E majta e re

March 19, 2016 19:31

E majta e re

Nga Erjon Braçe – Ne kohe krize, e dizavantazhuara e madhe eshte “E Majta”;

Ideologjia mbaron dhe, dalin ne drite shkurtimet e medha; ne shpenzime, llogarine sociale me se pari-shkurtohen rroga, bonuse, pensione, pagesa solidariteti, vende pune posacerisht;

ne llogarine kapitale-investimet ne arsim, shendetesi, bujqesi me se pari, me tej ne infrastruktura jetike, rruge, impiante te furnizimit me uje dhe me energji elektrike;

shkurtohen buxhetet e sherbimeve edhe pse te domosdoshme;

nisin privatizimet masive te prones publike dhe rriten taksat per qytetaret e bizneset.

Eshte shume e djathte si recete dhe ndaj, “E Majta” vihet nen presion dhe akuze.

Prej disa muajsh, te gjithe bashke, jemi shtyre padrejtesisht drejt dilemes:

Jemi apo nuk jemi te majte ne socialistet shqiptare?!

Ska ndonje prove te qarte per dilemen-akuze, por radhiten hidhur, koncesionet, shtresa e pambrojtur e supermenaxhereve, borxhi public, deri vaksinat e femijeve.

Padija, padija funksionale dhe pak me ndryshe-refuzimi per te pranuar faktet, jane problem edhe mes nesh.

Po cfare kemi bere ne deri tani dhe, a eshte E Majte kjo?!;

Kemi mbrojtur shtresen me te ardhura te vogla nga puna dhe shtresen e mesme te shoqerise, duke ulur tatimin mbi te ardhurat e tyre dhe, kjo eshte E Majte;

Kemi mbrojtur shtresen e sipermarresve te vegjel e te mesem, duke zeruar dhe ulur tatimin mbi te ardhurat e tyre dhe, kjo eshte E Majte;

Kemi tatuar me fort, ne tre dhe kater shkalle progressive (0-5-15-50%) te ardhurat e larta nga puna, kapitali, dividentet, aksionet, qirate, depozitat e larta, pasuria gjithashtu dhe, kjo eshte E Majte;

Kemi zeruar TVSH per ilacet, sherbimet mjekesore, paisjet mjekesore te inplantueshme me funksione jetike brenda trupit te njeriut dhe, kjo eshte E Majte;

Kemi ulur cmimet e ilaceve edhe me 30% te tjera per cdokend dhe, kjo eshte E Majte;

Kemi zeruar pagesen 10 mije lekeshe per cdo vizite tek mjeku I familjes per 600 mije shqiptare te pasiguruar- si pika e nisjes ne nje sistem referimi per nje sere egzaminimesh mjekesore, tek mjeku specialist dhe me tej, pagesa e te cilave eshte ulur me disa fish duke arritur prane zeros dhe, kjo eshte E Majte;

Kemi ofruar sherbimin parandalues permes kontrollit baze shendetesor pa pagese, per cdo burre e grua mes moshes 40-65 vjec dhe, kjo eshte E Majte;

Kemi mbitaksuar duhanin, pijet alkoolike, pijet energjike per te mbrojtur shendetin dhe, kjo eshte E Majte;

Kemi shpetuar nga falimentimi skemen e madhe te pensioneve- te disa brezave burra, gra, djem e vajza kontribues dhe, kjo ishte e drejte se pari, por dhe E Majte;

Kemi vendosur pensionin social per burra e gra te moshuar, pa asnje te ardhur per vite te tera me radhe dhe, kjo eshte E Majte;

Kemi ulur moshen e pensionit per minatoret dhe kemi rritur pensionin per ta dhe, kjo eshte E Majte;

Kemi ndertuar nje korrelacion te qarte mes kontributit ne sigurime shoqerore dhe perfitimit duke hequr tavanin diskriminues ne perfitime, me pasoje rritjen e pensioneve nga 4-40% dhe, kjo eshte e drejte;

Kemi rritur pensionin patriotik te veteraneve te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare dhe, kjo eshte e drejte se pari dhe, E Majte;

Kemi cliruar pensionistet qe punojne ende, nga detyrimi per te paguar sigurime shoqerore e shendetesore dhe, kjo eshte e drejte dhe E Majte;

Kemi rritur me 60% pagesen e papunesise duke mbrojtur punetoret ne rastin e humbjes se vendit te punes dhe, kjo eshte e Majte;

