti June 4, 02:11

    Me mire ne opozite sesa ne koalicion me dhelpren e pabese LSI. Ju te “Dita”-s duket se nuk arrini ta kuptoni kaq gje te thjeshte! A nuk e pate sesi LSI-ja i ka bere presion Rames çdo minute se ajo ishte gati te dilte nga qeveria neqoftese Vetingu nuk realizohej me PD-ne! Se ajo nuk hynte ne zgjedhje pa PD-ne! Etj Etj. Njekohesisht ne rast se Rama nuk merr 71 deputete le te kaloje ne opozite.

    Reply to this comment
  7. sali June 4, 02:25

    Ju drejtuesit e Gazetes Drita sponsorizojeni nga LSI dhe mbroni shkeljet e ligjeve qe ben.Lsi eshte parti e vetme kryesore qe ble vota dhe ble njerez me vende pune qe te votojne per te,qe keta te drejtojne e te kene fitimet e tyre.Eshte bere gjeja me e mire ,le ti futin ne burg se e meritojne

    Reply to this comment
  8. Novruz Taip Vishanji June 4, 04:41

    MOS U BENI NATE TE NDERUAR DITA-jane !

    Qe veprimet e “maçokeve teknike” te veshur me galloshe e duke mbajtur ne dore kamzhikun mazokist, jane teresisht te denja per tu krahasuar me ato te nje kupole mafioze, qe ligjet i perdor si kaushe per te shitur fiq ne Pazarin e Ri, ne rastin me te mire, duke i bere konkurence nje te sapo dipllomuari me “honoris causa”, apo si leter higjenike siç po e perjetesojme keto dite, nuk do ndonje filozof ta vertetoje, sepse u pa ashi-qare sapo ndyen shkallet e potences qe e moren me dobiçllek e allishverish me psikopatin me kartele te Surrelit.

    Nese do largoheshin nga puna, te ashtuquajturit “nepunes civile” per pa aftesi apo shkelje dhe abuzime me ligjet e ketij vendi, apo çfaredolloj papergjegjesie ne ushtrimin e detyres qe i eshte ngarkuar, do merrnin nga une, si shumica e shqiptareve nje “bravo” te madhe dhe te sinqerte, pavaresisht se kujt han i perkasin, LS-dhise e dhive e cjeperve te tjere. Po me sa kuptohet nga shkarkimi i tete titullareve te ndryshem, me se fundi, kjo persiatje mazokiste ka te beje me shume me ate qe dikur medikriteti mesjetar e quajti “Kanun” i Leke Dukagjinit.

    Ne se vertete kane shkelur ligjet, mire bejne qe i ndeshkojne me largim nga puna, por problemi qendron ne ate qe nuk shihet ne pjesen e pasme te medaljes, me cilin apo cilen personazh do zevendesohen, a do zbatojne per kete risi ligjin e “nepunesit civil” te aprovuar me aq zhurme e te vuvuzeluar nga bythe trasha Harito, qe siç duken bathet do skerbythet me ne fund pas zgjedhjeve te 25 qershorit, apo do katapultohen sipas marreveshjes mafioze te nates se zeze te 17 majit qe lame pas ?

    Pavaresisht qellimit kriminal qe kane mazokistet me galloshe e kamzhik, te bluzuar edhe ne shpirt, nje pastrim i tille ishte dhe mbetet i domosdoshem per kete vend, paçka se edhe me ndyresira mund te mbulojne pushtetin e shveshur me force e haxhiqamilizem mesjetar.

    LS-dhija eshte nje dukuri qe duhet fshire nga historia e kesaj periudhe te shkerdhatokracise, sepse edhe duke qendruar shtrember por duke gjykuar drejt, çdo krim e maskarallek qe shqiptaret u mesuan ta pesojne ne kete jete te iniciuar nga te çthrur te pa cipe, pjesea e luanit i takon pikerisht LS-dhise e dhiareve te saj te ndyre.

    Socialistet e PS-se, dashamiresit e saj, duhet jo vetem te ndahen njehere e pergjithmone nga LS-dhija, por me forcen e shumices duhet te qerojne sa me pare nga pushteti i rrembyer me force e xhambazllek edhe te psikopatit me kartele te Surrelit, sepse asgje te mire nuk mund te pritet nga nje personazh i tille, injorant, fodull, leckabythe-çitjanor, kokaiman e dashakeqes i shqiptarizmit dhe shqiptareve, te cilit popull nuk i ka perkatur e as nuk mund te asimilihet me te, sepse ne fund te fundit eshte nje “mysafir” i padesheruar vllaho-boshnjakian, te cilit i duhet treguar kufiri i thanes…

    Andaj edhe njerezit e mire dhe te ndershem qe popullojne verberisht LS-dhine, eshte koha ti japin shqelmin perfundimtar kupoles kriminale te Mete-Vasili e Kokedhjereve te turnit, duke ju bashkuar socialisteve te vertete.

