E kush tha që Çiljeta nuk do këndonte :)

June 28, 2014 13:09

E kush tha që Çiljeta nuk do këndonte :)

Të gjithë ata që ishin kuriozë se si do ta përballonte një festë të përbashkët me kundërshtarët Sali Berisha, kanë shansin të mos zhgënjehen. Ka vendosur sërish të mos festojë bashkë. Ka 23 vite në politikën shqiptare, që nuk pranon të festojë kurrë me kundërshtarët, edhe kur festa është e Shqipërisë. Sa herë ka qenë ai në pushtet, kundërshtarët kanë pranuar të festojnë bashkë festat kombëtare apo ngjarje të shënuara. Ish- opozita socialiste madje e shoqëroi deri në Bruksel në vitin 2006, kur u nisën negociatat për marrjen e statusit. Ai nuk i pranoi kurrë. Për tetë vite në opozitë, nga viti 1997 deri më 2005, ai bënte ndaraz dhe festën kombëtare dhe nuk shkonte në ceremoninë e presidentitt.
Ky ishte rasti që ai t’i bashkohej një feste, ku Partia Demokratike ka meritat e saj shumë të mëdha. Por ai nuk ka punë me historinë e Partisë Demokratike, por me egon e tij për pushtet. Dje në mesnatë ka urdhëruar Lulzim Bashën të ndryshojë axhendën dhe të shpallë në të njëjtën orë dhe datë një festë të Bashkisë së Tiranës për marrjen e statusit, ndërsa Bujar Nishanin e ka urdhëruar ta bëjë këtë festë të hënën. E gjithë çfarë kërkon të bëjë është t’u gjejë një alibi gjithë të ftuarve nga qeveria, që mes pritjes së Barozos dhe asaj të Bashkisë, të zgjedhin Bashkinë. Për më tej ka përdorur Bujar Nishanin, i cili përveçse si shef kuadri i PD, po sillet dhe si shef protokolli për t’u organizuar festa. Ai ende nuk ka konfirmuar që do të shkojë apo jo tek festa zyrtare e qeverisë, dhe vetë njofton se do të bëjë festë të tij, për të çuar deri në fund provokimin. Kjo dëshmon se sa konfident është ai me planet më perverse të Sali Berishës kundër imazhit të këtij vendi dhe sa ushtar është në zbatimin e dëshirave të tij. Bile në këtë pikë lë mbrapa dhe Bashën.
Edhe pse protokolli i shtetit ka njoftuar aktivitetet e qeverisë për këtë festë, edhe pse në këto festa janë ftuar gjithë ish- kryeministrat e Shqipërisë, ish- presidentët, ish- kryeparlamentarët dhe ish- ministrat, Sali Berisha nuk e duroi dot. Ai nuk duron dot, që dikush në këtë vend, të ketë shansin t’i shikojë gjithë politikanët bashkë, në një ngjarje të shënuar. Nuk e duron dot të shikojë presidentin e Komisionit Evropian mes gjithë politikanëve shqiptarë dhe të mos jetë ai në qendër të vëmendjes. Nuk e duron dot, që njerëz nga partia e tij, qoftë dhe Basha, të jetë në vend të tij në këto festa. Nuk duron dot (dhe këtu ka të drejtë) të shikojë gjithfarë debilash që ka ngritur në karrierë në PD për t’u tallur me ne, që tani të jenë në vend të tij në festa të tilla. Nuk duron dot të shikojë Bujar Nishanin në krah të Edi Ramës dhe ai të jetë diku më tutje. Ka një mllef me gjithë botën për këtë që po ndodh. Për gati një muaj, qysh nga fillimi i muajit maj, u përpoq ta ndalte këtë festë. Nisi grevat e urisë, futi në çadra militantë të papunë dhe ish- të persekutuar të hallakatur mes vuajtjeve dhe PD, por nuk i eci. Tentoi të ngrejë Lazaratin në këmbë duke ulëritur, por nuk i eci. U bë si i çmendur në Kuvend, duke sharë me nënë, motër e grua deputetët, dhe mori PD zvarrë jashtë Kuvendit që të mos ishte në këto ngjarje. Por prapë nuk ia doli. Statusi u dha. Lazarati ishte një sukses i sigurisë që ofron pushteti i ri në kontrollin e territorit dhe zhdukja e një oazi krimi. Tani ngeli vetëm ceremonia. Shqiptarët u gëzuan për statusin. Ai është kaq i mllefosur që nuk e ndali dot këtë festë, sa tani i ka ngelur vetëm një armë e fundit: ta prishë! Por në fakt nuk ka aq fuqi sa të prishë. Thjesht dëshmon se nuk gëzon dot vetë!