Kemi shuar borxhet e padrejta dhe, do kthejme pas deri ne qindarken e fundit te marre padrejtesisht nga ish ushtaraket dhe, kjo eshte e drejte;

Kemi zgjidhur krizen ne sektorin elektroenergjitik, duke nisur nga rishtetezimi I kompanise furnizimit masiv me energji elektrike, po vijojme shnderimin e saj ne nje shoqeri publike te menaxhuar ne baze te rregullave dhe standarteve dhe, kjo eshte e drejte dhe E Majte;

Kemi ristrukturuar ne ulje cmimin mesatar te energjise elektrike per familjet dhe, kjo eshte e drejte dhe shpetuese;

Kemi mbrojtur cdo familje nen kete mesatare-familje ne nevoje-ndihme ekonomike, invaliditet, papunesi, pensioniste, duke kompesuar cdo qindarke efekt dhe, kjo eshte E Majte;

Kemi shuar borxhe te padrejta, kemi shuar kamatvonesa duke nxitur dhe lehtesuar kulturen e pageses se faturave te energjise elektrike ne perputhje te qarte dhe me kushtet sociale dhe, kjo eshte e drejte dhe E Majte;

Kemi mbikqyrur tregun- edhe pse ne menyre te pamjaftueshme, me qellim percjelljen e mire te uljes se cmimeve te mallrave e sherbimeve ne energji, ushqime, transport, shendetesi dhe, kjo eshte E Majte;

Kemi hapur dhe formalizuar 170 mije vende pune, duke rritur punesimin e ndershem e te mbrojtur me page reale, sigurime shoqerore e shendetesore dhe, kjo eshte E Majte;

Kemi subvencionuar prodhimin e mijera bujqve ne fshat, prodhimin bujqesor e blegtoral, grumbullimin dhe perpunimin e tij dhe, kjo eshte E Majte;

Kemi zeruar tatimin mbi transaksionet e tokes bujqesore brenda familjes e me gjere, me qellim lehtesimin e bashkimit te fermave ne siperfaqe me te medha, krijimin e nje tregu formal te tokes bujqesore dhe, kjo ishte e drejte dhe E Majte;

Kemi subvencionuar investimin ne teknologji duke zeruar TVSH per makineri e pasije ne bujqesi, manifakture, industri, energji, shendetesi dhe, kjo eshte E Majte;

Kemi subvencionuar perpunimin ne vend te mineraleve, duke zbutur renten minerare te produktit ketu dhe, kjo eshte E Majte;

Kemi vendosur nje rregjim ligjor kontrolli mbi territorin, mjedisin, pyjet, parqet, floren dhe faunen dhe, kjo eshte E Majte;

Kemi rritur duke e cuar ne nje nivel te ri taksen e betonit dhe, kjo eshte E Majte;

Kemi nisur e po zhvillojme duke ndertuar nje model te ri urban me qindra mijera katror sheshe urbane, shetitore, trotuare, rruge, parqe, fusha sportive, palestra per cdokend e pa kosto per ta dhe, kjo eshte E Majte;

Kemi legalizuar ne shumefish mijera banesa, struktura sherbimi e prodhimi pa pagese dhe, kjo eshte E Majte;

Kemi sanksionuar ligjerisht nje zgjidhje te drejte, te ndershme dhe proporcionale per ceshtjen e kthimit dhe kompesimit te pronave te konfiskuara, bazuar ne titullin kadastral te prones se konfiskuar dhe cmimin e sotem te tregut dhe, kjo eshte e drejte;

Po shnderrojme shkollat ne qendra komunitare, duke I dhene prioritet dijes pertej klases se ngurte, dijes profesionale per pune, pjesmarrjes ne maredhenie komunitare dhe, kjo eshte E Majte;

Kemi trefishuar numrin e familjeve qe perfitojne librat falas per femije jetime, femije te trete, femije te familjeve te marxhinalizuara dhe, kjo eshte E Majte;

Kemi mbyllur perfundimisht fabrikat arsimore te diplomave pa vlere, kemi nisur nje proces vleresimi dhe akreditimi te cdo shkolle te larte duke garantuar cilesine, investimin e cdo prindi e te riu per edukim, duke mbrojtur edhe ketu te pamundurit, te tjere te rinj te familjeve te zakonshme, ekselentet dhe, kjo eshte e drejte dhe E Majte.

