E Majta me Tre Rama duhet ta fitojë Dibrën…

Arben Duka September 9, 2016 11:08

E Majta me Tre Rama duhet ta fitojë Dibrën…

(Humor fushate)

I pari është Edi Rama,
kokë e parë e partisë,
i dyti është Luan Rama,
kokë e dytë e LSI-së!

Dhe i treti-i vërteti,
është Rama i Peshkopisë,
tri Rama në një llogore,
duket tamam si surprizë.

I pari është katolik,
i dyti një bektashi,
i treti është mysliman,
po jo me bomba në gji!

Natyrisht s’janë Triniteti,
i shenjtërisë kishtare,
po janë treshe tamam,
për harmoninë fetare.

Që të tre janë goxha burra,
s’vuajnë për bukën e gojës,
dhe s’mendojnë se kjo ndeshje,
është si Betejë e Trojës!

Të dy Ramat e Tiranës,
janë në pozicion luftimi,
po nuk janë ngulur në Dibër,
si ç’është ngulur Lulëzimi!

Si betejë shumë personale,
Lulëzimi e ka marrë,
po humbi Sheferedini,
do ketë shkakun për të qarë!

Rama i parë ka harxhuar,
gjithë-gjithë një fjali,
se s’e lënë punët e tjera,
të ngulet në një bashki!

Dhe në humbtë Muharremi,
gjë që s’ka gjasa të ngjajë,
Edi s’është i investuar,
pak arsye ka të qajë!

Mbase-sot ditën e Premte,
meqë s’ka fushatë të Shtunë,
do t’i shohim të Tri Ramat,
sup më sup në një tribunë!

Të dy Ramët e Tiranës,
nëse sot në Dibër shkojnë,
do jetë goxha frymëzim,
që të majtët të fitojnë!

Sot në mitingun e fundit,
ende s’dihet e vërteta,
por duhet që me Tre Ramat,
të bashkohet edhe Meta!

Nëse Metën sot në Dibër,
LSI-stët e shikojnë,
do të ngrihen dhe nga varri,
Muharremin ta votojnë!

Dhe pse Muharrem doktori,
në Dibër bën diferencën,
duhet dhe Meta me Ramën,
të tregojnë bashkëekzistencën!

Sherefedini më duket,
se vjen nga Epokë e Gurit,
tjetër gjë është Muharremi,
në krah të Damjan Gjiknurit!

Unë jam tifoz me doktorin,
që u rrit në Peshkopi,
e kam parë si rrezaton,
dashuri dhe mirësi!

Po të isha një dibran,
po këtë fat nuk e kemi,
dhe njëmijë vota të kisha,
do t’i merrte Muharremi!

Thamë që Lufta e Trojës,
në Dibër s’ka për të ndodhur,
por Shehu-siç tha dhe Rama,
më duket si shumë i lodhur!

Dibra shpesh është llogaritur,
si kala e xha Saliut,
dhe këtë të Diel kemi,
edhe koston e Shukriut!

Mendoj se për Socialisten,
do jetë njëmbëdhjetë Shtatori,
se diferencën e madhe,
e bën Muharrem Doktori!

Arben Duka September 9, 2016 11:08
Komento

9 Komente

  1. Mark uk September 9, 15:28

    Mos eshte edhe ky si Shukriu?Nuk mundesi te jet nje kantidatur socialistesh pa qene o trafikant femrash a droget ose vrases.Ky ndoshta i ka te tria.

    Reply to this comment
  2. Memalia Troplena September 9, 16:15

    Po ce s’diqa U…
    Te mos Disje TI
    Por kemi Partine
    Negmia e di…

    Atje lindur krimi
    Krim’ i Saj, Yni
    Kemba na braktisi
    Por na mbetet shpirti…

    Sa te jemi gjalle
    Gjer ne Gerrje Fryme
    Na pri Kumandar
    kendojme per Partine!