    Me psikopatin e Surrelit, koha do jete gjykatesja me e mire, fundi i kesaj metastaze agresive dhe liri mbytese, duhet te vije jo nga “deshira” e tij per tu larguar nga politika, siç gojemut pervjell sa here ndihet ne abstenim kokainomanie, por me vullnetin e njerezve te mire e te ndershem qe nuk i mungojne socialisteve aq te shtypur e aq kode-heshtuar nga ky sharlatan i pabese e qelepirxhi.

    E nese nuk jeni te bindur qe votebesimin tuaj, shqiptare njerez te mire e te ndershem, t’ja besoni edhe kete here PS-se, nje rast unik dhe i pa perseritshem eshte te votoni pse jo edhe per SFIDA-n, nje dukuri e re qe premton nje te ardhme moderne per Shqiperine dhe shqiptaret.

    Reply to this comment
    • korçari June 4, 10:00

      O Novrus e nxore koken me se fundi ,por i ke rene shume gjate per te dale tek SFIDA me shume te panjohura dhe mesa duket eshte me keq se LSI-ja ,por nejse je paguar per kete dhe mund te falesh per gabimin e bere .

      Reply to this comment
      • Novruz Taip Vishanji June 4, 12:29

        O LLESH KORçE ME “ç” TE VOCKEL

        Akoma i beson asaj thenjes se Pelleshit tend, qe gjithe rruget te çojne ne Korçe. ato brenda Korçes ama, se te tjerat vashtire te kalojne nga Korça yte e idioteve te vlereshem.

        Nuk ke pse i fut hundet tek SFIDA me paragjykim, sepse shume ndryshe nga te tjeret, ajo e ka zgjidhur me kohe pjesemarrjen e kujtdo ne seleksionimin e kandidateve te saj per deputete, ne menyre moderne, te pa perlyer, shembull per gjithe te tjeret.

        Si duket ju paska hyre frika deri ne palce, nga SFIDA, qe duhet promovuar, mbeshtetur e votebesuar, edhe ne Korçen tende te idioteve te lumtur.

        Reply to this comment
        • Te zhgenjyerit June 4, 15:16

          Novroz Taip Vishanji
          Jemi nje grup pensionistesh , qe kemi ngelur pa orientim politik , sepse edi rama na trathetoje .
          A mundesh te na japesh pak me shume informacion per kete SFIDA ?
          Dhe ku duhet te drejtohemi , dhe sa leka duhet te paguajme per teseren e partise .

          Mos harxho tastiren me korçar budallain ,
          eshte Zar i peleshit ay

          Reply to this comment
        • korçari June 4, 17:15

          O TAIP Vishanji nuk te ofendova por u perpoqa te shpreh mendimin tim duke duke treguar respekt por nga pergjigja jote kuptoj se je nje “dru me pre”. STOP ,nuk mund te diskutoj me kafshet pasi duhet te hysh ne rradhet e tyre .te kam dh**ere me gjithe SFIDEN tende o ti qe t’a hipin.

          Reply to this comment
          • Novruz Taip Vishanji June 4, 17:52

            O I SHKUNDUR NGA PAS SHPINDA !

            Duket sa i edukuar je, sepse nderhyen edhe aty ku nuk ke idene e asaj per te cilen diskutohet, sepse e keni si te zakonte ju korçaret (ne se je korçar) qe te perziheni , siç i themi ne andej nga Verijoni i Fushe Krujes; si prodhat neper te linjeta !

            Kur nuk ke ide eshte me mire te degjosh te tjeret dhe te mesosh (nese ke tru akoma) sado pak nga ata, sepse ne jete o i shkundur nga pas shpinde, jo çdo gje mund te arrish ta kuptosh pa ndihmen e te tjereve.

            Dikush me pyeti per SFIDA-n, eshte nje tubim inetelktualeshqe ka perdorur dhe perdor internetin per te zgjedhur kandidatet e saj per ne Kuvendin e ri te 2017-tes.

            Njeri nga drehtuesit kryesor, or malukat me surrat korçari te mollezuar, eshte nje fare Gjergji Bojaxhiu, nje i afert ne gjak me Gonxhe Bojaxhiun, sepse eshte nipi i Aranitit, kushuri i pare me te, (Gonxhen) ate qe gjithe bota e njeh si Shenjtorja Nene Tereza e Kalkutes.

            Por jo per kete Bojaxhiu duhet votuar, ai ka nje pergstije te shkelqyer e te vertete ne nje Univesitet New York-ez ne ekonomi e finance, dhe ka shume eksperience ne kete fushe.

            Po idioter si ti dhe korçaret tuaj, jeni njohur vetem me Perleshet e cjeperve te Kenetes se Maliqit dhe veç panxharit qe ju mbyll vrimat e pas shpindes nuk dini tjeter ne kete jete.

            Askush nuk te detyron te lexosh e aq me shume te pelqesh komentet e mia, nuk te pelqejne apo nuk je dakord, hesht dhe kalo ne komentin tjeter, mos i fut hundet aty ku vetem mund te nxhjerresh syte.