Nuk po shtoj me ne liste;  ka edhe me masa te majta qe, ne teresine e tyre fiskale e buxhetore, kane formesuar e financuar reforma te thella strukturore, shtetndertuese, zhvilluese, lehtesuese, mbrojtese dhe garantuese per qindra mijera familje shqiptaresh, te cilat, kane fituar akses e mbeshtetje, sherbime e garanci- ne tregun e lire, tregun e punes, tregun e mallrave, sherbimeve, ne shendetesi, arsim, pensione e te drejta themelore te lidhura me statusin e tyre shoqeror, ekonomik, social e pronesor.

Jane: 155 miliard leke te reja ne llogarine e sherbimeve ne dy vite dhe kete vit;

204 miliard leke te reja ne llogarine kapitale te investimeve publike ne dy vite e kete vit;

507 miliard leke ne llogarine sociale te pensioneve, ndihmes ekonomike, pageses se papunesise, pageses se aftesise se kufizuar; te cilat kane mbeshtetur gjithe sa me siper me shpenzime, pa te cilat do ishte e pamundur.

Jane: 17-19 miliard leke te reja ne vit qe,

I kane shkuar drejtperdrejt cdo familjeje te punetoreve, nepunesve, edukatoreve, mesuesve e pedagogeve, infermiereve, mjekeve dhe punonjesve te tjere te sherbimit shendetesor, punonjesve te sigurise etj, si tatime e taksa te ulura ndaj te ardhurave te tyre, mallrave e sherbimeve, sherbime publike gjithashtu, te marra me cmime te ulura edhe per shkak te tatimeve te zeruara mbi to apo te mbuluara drejtperdrejt me para publike; posacerisht familjeve te shtreses se mesme, sipermarresve te vegjel e te mesem;

Jane; 170 mije punetore me shume sot qe kane nje vend pune te ligjshem dhe marrin nje page reale; per here te pare qe nga viti 2010 kur numri I te punesuarve nisi te bjere ne menyre te frikshme.

5 miliard leke me shume jane te ardhurat nga pagat bruto.

Por me e rendesishmja; 70 mije punetore te rinj jane ne fashen e rrogave 30-130 mije leke, duke zgjeruar shtresen e mesme ne kete kategori; nje shtrese amortizuese mes asaj me te ardhura te uleta dhe asaj me te ardhura te larta nga puna.

Une besoj se I njejti fenomen do te ndodhe edhe tek sipermarrja, pas ndryshimeve te forta ne politiken fiskale ndaj biznesit te vogel qe edhe mund te thellohen, me synim zgjerimin e shtreses ne mes biznesit te vogel e atij te madh, shenjat po duken.

Dua te pyes: A eshte e mjaftueshme kjo?

Natyrisht qe “jo”!

A eshte me mire se sa ishim ne qeverisjen e Sali Berishes kjo? Natyrisht qe “po”!

A duhet ne te mbeshtesim ambicien per rrezimin e kesaj Qeverie-jo aksionit te Berishes, por ambicies ketu brenda nesh?

Une jam i vendosur te them “jo”!

Kam jetuar per 23 vite gjithcka ka ndodhur ne PS; ju them me qetesi se, e kam jetuar PS-ne nen ethet e ambicies, me 4 kryeministra qe iken e erdhen, I linin vendin njeri tjetrit duke permbushur ambicie personale, por duke destabilizuar qeverisjen derisa e derguan PS ne opozite.

E kam pare nje gje te tile edhe ne Britani, ku ambicia e Braun e largoi Blerin, por duke derguar laburistet ne opozite te gjate;

Eshte me i dhimbshem rasti grek, ku ambicia e Venizellos u permbush, por PASOK nuk egziston me.

Kjo Parti sot, tani e ne vijim ka nje pergjegjesi:

Qeverisjen ne te mire te shqiptareve!!

Ky eshte viti vendimtar per qeverisjen;

Reformat e kryera plot kosto dhe, sacrifice sociale e politike, prej te cilave, shqiptaret duhet te marrin frutet ne familjet e tyre, permiresimin e cilesise se jetes se pari, ndersa ne duhet te marrim frutet politike.

Cdo destabilizim I qeverisjes tani, do te kete kosto te madhe per kedo ne kete vend, natyrisht edhe per ne si parti.