 

***

Liqeni Artificial, si vendi i duhur per një feste Artificiale…

A ju kujtohet Lulzim Basha që lëvizte sa herë Fyle mbërrinte në Tiranë. Shpikte gjithmonë një udhëtim jashtë shtetit, një takim të beftë… Burime të sigurta pranë delegacionit europian të Tiranës tregonin se Basha kishte frikë. Ishte ftuar disa herë në Bruksel nga zoti Fyle por pikërisht ai, burri që kreh flokët me xhel, që të krijon idenë se ështe fiks politikani i dashur për ndërkombëtarët, ai oratori dhe hokatari zhdukej në cast të fundit. Zhdukej si njeriu i mirë Sami Matoshi, si me magji. Ishte pështjelluese sesi një figurë që vinte nga kultura e Euroës perëndimore po sillej kështu. Ndërkombëtarët të shashtisur dhe të befasuar nga kjo sjellje politike aspak diplomatike ishte lehtë e dëshifriueshme, off the record: Lulzim Basha nuk lëvizte gishtin pa lejen e babait të tij, doktor Berishës. I zënë nga ky hall zoti Basha shpiku udhëtimet në vende të ndryshme të Europës. Kur në Tiranë ishte së fundmi komisioneri Fyle, Basha udhëtoi në Gjermani. Një zot e di se kë takoi atje, sepse Merkel e kishte shpallur verdiktin gjerman me kryeministrin Edi Rama duke e konfirmuar këtë edhe në një konferencë për shtyp. Që Lul Basha nuk është rehat kjo nuk ka më dyshim. Paqartësia dhe mos-konseguenca në qëndrime e kanë karakterizuar në këto muaj si kryetar në letër dhe prej letre në PD.

Dje është rikthyer në strehën e Bashkisë së Tiranës dhe ka shpallur festën e madhe përmes një emaili ku shkruhet:

“…Rrugëtim drejt Europës!Për të festuar së bashku  lajmin e shumëpritur të marrjes së statusit të vendit kandidat, Bashkia e Tiranës ka ftuar ditën e shtunë në orën 19:30 në Amfiteatrin e Liqenit Artificial artistë të njohur shqiptarë,  për të performuar pjesë të zgjedhura të kryeveprave të njohura europiane. Repertori i përzgjedhur përmban vepra të kompozitorëve europianë si Moxart, Bethoven,   Vivaldi etj, por nuk do të mungojë dhe vepra e të madhit Çesk Zadeja. Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët ti bashkëngjitën këtij organizimi festiv ditën e   shtunë në orën 19:30 në Amfiteatrin e Liqenit Artificial…”

Liqeni artificial eshte vendi i duhur per një feste artificiale. Zoti Basha drejton dy institucione ku në njërin ka muret, (Bashkia) dhe tek tjeri ka vulën(PD) por në asnjërin nuk është vetvetja dhe i zoti i punës. Sepse Bashkinë e urren, e ka si një hije e cila i kujton se ai është një hajdut i vogël. Partinë e dashuron, por është ende në rolin e dashnores dhe jo të gruas. Në zemër me siguri është një burrë që nuk ka sherr me Europën. Ai do donte me siguri të ishte në Evropë. Pa dyshim vdes ta takoj njëherë Fylen e ti hap merimangat e ndërgjegjës së vrarë, por nuk e bën dot. E vetmja gjë është të bëj një festë, si gjoja mesazh që ai feston edhe pa lejen e shefit të tij. Ndoshta si një meaculpa. Por është shumë vonë për të kërkur falje, shumë vonë sepse si i thonë asaj këngës zoti Basha: The ëinner take’s it all!

E këndojnë Aba-t një grup I madh që Ciljeta , artistja e madhe me siguri s’e ka dëgjuar kurrë.

***

PD bojkoton ceremoninë, tre festa për marrjen e statusit

Statusi i vendit kandidat rrezikon të kthehet në një motiv ndarjeje dhe jo bashkimi siç deklaruan të gjithë komponentët e politikës ditën e marrjes së tij.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ditën e vendimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm organizimin e një ceremonie modeste, ceremoni që pak ditë më pas u vendos të realizohej për të shtunën në mbrëmje në kopshtet e Pallatit të Brigadave.