            Edhe nje here idiot me patente, ik nga kjo faqe on-line se rrezikon te thyesh koken nga mendimet e lira te te tjereve, qe jo vetem nuk i kupton por edhe mund te ti bejne dem shendetit tend prej katerkembeshi zvarrites.

  9. Guri June 4, 06:44

    Zoterinj te Dita-s! Pse nuk e thoni troç te verteten se pse nuk u be aleanca parazgjedhore PS-LSI? A nuk i beri thirrje Rama, madje disa here, te bente aleancen dhe Meta e shtynte se gjoja do te duhej te pronuncoheshin forumet e LSI, qe nuk u pronuncuan kurre? Pse nuk po shohim ne faqet tuaja qofte edhe nje gje nga fushata e PS, por vetem deklaratat e oligarkeve te LSI-se?
    Mendoj se nuk ka per te pasur aleance paszgjedhore PS-PD, madje, nese PS nuk merr 71 deputete dhe rezultatet e mbledhura bashke PD-LSI do ta kalojne kete numer, kjo do te jete aleanca parazgjedhore. A e keni pyetur Meten pse e ka aq per zemer kriminelin Berisha? Sepse, ne qofte se nuk gaboj, anglezet kane nje proverb qe thote afersisht keshtu: Dy gjera te ngjashme jane dhe te barabarta midis tyre.
    A ju duket normale, pavaresisht se ke te e ka ngritur nje kandifat i PD-se, qe Meta me t’u zgjedhur president dha “doreheqjen” nga kryetar i LSI, pasi nuk ia lejon kushtetuta, ndersa vazhdon fushaten zgjedhore per partine e tij pa pyetur per kushtetuten? Pse nuk ua vret syrin kjo sjellje arrogante e tij. Zoterinj! Kur kau del nga brazda qe eshte hapur me pare, bujku i therret me force, “Balash, eja ne vije”. Kjo eshte thirrja qe edhe une ju bej juve te Dita-s, ne qofte se Meta nuk ju ka paguar, ashtu siç po ben ne terren, per kete.

    Reply to this comment
    • Xixa June 6, 13:21

      Ore Guri. Pse mo DITA do te fusi ne brazde Balashin?? E ke te mendjes ooo ??? Po pse nuk e futi palloshi ne brazde kur ne Kuvend llapaqenoste Saleh Plehu, e ti thoshte Metes, ja ndaloje Plehun, dhe zbato rregulloren, ja une e prisha seancen dhe u largova, dhe do te prish edhe koalicionin se kjo eshte ceshte parimore. Po pse palloshi ju lepi Metes gjithe kohes dhe tani po i lepihet Lulit e Plehut?? Apo per ty Guri eshte me i mire Plehu se Meta?? Korupsioni Shkerdhenit dhe Argites me i mire se korrupsioni i Metes??
      Dhe akoma me keq ti Guri nuk e sheh fare korrusionin e palloshit dhe ministrave te tij, qe i mori nga rruga dhe i futi ne PS e qeverisje.

      Reply to this comment
  10. korçari June 4, 08:30

    Dita duhet t’a pranojme se ndermarja private LSI-ja e Like floririt gjithmone ka patur si qellim grrabitjen e pasurise se shqiptareve dhe pasurimin marramendes te klanit te Like floririt pra duke filluar nga vjedhja e thesarit te shtetit (floririt) ,b/qeverisja me Berrishen dhe se fundmi me Ramen verteton katerciperisht kete gje.LSI-ja duhet te zhduket nga realiteti shqiptar ashtu dhe te gjitha ato “parti” te vogla te cilat jane vetem per te marre copen e tortes pra jane thjesht PARAZITE ,kete e deshmon (marrje e ministrive te drejtesise per qe qene te mbrojtur dhe pastaj per te vjedhur ministria e rrugeve,bujqesise, dhe shume drejtori te cilat jane te lidhura me tenderat dhe me perfitimet qe sjellin.

    Reply to this comment
    • Mark uk June 4, 15:22

      po tash kush eshte budall o korçar , sa here te kisha then qe edi rama eshte psikopat , po ti mu turrshe si pitbull me shpresen qe do te rilindje .
      veç hashashin rilindi psikopati i surelit

      Reply to this comment
  11. Abdi cami June 4, 08:45

    Shume drejte, duhet pushuar fshesa selektive.
    Duhet aplikuar Fshesa e Plote qe fillon me Ed Kristaq Ramen.