Thene kete, une sfidoj cilindo te me deshmoje, me fakte, se Sali Berisha vete apo ne formen e replikuar te tij si Lylzim Basha, Analfabet Ristani, Rimerr Bode, Haber Imami, Fatlum Noka, Liberalizim Pollo, Genc Rruli, Myqerem Tafali, Aldo Bumi, Jozefina Topalli, Gang Strazimiri, Prona Tabaku, Edi Paloka, te gjithe bashke si qeveria e tyre, qeverisin me mire se po ata, te njejtet; karahasimi me ne as qe vlen.

A mund te vleje ambicia e gjithkujt per te shkaterruar apo rrezuar kete Qeveri me koston e rikthimit te ketyre?

Pergjegjesia jone eshte qeverisja ne sherbim te shqiptareve;

Pergjegjesia jone eshte te bejme drejtesi.

Rrezimi I qeverise, nuk eshte sherbim ndaj shqiptareve;

Rrezimi I qeverise tani nuk do te ofroje kurre drejtesi.

Ne ane tjeter une do vijoj te pyes:

A duhet ne te thellojme te Majten ne qeverisjen tone?

Une me te njejten vendosmeri them “po”!

Por cilen te Majte duhet te thellojme?

Ate te shekullit te shkuar?

Ate qe ne kete kapitalizem u konformua ne nje beteje mes shtetit dhe tregut?

Ate qe ushqeu vec rrugen e besimit vetem tek shteti? Ate qe propozohet sot ketu me vemendjen e shtuar tek parate dhe konsumi?

E Majta gjallon, eshte e sulmuar fort nga populizmi, por qendron per te ofruar zgjidhje te realizueshme dhe te qendrueshme.

Per cfare diskutohet sot ne te Majte?

E para;

Per PABARAZINE;

Jo vetem mbi pabarazine ne te ardhura, por me shume per pabarazine ne mundesi.

Per shkak sistemit fiskal favorizues per te ardhurat e larta, fitimet po te tilla nga kapitali, dividenti, aksionet, qirate, depozitat e medha, pasuria; privatizimeve, evazionit te larte dhe korrupsionit, monopoleve me norma te larta fitimi ne treg;

Per shkak te renies se forte te rritjes ekonomike pas 2009-tes, duke fikur mundesine ekuilibrimit deri diku te normes se forte te rritjes se fitimeve nga kapitali I akumuluar ne kete menyre;

Pabarazia ne te ardhura, por edhe me fort, pabarazia ne mundesi, eshte problem me I madh qe ne duhet te adresojme.

Duhet ta fillojme me mundesite; per te lehtesuar hyrjen ne treg, marrjen pjese lirisht ne transaksione, zhvilluar e rritur, konkuruar e fituar nga aksesi ne perdorimin e pasurise, burimeve natyrore, aksesi ne financime, aksesi ne tregun e punes gjithashtu, aksesi ne sistemin e drejtesise posacerisht-ai garanton gjithe me siper;

Duhet te vijojme me tatimin e forte te te ardhurave nga kapitali; ka nga ata qe degjojne tani e pyesin: me?

Po ku?

Tek monopolet; te ardhurat e tyre jane rritur shume, jane te medha ne menyre te pandaleshme dhe nje shkalle e re tatimore ne sistemin tone progresiv per to, duhet tani;

Tek perjashtimet ligjore e kontraktuale, te cilat po bejne te mundur qe kompani te shfrytezimit te te mirave tona publike, kombetare, te paguajne tatim fitimi sic biznesi I vogel, apo pak me shume, por shume me poshte se shkalla tatimore qe vlen per ta.

Tek fitimet qe transferohen jashte vendit ne nje mase te konsiderueshme e qe vijne nga norma shume te larta fitimi.

Une nuk e pranoj dot dhe ne vitin e trete qe;  te humbim kohe duke degjuar ministrin prej vitesh te thote se, po hartojme nje kontrate te re; te trasheguara e te padrejta jane, ne duhet ti kishim ndryshuar.

Se dyti; Per VARFERINE;

Jo vetem si varferi prej te ardhurave te pamjaftueshme, por me shume si varferi te aftesive te pamjaftueshme.