Në ceremoni, e cila u konsiderua gjithëpërfshirëse, ishin ftuar të merrnin pjesë Presidenti i Republikës dhe të gjithë deputetët. Vetë kryeministri Rama ka këmbëngulur që në ceremoni të ftoheshin edhe të gjithë ish-kryeministrat e 23 viteve të fundit, që nga Aleksandër Meksi tek Fatos Nano e Sali Berisha si edhe ish-ministrat e Integrimit që kanë dhënë kontribut në këtë proces gjatë gjithë viteve që kanë ushtruar detyrën, kryetarët e komisioneve parlamentare, drejtues të shoqërisë civile, përfaqësues të medias, botës së artit, kulturës dhe asaj akademike.

Por, mësohet se në këtë ceremoni që ishte menduar gjithëpërfshirëse do të mungojnë deputetët e Partisë Demokratike. Bashkia e Tiranës ka lajmëruar vetëm të premten pasdite, ndërsa ftesat e Kryeministrisë ishin shpërndare, se të shtunën do të organizojë një koncert festiv për statusin te amfiteatri i liqenit në orën 19:30, pikërisht në orarin e ceremonisë në Pallatin e Brigadave.

Ndonëse kryeministri Edi Rama e theksoi se marrja e statusit të vendit kandidat nuk do të shoqërohej nga festa apo koncerte, por me një ceremoni të thjeshtë gjithëpërfshirëse, koncerti që duket i improvizuar në të njëjtën ditë dhe orë i Bashkisë së Tiranës duket se do ta mbajë sërish të ndarë politikën shqiptare.

Është interesant për t’u parë se në cilën ceremoni apo festë do të marrë pjesë Presidenti Bujar Nishani, pasi sipas burimeve të organizatorëve të ceremonialit në Pallatin e Brigadave, kreu i shtetit ende nuk e ka konfirmuar prezencën e tij.

Por, ajo që bie në sy është se edhe Presidenti ka vendosur të organizojë një pritje të vetën për statusin. Nëpër institucione kanë nisur të mbërrijnë ftesat për një ceremoni festive për marrjen e statusit nga Presidenti i Republikës ditën e hënë në orën 19:30, në një kohë që po të hënën kryeministri Edi Rama ka organizuar një tjetër pritje, këtë radhë në Galerinë e Arteve, pasdite, për nder të vizitës së Presidentit të Komisionit Europian, Zhoze Manuel Barrozo./tch

June 28, 2014 13:09
Komento

19 Komente

  1. Dan Kuqali June 27, 19:20

    Tashti që e dhanë Statusin, opozita do të bëjë çmos të na e marrin.

    Hahahahahahaaaaaaaa

    Reply to this comment
  2. enea June 27, 19:28

    Klase politike IDIOTE!!!

    Reply to this comment
  3. Jozi June 27, 19:53

    PSE E SHIKON EDIN ME XHELOZI OO LAPANJOZ??

    Reply to this comment
    • E VERTETA June 27, 20:06

      Jo, e shikon me nje dashuri te vecante, duket sikur i lyp ndonje gje…
      Nga ana tjeter Rama e me buzeqeshjen e vet dhe pa e pare Lulin, e di qe ai po i lyp dicka…dmth., qe t’ja lere pushtetin ne 2021.
      Ylii Rakipi, duket i qete fare, punet i ka vene ne terezi, euro sa te duash, gazeten ALBANIA e ka mbyllur. Perse i duhet me?!
      Kurse ky i legalitetit me sy te mbyllur, me duket njeriu me i cuditshem dhe agresiv ekscentrik nga te gjithe te djathtet radikale.

      Reply to this comment
  4. JL June 27, 20:06

    e shikon me xhelozi, se nuk e ben dot kurre “vezen” si te atij, jane te pakrahasueshem,
    edi-njeri me vizion dhe nje menaxher i shkelqyer
    ndersa ky tjetri as emrin nuk dua t’ja permend, vetem negativitet percjell hipokriti me i madh ne politike mundohet te kopjoje idete e tij, por eshte EMPTY SUIT, sic i thone ne europe

    Reply to this comment
  5. esen June 27, 20:10

    Dy Kamber ne nje dere!