    Reply to this comment
  12. Xha sulua June 4, 09:00

    Mirëmëngjes Dita. Jam unë xha Sulua. Në të vërtetë jam pak më i ri se xha Sulua. Nejse. E lexova shkrimin kuptohet anon majtas është e drejta e autorit. Të kuptohemi nga të gjithë dhe me të gjithë LSI-JA zotërinj nuk është parti programesh për zhvillimin e shoqërisë tonë. Ajo ka lindur nga bërja me para. Ish është kryetari i saj nëse nuk e keni harryar në fillim të herës ka deklaruar qartë dhe pa i u trembursyri: Partia që krijoj është bisnesi im. Kush do të anëtarësohet le të vijë me ” xhepat” plot. Dhe vazhdimësia e saj është e mbështetur në atë parim. Ajo nuk ka varësi polike por ka varësi të theksuar për pasuri, para dhe nepotizëm familjar. Iku kryetari dhe pa u tharë vendi u emërua zëvendës kryetari me zonjën ” Nexhmie”. Rama dmth PS nuk duhet të bëjë lëshime dhe as keqardhje ndaj mjë grumbillimi njerëzish që kanë synim pasurimin dhe karierën
    Besoj jam i kuptueshëm. Respekte përcshkrimin tuaj
    Mendoj se duhet folur më ashpër me sjelljet dhe veprimetve disa partive politike.
    Xha Sulua

    Reply to this comment
  13. betixho June 4, 09:19

    Vetëm ata që zdinë ta lexojnë politikën mendojnë për një koalicion PS-PD.
    Të gjitha lojrat politike,në fund,-është e padiskutueshme- se do mbyllen me koalicionin qeverisës PS-LSI+..
    Dy forcat qeverisëse PS-LSI janë aq të konsoliduara dhe të harmonizuara në qëllimet,idetë, programet dhe pragmatizmin politik të sjelljes së tyre,sa nuk ka asnjë rrugë tjetër më bindëse se se ky koalicion.
    Ky është lexim,jo ai se o dvijë NIBIRU të na shkatërrojë.

    Reply to this comment
  14. I.Troplini June 4, 09:51

    Synimi i PD, ndarja PS-LSI?

    Kur dhe kush i pa kèto dy grupime ndonjèherè bashkè nè kèto 4 vite? Transmetimi me valè tè shkurtra midis Saliut dhe Ilirit, funksiononte perfekt, krahasuar me marrèdhènien e matrapazève, midis PS-LSI.
    Pra, nuk i ndan askush kèto “dashnorè tè sè majtès”. Ajo lidhje qè patèn, ishte me kontratè, jo nè baza dashurie.
    Ajo kontratè mbaroi.
    Pèr kontratèn e re, ka matrapazè shumè qè konkurojnè dhe janè tè gatshèm tè firmosin.
    LSI, èshtè ajo qè tha Basha. Njè SHPK. Ai e tha nga halli sepse 3 muajt nè çadèr, ishin planifikuar ti kalonin sè bashku, por e tha ama.

    Botojini komentet Zonja dhe Zotèrinj tè DITA. Botojini edhe kur iu duken si sulme ndaj “kalorèsve tuaj tè fjalès” si ai Bedri Islami nè paçavuren e djeshme.
    Ky èshtè thelbi i ecjes pèrpara sè njè shoqèrie. Mendimi ndryshe qè nuk shkelet dhe nèpèrkèmbet pèr arsye meskine.

    Reply to this comment
  15. qazimi June 4, 10:11

    Duke mbrojtur lsi mbroni hajdutet ordiner.

    Reply to this comment
  16. BUJARI JU DEGJON June 4, 10:46

    Kush nuk e shikon qe Shqiperia behet vetem me EDI RAMEN,ose eshte “qorr”,ose eshte keqdashes i Kombit…
    Kush nuk e kupton qe fajtori per “ndarjen” e se majtes eshte Ilir Muta,eshte ose budalla,ose keqdashes…

    Reply to this comment
  17. Lungara June 4, 11:26

    Termat klasike , parti e majtë , parti e djathtë – në Shqipëri e kanë humbur kuptimin .
    Partia LSI është më imorale se PD !

    Reply to this comment
    • bolognia June 4, 12:28

      Lungara
      me cilin meter e mate ti Moralin ?
      Lsi ka shkuar me 8 burra ?
      dhe Pd eshte shkerdhyer me 7 burra ?

      Na i shpjego pak kete punen e moralit ,
      se une e kuptoje keshtu kete qe ke shkruajtur ::
      PD eshte pak Kurve , kurse LSI eshte shume kurve .
      Po qe , se kjo eshte ideja qe kerkon te percjellesh ,
      duhet Urgjentisht te besh terapine e moralit .

      Reply to this comment
  18. METEH June 4, 12:09

    KM RAMA KA 3.5 VJET QE PO PUNON E LUFTON SI NE RRETHIM..NGA SALIU,GJUKATAT,PREKURORIN TE EMRUAR NGA SALIU,KLD,KLSH,SHISH, ETJ,POR DHE NGA LIKE FLORIRI SI KOLLON E PESTE I FUTUR NGA SALIMORTJA,KU LIKJABATE E KA PIKE TE DOBET POR DHE TE FORTE.KJO VERTETOHET ME KUNDERSHTIT PER REFFORMEN E DREJTESI KU U BASHKUA ME SALIN DHE QE GATI TE TERHIQEEJ NGA QEVERISJA.THIRRJA PER OPOZITEN NE EKSTREM TREGOJ SE LIKJA E SHTYU VET PD NE ÇADER.KERKESA PER TE THIRRUR NE NDOHME PPE PAR PAJTIM ISHTE E LIKES.KJO E DETYROJ RAMEN TA PRANOI,POR DHE MAKALISTERI DESHTOI.DHE LIKJA U HOQ I PADITUR NE MAVESHJEN RAMA-BASHA,KU I DOLI BLLOF TAKIMI ME SALIN NE NJE SITUATE DELIKATE.QELLIMI LULIT E SALIU E LULIT KA QENE NDARJA E LIKES NGA RAMA.NDAJ LIKJA NUK JU PERGJIGJ RAMES PER KUALICION.TE GJITHA TE KQIAT VIJNE NGA SALIU DHE META.LESHIMET E RAMES NDAJ SALIUT E METES ISHIN TE TEPERTA.ZOTI E NDOHMOFT