Duhet te ndryshojme edhe me fort tani per me shume akses dhe cilesi ne arsim per te gjithe, madje te detyrueshem si arsim professional dhe te kushtezuar per femijet e familjeve ne nevoje; eshte arsimi I punes;

Akses te pa kushtezuar nga sigurimet ne sherbimin shendetesor apo parate per tarifa, duke rritur aftesite e gjithkujt per te rritur rendimentin dhe mundesine per te perfituar nga aftesite e tij; ndaj duhet te vijojme perpara me sherbimin shendetesor per te gjithe.

Se treti; Per RRITJEN EKONOMIKE;

Jo si qellim ne vetvete, por te fokusuar tek shperndarja dhe punesimi.

Thuajse per nje 10 vjecar, rritja ekonomike po perthithet e gjitha nga sektore te ngushte, pa punesim masiv dhe me fitime te larta; me ngushte akoma, nga 10-15 kompani qe nderrojne vendet ne renditjen e me te medhenjve me njera tjetren.

Edhe kjo po perqendron pasurine e po thellon pabarazine kur duhet te ishte ndryshe, te amortizonte normen e larte te fitimeve nga kapitali.

Po ndodh edhe me keq; parate e fitimeve, jo vetem qe nuk po mbeten ketu, por po transferohen jashte duke I munguar ketij vendi, shoqeruar me falimente te qellimta, duke goditur rritjen e ekonomise te kushtezuar edhe prej tyre; Belle Air, Armo, Cez, tani Kurum, jane shembuj te ndeshkueshem.

Ndaj; Rritja ekonomike ne sektore me punesim masiv duhet financuar, ne nje aksion publik kunder pabarazise e varferise; duke ulur gjithashtu varesine nga goditje te sektoreve ku kriza po shfaqet ne menyre ciklike.

Se katerti, Per BORXHIN;

Jo si argument politik ne nje beteje te strezgjatur elektorale edhe brendapartie, por ne funksion te shpenzimeve.

Sa I madh do te jete sektori publik-kjo eshte dilema ne te majte sot, fokusuar jo aq tek rrogat e sektorit publik, se sa tek shpenzimet e mira, ato qe duhet te financojne aksionin publik kunder varferise se mundesive, posacerisht ne arsim, shendetesi, infrastrukture qe ndryshon e permireson cilesine e jetes; edhe per nje arsye me shume; sepse ulja e varferise ne te ardhura nuk duhet ta kufizoje aksionin publik kunder varferise.

Nje urdherese ka sot;  shpenzoni, shpenzoni me ndershmeri e pa korrupsion para publike, duke krijuar mundesi e aftesi nder njerez.

Se pesti, Per PUNESIMIN;

Jo si statistike fituese politike, por si produkt I lehtesive ekonomike, mundesi tej barrierave burokratike e fiskale, pjesmarrje ne tregti e prodhim, siguruar te ardhura per vete, ne nje perpjekje te dyfishte per te luftuar varferine e pabarazine;

Mbrojta e garantimi I punes, me nje page reale, tatim te ulet, rregulla te reja per oret e punes, kualifikimin e vazhdueshem dhe mbrojtjen nga pushimet arbitrare, mbrojtjen e metejshme nga humbja e punes, duhet te ndodhin tani.

Se gjashti, Per FINANCIMIN;

Jo duke u dorezuar para biznesit superfitues te bankave, pushtetit e arrogances se menaxhereve te shumepaguar te tyre, por per aksesin ne financim te lire, pak te kushtueshem, te ndershem e afatgjate te gjithkujt.

Mbi 140 milion euro ishte fitimi I bankave ne vitin qe u mbyll; pranuar boterisht, ardhur si reflektim I politikes monetare-si diference e forte mes interesave dhe, favoreve ligjore.

Fola per interesat per te theksuar se, ato te kredive te shtrenguara per qytetaret e sipermarresit mbeten te larta; ne rastin me pak te keq per shkak te riskut te shtuar nga nje sistem qe nuk funksionon e nuk jep te drejte dhe, ne rastin edhe me te keq per shkak te babezise per te fituar gjithnje e me shume.

Duhet te bejme konkurues sistemin banker, me transparent gjithashtu, vecanerisht per kostot e fshehura qe vijojne habisin e grabisin qytetaret e sipermarresit.