    Reply to this comment
  6. ildi June 27, 20:15

    Shqitraret nuk e meritojne kete klas politeke,shume deshperuese nuk eshte kjo,keta meritojne nje Binladen qe ti zhdukij te gjithe pa perjashtim.

    Reply to this comment
  7. [email protected] June 27, 20:25

    Eshte heret , s’keni pare gje akoma !
    Rama ,gjgande i politikes Ballkanase !
    Ky eshte ylli i shqiptareve,te atyre shqiptareve qe jane ndjere te shqelmuar per 24 vjet !
    Presim dite te mbrekullueshme,por pa hijenat udbadhe qe shkaterruan komplet kombin tone pergjate gjithe pozites dhe opozites se tyre !
    Vetem Edi Rama dhe askush tjeter nuk mundi t’ibej mire popullit shqiptar.
    I urojme suksese te gjithe atyre qe moren persiper rregullimin e rrumpalles qe lae prapa tufanet udbashe …..

    Reply to this comment
  8. Tani June 27, 20:34

    PD po vazhdon te shkaterroje kete komb.

    Reply to this comment
  9. Meteh June 27, 20:50

    2 BB u vjen turp nga marrzit qe kan bere ne vitet e qeverisjes se tyre,ndaj duan ta privatizojne marrjen e statusit.Rama e beri ftesen per te gjithe(perveç Çiljetes).Turp per ta,ate fare te keqe qe ne keto 23 vite ka sjell veç urrejtje,shpifje,vjedhje,vrasje.

    Reply to this comment
  10. kaninioti June 27, 20:54

    Tashi qysh t’ja beje cilit maloku se kushedi sa leke i kish premtuar per koncertin???????

    Reply to this comment
  11. Andrea June 27, 21:27

    Edhe njehere mercenaret e U.D.B.se deshmuan se kurre nuk kane dashur qe shqiperia ti bashkohej Europes me dinjitet si nje popull qe di te cmoje vlerat e demokracise.Eshte vota plebishitare e 23 Qershorit te nje viti me pare qe ju dha ate qe meritonin kesaj bande kusaresh dhe kriminelesh,ketij llumi te kombit shqiptar,ku edhe nderkombetaret bene vleresimin maksimal per qeverine e EDI RAMES e cila me perkushtrim po punon per nje dhtet ku te mbizoteroje ligji,drejtesia dhe punesimi total i ketij populli te mbrekullushem.Edhe njehere P.D.ja po deshmon se kure nuk ka qene per demokraci,por perfitime dhe pasurim te horave,hajduteve dhe krimineleve te ketij vendi duke mare dhe vleresimin nga bota per qeverine e Saeh Berishovicit si nje qeveri gangsteresh.Ne hale te vene keta shpirt ZINJ dhe se shpejti i pafshim para togave te zeza per te dhene llogari per krimet qe i kane bere ketij kombi.

    Reply to this comment
  12. Jozi June 27, 21:44

    SI RI EDI SI KAPEDAN KURSE LULKA SI SPIUN

    Reply to this comment
  13. MARKO June 27, 21:56

    Na mbeti Ciljete bythperpjeta pa koncert.

    Reply to this comment
  14. arbeni June 27, 22:03

    Gatim alla shqiptar

    Reply to this comment
  15. shqiptari June 27, 23:03

    TE GJITHA KETO JANE PLANET DJALLEZORE TE VICIDOLLPLAKUT , ANTISHQIPTAR I TERBUAR , HITLERI I DITEVE TONA. KUR DO TA SHIKOJME PRAPA HEKURAVE TE ULERIJE SI QEN I TERBUAR OSE TA MBYLLE GOJEHALENI PER GJITHMONE ?? VDEKJE EEEEEEEEEE PER TE SA ME SHPEJTTTTTTTTT !!

    Reply to this comment
  16. SALA June 28, 13:43

    Mosha e tret mendon,kur sheh nje mistrec plak,qe e beri lemsh, Shqiperinë:Ky sojsez t’i marr te keqen Enver Hoxhes,Ai na vllazeroi ,ky futi perçarjen,mbolli urrejtjen,vrasjet,paska qene monster…..

    Reply to this comment
  17. Neser June 28, 16:10

    Ciljeta kengetare shume profesioniste,ka te drejte doktori.

    Reply to this comment
  18. Ja ke fut kot plako! June 28, 19:39

    SRB nuk feston statusin…..por marrjen e bankes qe ka bere pislleqet. Po i zhduk deshmitaret qeni, sa e madhe qenka banda????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*