    Reply to this comment
    • kris 1 June 4, 16:36

      Qe ti rezistoje Rama i ndertuam bunker ne mes te tiranes.Neqoftese armiqte do perdorin lende helmuse e arme berthamore te marre malet me luge ne dore.Te ngreje ceta me xha brahon,xha Servetin dhe te krijoje cetat e cupave te rilindjes.Te perdore atentatore te guximshem si bracia(aq i vogel sa nuk e vret as me snajper) dhe Mrika.
      Ne fund te fundit te riperterije me Saliun marrveshjen e Mukjes.
      Mos u merzit Meteh se Rama nuk ngelet pa buke e drita.Anglo amerikanet i kane gati ndihmat ne Bari.

      Reply to this comment
  19. Ekonomist June 4, 12:13

    “Shqiperia qe duam” bertet Edi Rama. Per ata qe shkojne pas berihajt te Rames kam kete pyetje – Kjo eshte Shqiperia qe duam? Ne se PO pranojeni me gjithcka duke fillu nga Ekonomia e shkerdhyer. Ne se JO, ta heqin kete karagjoz barcaletash se po e ben Shqiperine mos ta doje njeri duke ike nga syte kembet.

    Reply to this comment
    • BABAGHYSHI June 4, 16:43

      Mire,more “ekonomist” , po nuk po na thua , se cilin te veme , pas heqjes se E.Rames ?! Duket qe nuk ke guxim ta thuash , se mos te hidhen ne gryke . Edi Rama nuk eshte ai qe duam , por eshte e keqja me e vogel , qe shqiptaret duhet te zgjedhin , ne lukunine e banditeve . Ne tre vjet e gjysem , ne kushte jashte zakonisht te veshtira per qeverisje normale , vetem nje mrekulli e rene nga qielli , do te kishte kenaqur ty dhe gjithe ata qe vidhnin e vjedhin energjine elektrike e cdo gje qe mundin !

      Reply to this comment
      • Ekonomist June 4, 18:13

        BABAGH(?)YSHI – Po ti nuk di shkrim e kendim or fakir se shkruan GH te BABAGHYSHI, e po kerkon te besh replike. Zaten ju budallenjte analfabete jeni dhe kontigjeni i votuesve te Rames, se Analfabetet te Analfabeti i Ekonomise do shkojne.

        Reply to this comment
  20. Meta-morfoza e Dites June 4, 12:28

    O Dita, ju po na trajtoni ne lexuesve sikur te ishim sylesh qe nuk dime te bejme krahasimin mes “Dites” dje, 2013, dhe “Dites” sot 2017. Ju jeni kthyer ne sherbetoret e Ilir Metes dhe vetem Nikolle Lesi jua kalon ne perulje sherbimesh ndaj padronit. Ju qe nuk thate nje fjale per qendrimet anti shtet dhe flirtet e hapura te Metes me Berishen (jo Bashen), si kunder reformes ne drejtesi ashtu edhe kunder koalicionit PS-Meta, sot dilni dhe na flisni per miopi te Rames qe po genjehet nga Basha. Meta do te mbahet mend si hajduti me bllok dhe qe eshte i destinuar te bej hajdutin ne cdo koalicion pasi nuk eshte parti por shpk qe votat i blen se nuk e voton kush per idologji. Me vjen keq per disa Pena qe vazhdojne shkruajne akoma ketu tek Dita, ashtu sic me vjen keq edhe per ju qe po shkoni drejte fundit tuaj krejte ndryshe nga cdo ta mendonim ne 2013.