Se shtati, Per KONCESIONET DHE PPP-te;

Jo si argument politik I sikletshem per te majten, as per te shtuar fitimet e nje clientele te ngushte perfituesish, gjithnje rreth e rrotull qeverive, por si mundesi per te angazhuar fonde investimesh pertej buxhetit, me qellimin e vetem per te zhvilluar sektore te ekonomise, me tej permiresuar sherbime ndaj qytetarit, pa kosto per te.

Ky eshte sot dallimi mes asaj qe kemi trasheguar nga qeveria e Sali Berishes ne dhjetera kontrata dhe, asaj qe ne po zhvillojme sot:

Ai vendosi taksa te fshehta port e drejtperdrejta per qytetarin per sherbime qe I perfitonte shteti dhe fitime qe I merrte koncesionari, Ne po detyrojme koncesionarin te investoje nga parate e tija ne infrastruktura qe I sherbejne qytetarit me kosto zero, te shlyera ne kohe nga shteti.

Kosto zero per qytetarin, duhet te jete kushti yne tani e ne vijim.

Se teti, Per ARSIMIN, SHENDETESINE;

Jo per te vijuar perplasjen ne kurthin historic e banal tashme te perqindjeve te shpenzimeve ne buxhet apo me rritjen ekonomike, por per gjithcka qe ju spjegova me lart, per te luftuar varferine e mundesive dhe aftesive.

Aksesi I lire e pa kosto I gjithkujt ne arsim e shendetesi duhet financuar edhe me shume tani e gjithmone.

Se nenti, Per URBANIZIMIN/HAPESIREN PUBLIKE;

Jo si permbushje te nje shije estetike, deshire per te bukuren gjithashtu, por per te ndertuar qytete ku gjithkush ka lirine e tij ne hapesiren publike, sheshe, trotuare, shetitore, parqe, kende lojrash, trafik, aksesin e lire ne te mira te patregtueshme qe ndryshojne jeten dhe cilesine e saj.

Se dhjeti, Per KONSUMIN;

Jo si rendje pas “kamjes” qe matet, krahasohet, kthehet ne status social prej konsumit, por duke krijuar mundesine per te konsumuar te mira qe nuk tregtohen por qe ndikojne e ndryshojne cilesisht jeten e cdo qytetari.

Nje ekonomi per shoqerine dhe jo nje shoqeri per ekonomine, mund ti jape fund perpjekjes se konsoliduar te gjithkujt, ardhur prej perqendrimit te pasurise, per te kthyer cdo gje publike, nga te mira te pa tregtueshme ne perfitim per vete duke detyruar kosto per cilindo qytetar qe I humb ato.

Ka jete pertej parase, ndaj mirqenia dhe jo kamja duhet te jete synimi yne.

Se njembedhjeti; Per DEMOKRACINE;

Jo per demokracine e brendeshme te nje organizate-as qe e ve me njeri ne diskutim ate ndaj dhe, nuk mund te relativizohet nga cilado ambicie personale, qofte edhe legjitime, por per

Demokracine si vendimmarrje.

Kam folur edhe here te tjera per kete ketu, I shqetesuar nga fenomeni I perbotshem I momentit, por edhe nga rastet e qarta te shfaqura edhe ketu;

Ndikimi I vendimarrjes nga nje kaste ekonomike qe kerkon me cdo kusht favore qe here lobon, here preson sic shihni medemek protesta parimore gjithnje e me shpesh, here ble politiken dhe here hyn vete ne politike per te vendosur;

Kam mbetur thellesisht i tronditur se si ne fundviti, lobi i industrise se birres dhe lobi i industrise se lojrave te fatit ja doli te ndryshoje vendimmarrjen ne favor te tij, ruajtjes se nje statuskuoje te fitimeve te medha edhe per nje vit apo me shume.

Kjo nuk eshte vendimmarrja qe i sherben qytetareve porn je grushti tregtaresh me akses te plte ne vendimmarrje per vete.

Duhen rregulla te reja per te mbrojtur demokracine nga presioni I kesaj kaste qe shtohet sa me shume qe perqendrohet pasuria.

Shoke, mendova te ndaj me ju disa prej ideve te nobelisteve Amartia Sen, Pol Krugman, studimet fantastike per mua te Tomas Piketi e Stefano Bartolini, ide te cilat I perpij me deshire jo per te sfiduar dike ketu, sfiduar padijen gjithashtu, por per te sherbyer me mire per qytetaret, sherbyer si I majte me te majten si zgjidhje.

