E majta gjermane kërkon një qeveri minorance në vend të aleancës me Merkel

November 27, 2017 14:37

E majta gjermane kërkon një qeveri minorance në vend të aleancës me Merkel

 

Kreu i partisë së majtë “Die Linke”, Dietmar Bartsch deklaroi sot se do të preferonte një qeveri të minorancës se sa një tjetër koalicion të madh të drejtuar nga kancelarja Angela Merkel.

Në një intervistë për televizionin publik “SWR”, Bartsch tha se mund të arrihet shumë nëse Merkel krijon një qeveri minorance, që ka ndodhur vetëm tre herë në nivel kombëtar për periudha të shkurtra kohe, në vend që të bashkohet me Partinë Socialdemorakte (SPD) të qendrës së majtë.

Koalicioni i kancelares Angela Merkel, mes Unionit Kristiandemokrat (CDU) dhe degëzimit bavarez, Unioni Kristiansocial (CSU) dështoi në bisedimet për të krijuar një koalicion me të Gjelbrit dhe Liberalët dhe ka kërkuar të zhvillojë bisedime me socialdemokratët (SPD) për të krijuar një koalicion të madh.

Këto bisedime nuk pritet të fillojnë para vitit 2018, si dhe pritet të shihet se cili do të jetë vendimi që do të merret nga kryesia e SPD-së pas dy javësh, në lidhje me këtë koalicion të ri me Merkelin.

November 27, 2017 14:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*