    Reply to this comment
  21. Lisi June 4, 13:42

    Shkurt 2008,pavaresia e Kosoves;Qershor 2018 bashkimi i saj me Shqiperine!ja pra perse Edvin Shalegjati i komanduar nga Kinezet e radhes bene marveshje politike me PD!Kjo formule e detyrim i tij eshte shtruar ne tavoline si problem per zgjidhje!Ose me PD e Lul Bashen(shikoni ne te gjitha rastet qe fenomeni Berisha hesht ndodh nje gje e madhe)ose jashte politikes e i diskriminuar si mosdashes i bashkimit te dy trojeve!Ky eshte litari ne fytin e Rames vene nga ata qe per te risjelle ne qeverisje Lulken si detyrim “ylli ne ngjitje”,nguten e sajojne bashkimin ndoshta te parakoheshem ,perse jo me trazira per ballkanin!Kjo eshte aresyeja se perse Rame shalegjati hesht kur duhet folur,merr vendime kur duhet konsultuar e prish aleanca kur duhet te forcoheshin keto !LSI e Likes eshte gjithnje ne lojen e piset si force rezerve ne rast te ndonje termeti duke mos lene partite e vogla me identitet qe te ngrene koke!Shikoni sa bukur thumbon Lulin e Luli ,Liken!Ramshi qe eshte arkitekti i gjithe kesaj levizje as nuk permendet nga te dy lideret(njeri sebep i revoltes popullore ku regjimi kriminel Berishjan vrau 4 te pafajeshem e tjetri urdherzbatues kryesor per keto vrasje selektive si te 2 Prillit 91 por kesaj radhe te filmuara)!Lojra te pista po luhen ne kuriz te ketij populli ketu e 27 vjete!Bishtin e fsheses e drejtojne ata pertej Atlantikut e fshijne ke ti doje menderja duke mbytur me pluhurin e ngritur popullin shqipetar pasi te tre “yjet ne ngjitje “jane paisur me maska!Mjer ky popull ku ne 2018 pret te vendose bustin e “Burrit te shtetit” dhurate nga miqte .

    Reply to this comment
  22. kris 1 June 4, 14:06

    Ne zululand pasi u be vetingu me ndihmen e aleances se atlantikut punet e seksit dhe shitja e tij u vendos te denohej ashper..Para gjykatesit Gold Thesar Skapari u paraqiten prostituta Lulke Amsterdam dhe horri Surrel Ramuci.
    do te falet kush e kishte brenda -tha gjykatesi.
    Propozoj te ngreme nje komision parlamentar se eshte ceshtje e koklavitur tha avokat Tik-tak Ngjala.
    Fshesen e mbajne te tre po bishtin e fsheses po ja fusin popullit

    Reply to this comment
  23. gjermani i fundit June 4, 14:48

    Dita, ju duam shume. Pyetja eshte retorike, se po te shikosh faqen e pare tuajen, bashkangjitur me titullin qe keni me siper keni bere karikaturen e Rames me fshese, ahhahahhaha, dmth e keni bere me figure se kush po fshin dhe e kujt eshte fshesa. Edhe pse duhet thene qe karikatura eshte gjeniale dhe e goditur bukur, se Rama po fshin memorjen e vet dhe te PS. Dhe nje pyetje retorike: Vertet ka njeri me 1 gr mendje te besoje se Salih Berishaj mund te propozoje gjalle ne bote ndonje minister “teknik”? Ai edhe kur i ka te tijte nuk gjen derman, jo me te pèropozoje persona qe te mos jene te asnje pale.

    Reply to this comment
  24. info analitike June 4, 16:24

    Shoket e Dites qenkan merzitur se kryepsikopati ka vendosur te beje aleance me Lulushin dhe jo me Liken e Mones.
    Po mos u merzitni shoke se do te keni edhe ju pjesen tuaj ashtu sic e siguruat pas sulmeve mbi Tahorrin, pastaj mos harroni se ne fund te fundit qe te gjithe jane pjelle e nenes se madhe PPSH.
    Une thashe se ishit te pikelluar ngaqe humbi Juventusi.

    Reply to this comment
    • Info Anali im June 4, 17:30

      O Info ja u fut dhe Saliu yt n qeveri megjithse ne nuk e kemi votuar. Meqe Rama i tregton votat tona sikur i ka te Anetes kam nje pyetje per ty:
      E do PD ne qeveri apo ne opozite?

      Reply to this comment
      • info analitike June 4, 21:35

        Hahah po me idiote si ti Rama tallet si te doje madje fshin edhe bithen. Mbete duke u bere bideja e politikaneve o i gjore ndaj ke mbetur cyryk nga trute.

        Reply to this comment
  25. Gani USA June 4, 16:25

    Problemi i Dites nuk eshte Ilir Meta por lexuesit e verbuar nga propaganda e Edi Rames.
    Te harrosh sot.kush eshte Saliu dh Lulashi dhe t besh koalicion me ta sepse nga qenka Ilir Meta hajdut kjo eshte te vesh duart ne koke.
    Dhe kete “levizje” qe.amniston Sali Berishen dhe Lulzim Bashen ta mbeshtesin votuesit qe votuan Ramen per ndeshkim, kjo pastaj eshte maskarade.
    Qe provon se jemi popull.naiv, me sakte parapopull. Pa kujtese, te semure.
    Pra Dita ti gezosh keta lexues qe.perfaqesojne denjesisht shoqerine e.marre fund shqiptare qe deshiron tani per here te dyte pas 97 te fleje me vrasesin dhe perdhunuesin e vet.
    Zot!