    Reply to this comment
    • kapedani September 9, 19:03

      Po, sa t’jemi gjalle
      Do te mbajm’ te pare
      S’na pellcet menderja
      Se thone ca zagar
      Dalur nga zinxhiri
      i B….. kombtar…

      Reply to this comment
  3. info analitike September 9, 16:46

    Te thuash qe Edvin Rama eshte per harmonine fetare duhet te kesh mendte e ketij bejtexhiut. Rama eshte konfliktual me te gjithe perfshire veteveten dhe kete e ka pranuar vete. Per veriun e dime mire se cfare mendon naltgjatesia e tij, prandaj ne parlament ka zgjedhur perfaqesuesit e botes se krimit per ti perfaqesuar. Me sa duket tani i duhet vota e ceceneve ndaj i ka zbutur tonet por neser kur te zbrese ne Vuno do te filloje prape te shaje e te perdore gjuhen ordinere ndaj verioreve. Po ti kishte kaq per zemer nuk u vinte Shukriun dhe ti linte 3 vjet pa asnje investim por vetem kercenime me burg. Tani e ka radhen populli i votes te sillet me arrogance me arrogantin kryepsikopat, natyrisht nese mjerimi dhe nevoja per mbijetese ia lejon. Rilindjes i rrofte hashashi dhe thesi i miellit pa per ate qe i ka bere Dibres veshtire te marre vota.

    Reply to this comment
  4. kapedani September 9, 21:58

    Moj Info,mikja e shqipes!
    E rritura kanakare…
    Atje ku gjth’,soj i shpifjes
    Pinin vere njeqind vjecare…

    Po qekur u’a ngriten kembet
    Bonjaket e asaj ane….
    Vend s’u kane zenur kembet
    U perthoset ne citjane…

    Pse nuk sheh hallet e tua
    po qan hallin e te gjatit
    Kujt i plas se cfar ti thua
    moj sallhane e sokakut?!

    Kush ta dha ty lirin sot
    (70. vite, ne te shuat…)
    Ata,qe ke pat mbi koke…
    S’i sheh,qe nga ty s’u rruhet..

    Andaj llap moj llapaqene
    s’te ka kush ne refene…
    Moj fendakje asaj fende
    Hale sot e hale dje…

    Turp me vjen per sa dhe thash
    Por me ty flitet habuce
    U kerkoj ndjesi, me pash
    Gjithe te mirve, komentusve…

    Reply to this comment
  5. BLACK SWAN September 9, 22:42

    U vela me Det .
    Dhe kam ngritur qibër .
    Pa hyrë Shtatori .
    Do vete në Dibër .

    E kam mbledhur mëndjen .
    E kam bërë grurë .
    I arnova brekët .
    Për kandidaturë .

    Dhe si Bektashi .
    I Baba Aliut .
    Një rival i ndershëm .
    Për zyrë të Shukriut .

    Do flas gju më gju .
    Do tu hyj në zëmra .
    Si slogan do kem .
    Nuk merrem me fëmra .

    Sdo merrem me fëmra .
    Sdo gëzoj kët jet .
    Do kem përjashtime .
    Po mu lutën vet .

    Si slogan të dytë .
    Dy vargje me rimë .
    Nuk kanë rëndsi brekët .
    Me vrimë a pa vrimë

    Premtime do jap .
    Do ti ndaj me pika .
    Unë do jem brekë vrimash .
    Si gjith politika .

    Vetëm ne svëmë mënd .
    Skandalet harrojmë .
    Ndaj brekët me vrimë .
    Paq i meritojmë .

    Votoni Shukriun——Votoni drejtimin e duhur
    Votoni 3 k…. Ramat thote bejtexhiu , do i kene premtuar brek te reja prandaj ….

    Reply to this comment
  6. kris 1 September 10, 04:26

    Ender eshte o Ben.Dhe mund te mos dali.Me duken shume tre Rama perballe krushkut Shehu.Kenga popullore thote:Te kisha pase nje djale si Rama ,I kasha hyre pashait Brenda.Ne kemi tre.

    Reply to this comment
  7. Populli September 10, 09:53

    Rama i pare i qeveris,
    Rama i dyte i LSI,
    Rama i trete i Peshkopis
    Po mire more Ben vellai,
    Ku eshte ketu qari i Shqiperise?
    Se me keto rroga e la Sala.
    Me keto rroga vazhdon dhe Ram-lala!
    Pensionet e Sales Rama i ” rreloi “.
    I la pensionistet me gisht ne goje.
    Ku eshte sot mireqenia e premtuar?
    Ku i ke sot 300 mije te punesuar?
    Po shendetesine falas e beri qeveria?
    Po arsimin e kenaqi mirditore dhija?
    Pse harbon kot more Arben pas Ramave?
    Nuk behet Shqiperia prej ketyre flamave!
    Zbriten nga kali nje malok Salush!
    Hypi ne kale nje Ram karabush!
    Te dy njesoj populli i njef,
    Te dy te dale nga nje qenef.
    Se dhe Salushi Sali Rame quhet,
    Me ” Rame ” Shqipnise asnji nuk i duhet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*