E kush nuk do të donte të jetonte këtu!? Mësoni se ku po ndërtohet kompleksi luksoz i banimit

February 21, 2018 15:38

E kush nuk do të donte të jetonte këtu!? Mësoni se ku po ndërtohet kompleksi luksoz i banimit

Një kompleks turistik për super të pasurit është gati të hap dyert e tij në brigjet e Detit Arab në Dubai.

Puna në “Royal Atlantis Resort & Residences” filloi përpara katër vitesh dhe pritet të mirëpresë mysafirët e parë në fund të vitit 2019.

Imazhet e dizajnit të projektit të përfunduar tregojnë se kjo super ndërtesë duket pothuajse si një lojë me kuba, me blloqe gjigante të apartamenteve të vendosura mbi njëri-tjetrin, por që ngrihen deri në katin e 43-të- shkruan Daily Mail.

Kompleksi turistik do të shfaqë një përzierje të zonave bashkëkohore të jetesës, me apartamente që fillojnë nga një çmim fillestar prej 1.4 milion paund.

Por në qoftë se llogaria juaj bankare nuk i përshtatet këtij çmimi, ndoshta ju mund ta vizitoni “Royal Atlantis” si një mysafir.. kur të jeni në Dubai. e.r./dita

February 21, 2018 15:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*