    Reply to this comment
  26. Mersin June 4, 16:46

    E para, marreveshja nuk eshte Rama-Basha por e nderkombetareve. E dyta LSI me Ilir Meten nuk i sherben te ardhmes, pa Ilirin ndoshta po. Iliri ka baba shpirteror Sali Berishen, e ka pike te dobet dhe me 21 janar ishte krah tij. Me kete sjellje e majte eshte LSI me Like Floririn

    Reply to this comment
  27. Preng Pjetri June 4, 17:27

    TIMOÑJERI I RILINDJES….! Kryemistri aktual nuk ngurron te Çfaqe po ndrojtje ambicjet e tij,per te kene vet zot e vet shkop! Edi Rama po tenton ta fuse gjithe qytetarine ne nje autobuz dhe vete te jete shoéri,fatorino dhe dispeqi. Me nje fjale ta fuse gjithe njerezine ne nje these! Me sa duket kjo nuk eshte sarkazem nga ata te tipit kazmatik te zotit Rama. Kjo eshte nje deshire dhe enderr e Çmendur qe ka kapluar keto dite te nxehta zotin Rama. Nuk besoj se shqiptaret dote joshen aq lehte per udhetuar me autobuzin e dalun boje te rilindjes qe s’rilindi kurre. Nuke besoj se sot shqiptaret t’ja besojne timoni e vendit tyre nje shoferi te vetem,madje nje shoferi qe pothuajse i kane skaduar kreditet ne late. Mund te themi se shqiptare preferojme te ecin me kembe sado i veshtire te jete udhetimi. Se sa te hypin kapuc ne autobuzin e derrmuar te rilindjes. Drejtimi i duhur paska qenè i gabuar. Sote ka ardhur koha ti zgjidhin vete shqiptare timonjeret e tyre dhe jo timonjerin! Shqiperia eshte nje anie e madhe ndaj i duhet nje skuader kapitenerie per te udhetuar drejt europes. Nga Preng Pjetri Lezhe.

    Reply to this comment
  28. Jevi June 4, 18:44

    C’far te thuash per LSI,kete parti familjare,ku me largimin de jure te Ilirit drejtimin e mori faktikisht perseri Iliri (Monika).Kjo parti nuk dallon nga partia e Kim Jongut ne Koren e veriut.

    Reply to this comment
  29. Aliu nga Selenic June 4, 19:15

    PER ATA QE DUAN TE DIJE PERSE NUK U REALIZUAN 300 000-je VENDE PUNE
    PERSE NUK U REALIZUAN 300 000 VENDE PUNE.?

    Te nderuar Komentues dhe ju lexues te gazettes Dita.
    Me lejoni te shpreh disa konstatime te mjate qe provojne pamundesine e hapjes se 300 000 vendeve te reja pune.
    Sipas konstatimit tim kjo vjen per keto arsye.
    Programi I katervjecarite te Partise Socialiste te Shqiperise u hartua, ne baze ten je mbeshtetje shume te madhe qe ju premtua shqiperise sice ishte ajo e demontimit te Lendeve Helmuese ne vendin tone. Kjo mase qe do ti jepej qeveris shqiptar kishte nje fonde(sipas analisteve) sa ten je plani marshall te dhen nga Amerika pese luftes se dyte botrore.
    Per demontimin e tyre kjo sipas Ambasadorit Amerikan Arvizu ishte marre edhe mendimi I Saliurt dhe I Lulzim Bashes.
    Pase zgjedhjeve filloi lufta per konkretizimin e ketij plani nga Qeveris shqiptare.
    Pore te mos harrojem se ashtu sikur qeveria qe mori masa per zbatimin e ketij program, edhe opozita shqiptare kishte future hilet nen “toke” e permbi “Toke” per te mos lejuar ardhjen e keture lendeve duke kthyer mbrapshte me qindra million Evro per popullin shqiptare.
    Keshtu Opozita ngriti ne kembe shqiptare duke dhen alarmin se Edi Rama po kerkon te na “helmose” ne e femijet tane. Kjo beri “ buke” te madhe dhe keshtu qe Opozita e shkeli besen e vete ku ne kete mersele edhe Iliri I “Beses” ju be krahe Opozites per mos lejimin e ketyre lemdeve helmuse. Me protekstin se nuk kemi kapacitete per ti demomntuar ne fakte( Specialistet shqiptare te Kimise Ushtarake I more persiper demontimin e tyre pasi ato I kishin demontuar ne vendin tone ato qe kishte Ushtrisashqiptare.)
    Keshtu qe Flamurin per kete e mbajti Zazan Guri.(Ky sazani qe u talle Sali me te duke e ven si kandidat per depute) dhe Qeveria shqiptare ndonse ne hapet e para te saje u detyrua te terjhiqaet nga kjo vendimarrje.
    Arvizi I deeklaroi Lulzim Bashes. Duke ju drejtuar.
    Kushe drejton Partin Demokratike Luli ap tjeterkush duke aludua per Berishen.
    Dhe Lulit I tha:- Lulzim ti shkele vijen e kuqe.
    Nga ky konstatime arrijm ne perfundimin se bisadat qe ishin bere me Lulin Ilirin u shkelen dhe e lan popullin perseri pa keto te ardhura shume te domosdoshme per shqiperine.
    Nga keto arrjme ne perfundimin se I gjith program katervjecare I qeverise shqiptare ishte bere mbi bazen e ketyre te ardhuarve nga keto fonde qe do te jepeshin, pore te pabesit e lan popullin perseri me gishte ne goje.
    E per pasoje Lndet Halmues u demomntuan nga Italian po perseri ne detin tone.Puna ishte qe keto par a te mos merren se Berisha dhe Meta luheshin nga mende e kokes ne se shqiperia perparonte me Partin Socialiste te shqiperise.
    Pra Edi Rama u detyrua te shterngohet shume nepermes reformave per te arritur deri ketu.
    Keto te ardhura I penguin keta qe vetem te miren nuk ja duan shqiperise.
    (Konstatimi im vjen nga deklarate e ishe Ambasadoprit Amerikan Arvizu)
    Kjo eshte arsyeja qe nuk u happen 300 000-je vende pune. Dhe shume te tjera qe ishin planifikuar.!