Nuk eshte faji im qe dikush mund te ndihet I tejkaluar prej te majtes se re.

Elinor Ostrom eshte I treti ne radhe, nje nga nobelistet e shekullit te ri; ai deshmoi se komunitetet lokale mund te funksionojne mire ne administrimin e burimeve te perbashketa, pa patur nevoje per shtetin po aq sa dhe per privatizimet;  gjeja me e mire eshte te nisemi nga baza-ishte idea e tij.

Te nisesh nga baza eshte nje shtyse e forte, ashtu sic idea e tij e administrimit eshte sfiduese; synon ndertimin e nje ekonomie per shoqerine.

Te nisesh nga baza vlen per ekonomine, por vlen dhe per ne.

Te nisem nga baza me ka sjelle ketu, me mban me kembe ne toke per te bere punen time, sherbyer per komunitetin si i majte.

March 19, 2016 19:31
Komento

8 Komente

  1. intelektuali March 19, 19:58

    E MAJTA E RE E EDVINIT DHE LIKES ESHTE NJESOJ SI E MAJTA E VJETER E ENVERIT

    Po te shikosh retoriken demagogjike te MAJTES SE RE te Edvinit dhe servileve pas tij menjehere te shpifet para syve E MAJTA E VJETER e Enverit dhe e Partise se Punes me nje tabor servilesh dhe demagogesh nga pas qe e benin Shqypnine si nje:

    FANAR NDRICUES NE BOTE

    prandaj ne, intelektualet properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga Enveri dhe Nexhmija i themi servilit te Edvinit, Erjon Brace qe me dacibaot e tij te gjata plot me lavderime dhe mburrje dallkauke per BOSIN dhe Partine, pra ne, intelektualet properendimore te cilet nuk e honespin dote propaganden enveriste 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit i themi Erjonit te vogel me goje te madhe:

    IK DHE BEJ SHURREN O ERJON BRACE ME DACIBAOT E TUA ENVERISTE NE DITA SE RILINDJA SOCIALISTE E EDVINIT NUK KA ASGJE PER T’U MBURRUR PER 2 VJET NE PUSHTET.

    IK O ERJON DHE SHKO E JEPI NDONJE MEDALJE TJETER NEXHMIJES, VITOS PSE JO EDHE FULLAN KUSARIT SE PER PUNE TJETER NUK NUK BENI DOT!

    Reply to this comment
    • Tani March 20, 12:08

      Keto lloj dilemash i ke vetem ti o erjon plera, ti bashke me kryetarin tend mund te keni kshu dilemash se socialistet shqiptaer e dine sh mire se jane te majte por ju per arsye se doni diktature dhe te vidhni bashke me bizneset nuk po ndiqni parimet e majta dhe tani na ben artikull ti k… se a jane socialistet te majte??!! Turp plere

      Reply to this comment
  2. intelektuali March 19, 19:59

    E MAJTA E RE E EDVINIT DHE LIKES ESHTE NJESOJ SI E MAJTA E VJETER E ENVERIT

    Po te shikosh retoriken demagogjike te MAJTES SE RE te Edvinit dhe servileve pas tij menjehere te shpifet para syve E MAJTA E VJETER e Enverit dhe e Partise se Punes me nje tabor servilesh dhe demagogesh nga pas qe e benin Shqypnine si nje:

    FANAR NDRICUES NE BOTE

    prandaj ne, intelektualet properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga Enveri dhe Nexhmija i themi servilit te Edvinit, Erjon Brace qe me dacibaot e tij te gjata plot me lavderime dhe mburrje dallkauke per BOSIN dhe Partine, pra ne, intelektualet properendimore te cilet nuk e honespin dote propaganden enveriste 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit i themi Erjonit te vogel me goje te madhe:

    IK DHE BEJ SHURREN O ERJON BRACE ME DACIBAOT E TUA ENVERISTE NE DITA SE RILINDJA SOCIALISTE E EDVINIT NUK KA ASGJE PER T’U MBURRUR PER 2 VJET NE PUSHTET.

    IK O ERJON DHE SHKO E JEPI NDONJE MEDALJE TJETER NEXHMIJES, VITOS PSE JO EDHE FULLAN KUSARIT SE PUNE TJETER NUK NUK BENI DOT!