    Reply to this comment
    • Tahiri nga Buzmadhi June 4, 22:40

      aliu nga Selenica .

      Hajde vella hajde ,
      hajde tek Mali i selenices te losim Yçi – Byçi .
      merri edhe pulat e detit me vehte .
      nje rruge e dy pune.
      Vishu trashe o Ali se mo na ftohesh rruges .
      kur te vish do te tregoje se si i dhame besen
      per te rilindur , dhe Edi u shtrengua shume sa grisi Breket e reja te socialistave …
      ……………………
      Hajde te qajme me oiiiiiiiiiiiii, o ooooooooooooo
      se kemi te shtatat e me vone do ti Hame Hallven socialisteve .
      Ali mbeshtille koken me nape , dhe shtrengoje fort , merr edhe aspirina me vehte .

      ne mos 300.000 vende pune , 3.000 edhe mund ti hapte Rama o Ali ?

      . Nejse populli eshte dembel , e nuk ka qejf te punoje .
      sepse :
      Pune ka po nuk ka specialista o Ali .

      Reply to this comment
  30. vasili June 4, 20:20

    Cuditerisht,Dita ka marre pozicionin e nje naivi,ne nivel handikapi,duke e konsideruar banden e Cepanit,e cila jashte cdo parimi dhe morali njerzor,per vite e vite te tera,ne menyre te dhuneshme pushtetore,ka grabitur vende te panumerta vende pune,ku ka ulur militantet e saj te eger dhe injorante.Mbas kesaj mos pyesni me per korrupsion e kryer nga ata..
    Se sa e xhveshur dhe sa e perdale eshte kjo bande,qe ju z.Adrian,vazhdoni ta quani parti,mjafton tju kujtoje,ate qe likja e ktheu tempullin e legjislacionit,kuvendin,ne nje bordello,ku ´´debolesa´´private e likes,Sali shkerdhente per gjate gjithe kohes,me te gjitha veset,kete kuvend,qe duhet te ish tempulli i demokracise.
    Ne vend qe te jepni dhe ju nje dore ne vazhdim,per zhdukjen e kesaj fare helmatisese,ju dilni dhe na teorizoni,,per vazhdimesine e saj.
    O tempora,o mores!

    Reply to this comment
  31. Niku June 6, 06:33

    Redaksia e gazetes dita po fshesa juaj nga mbane? Redaksia nese nuke e di po me pak deshire e vullnet mundet te hetoje e te dali ne perfundim qe drejtoret e Lsi jane me te koruptuarit qe egzistojne… e dua ti kujtoje redaksise se mbase e ka haruar qe 21 janari populli nuk u ngrit per kriminel berishen po per ILIR METEN qe doli me ze e figure si drejtori drejtorve… i ka duart me gjak dhe Meta njesoj si Berisha por mbase Redaksia e ka haruar se vajten vite… tani po i dhimbsen drejtoret e Lsi qe ne cdo fushate dalin me canta me euro e me kontrat 6 mujorshe per punsim… shume po i dhimbset REDAKSIS drejtoret… por Redaksia e dites duhet te tregoje ca kontributi ca pune kane dhene ministrit e LSI dhe drejtorit e LSI ne qeverisjen bashkpunimin disa vjecar me SALI BERISHEN dhe EDI RAMEN per shqiptaret… po kontributi i LSI me ministra e drejtore eshte ndonje financim per REDAKSIN… NDAJ DHE REAGIMI IM SI QYTETAR ESHTE NDALIMI I KESAJ FSHESE I REDAKSIS SMUND TE KERKOJE BURGUN PER SALI BERISHEN PER 21 JANARIN KUR ME ZE E FIGUR KEMI PRESIDENTIN E SAPO ZGJEDHUR QE BENTE KORUPSION… Drejtesia eshte per te gjithe mos ta haroj REDAKSIA

    Reply to this comment
  32. info analitike June 6, 12:56

    Amani bre shoke po vertete prisni qe qy shoferi pa patente t ‘ju coje ne drejtimin e duhur!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*