    Reply to this comment
  3. SH.KOLONJA March 19, 20:08

    NDER NJEREZIT QE NUMUROHEN ME GISHTAT E DORES NE KETE PARTI QE MUND TE QUHET I ‘MAJTE’.BRAVO!SIKUR TE FLISTE DHE PER PRIVILEGJET!?

    Reply to this comment
  4. @ March 19, 21:33

    Helm te fort ke o Inteleshi Perse gjith ky duf kush te del perpara Shko o Kkk…. me syze te gjesh diagnozen qe te pershtatet Nuk hapim dot halen nga era e rende qe ke o Intelhaleja

    Reply to this comment
    • intelektuali March 20, 07:47

      Dufi i intelektualit vjen ngaqe e shikoj te VERTETEN jo me syze fanatiku dallkauk,

      sepse o Eti Interneti:

      MBRETI EDI RAMA ESHTE FARE LAKURIQ DHE NUK KA NE TRUPIN E TIJ KARKACUL ASNJE VESHJE MBRETERORE

      sepse o Eti Interneti

      SI MUND T’I BESH ELOZHE DHE T’I KENDOSH ELEGJI NE KONGRESIN E PARTISE VRASTAREVE PA MORAL SI GRAMOZ RUCI QE EKZEKUTOI PA MESHIRE DJEMTE E SHKODRES DHE QE KA VULE TE ZEZE AMERIKANE NE PASAPORTE DHE VRASTARIT PIJANEC DHE PLENGPRISHESH FATOS NANO QE AKSIDENTOI NE AUTOSTRADE NJE KALIMTAR DHE E HODHI NE KANAL TE GJALLE BASHME ME BLENDI KLOSIN DUKE JA MBATHUR ME PAS SI FRIKACAKE ORDINERE NGA VENDI I KRIMIT?

      He pra pergjigju o Eti Interneti:

      A KA BAZA MORALE DUFI DHE MLLEFI I INTELEKTUALIT PER MASHTRIMET E RADHES TE EDVIN ENVERISTIT DHE PER SERVILET E TIJ LLAFAZANE SI ERJON BRACE?

      Reply to this comment
    • intelektuali March 20, 07:48

      Dufi i intelektualit vjen ngaqe e shikoj te VERTETEN jo me syze fanatiku dallkauk,

      sepse o Eti Interneti:

      MBRETI EDI RAMA ESHTE FARE LAKURIQ DHE NUK KA NE TRUPIN E TIJ KARKACUL ASNJE VESHJE MBRETERORE

      sepse o Eti Interneti

      SI MUND T’I BESH ELOZHE DHE T’I KENDOSH ELEGJI NE KONGRESIN E PARTISE VRASTAREVE PA MORAL SI GRAMOZ RUCI QE EKZEKUTOI PA MESHIRE DJEMTE E SHKODRES DHE QE KA VULE TE ZEZE AMERIKANE NE PASAPORTE DHE VRASTARIT PIJANEC DHE PLENGPRISHESH FATOS NANO QE AKSIDENTOI NE AUTOSTRADE NJE KALIMTAR DHE E HODHI NE KANAL TE GJALLE BASHKE ME BLENDI KLOSIN DUKE JA MBATHUR ME PAS SI FRIKACAKE ORDINERE NGA VENDI I KRIMIT?

      He pra pergjigju o Eti Interneti:

      A KA BAZA MORALE DUFI DHE MLLEFI I INTELEKTUALIT PER MASHTRIMET E RADHES TE EDVIN ENVERISTIT DHE PER SERVILET E TIJ LLAFAZANE SI ERJON BRACE?

      Reply to this comment
  5. Lili March 20, 06:56

    Çilin eshte strategjia e zhvillimit nuk po shijet ,pos te marrim aty e t’i jepim ketij,nuk ka asnje program zhvillimi,asnje investime publike ne prodhimtari!
    Punet shqiptaret,e te tregoje ata cka mendojne per ‘arritjet’ e juaj…
    Zdrypni pak e to ke e shkoni popullin tuaj:ai po largohet nga keqqeverisja,keqmanaxhimi i atyre pareve qe kemi, e pangopsia e ‘milliarderave’ te parties socialiste qe Kane pervetesuar cdo pasuri kombtare,aq shume sa edhe ajrin do t’na privatisojne po s’kane gjetur Halla si t’na privojne per te drejte me marr frym pa iu paguar nusen e tyre!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*