E majta, veriu i Shqipërisë (dhe një letër e Moikomit e vitit 1997)

May 2, 2018 11:32

E majta, veriu i Shqipërisë (dhe një letër e Moikomit e vitit 1997)

 

Bedri Islami

Është një ndër temat më të përfolura të politikës sonë: e majta socialiste dhe Shqipëria e Veriut: çfarë lidhjesh ekzistojnë mes tyre, është ajo e sipërfaqshme, minore dhe përbuzëse apo reale, e duhur dhe në ato përmasa si në të gjithë vendin?

Ka e majta shqiptare një lloj alergjie politike ndaj banorëve të veriut apo e gjithë kjo është një sajesë e ngritur mbi hiçin dhe e përdorur edhe sot e kësaj dite si një alibi votash dhe e ndërtuar keqas, qoftë edhe jashtë Shqipërisë?

Ku bonomi e majta, që do të thotë në mendimin e politikës së djathtë, jugu, është keqdashës ndaj veriut, ka përbuzje dhe ndonjë izolimi ndaj saj, apo ngritja e kësaj fabule, mes së majtës dhe veriut të djathtë është veçse një ngrehinë e radhitur jo rastësisht në poligonin e ashpër të politikës djathtiste, që në fakt nuk është e tillë?

Ka lindur tani kjo ide apo është edhe më hershme se kaq dhe tani politika e ka ringritur në një piedestal politik të pashembullt, jo vetëm për hir të votave, por edhe të interesave të tjera, të cilat nuk dihet ende mirë se ku fillojnë e ku mbarojnë?

Teza e ndarjes së veriut dhe të jugut, jo vetëm si ndarje krahinore , por edhe mendësi jetese, politike, perceptimi e rishikim vlerash është më e hershme se sa tani; ajo është ngritur gjithnjë në pragun e përplasjeve të mëdha politike dhe kanë shërbyer si ide e një fillese për një kacafytje të pashoqe, por që për fat, vetëdija njerëzore , e ka shmangur edhe kur janë bërë përpjekje të mëdha për ta afruar.

Në vitin e largët 1924, në qershorin e këtij viti, pikërisht atëherë kur filloi revolucioni i njohur që solli në pushtet njërin nga eruditët më të shkëlqyer të kombit, Fan Nolin dhe një qeveri thellësisht demokrate, por e pazonja për të përmbysur një klasë thellësisht konservatore, u ripërsërit ideja e pushtimit të veriut nga jugu i Shqipërisë, pikërisht se njëra nga lëvizjet e mëdha me armë kishte qenë Vlora. Me dashje u harrua se Rexhep Shala me njerëzit e tij antizogiste marshoi nga Shkodra dhe Bajram Curri nga malësia e Gjakovës, si edhe Elez Isufi nga krahina e Dibrës. U quajt si një lëvizje e jugut kundër veriut pasi shumë nga oratorët e mbledhur në Vlorë, në varrimin e Avni Rustemit, kishin qenë jugorë, por harrojnë se fjala më e zjarrtë është mbajtur nga Gjergj Fishta.

Që në ditët e para pluraliste, përmes një politikë perfide, po aq sa djallëzore dhe të rrezikshme, liderë të pëdëistëve, ringritën pikërisht këtë tezë, që më parë, fuqishëm, kishte qenë lansuar nga politika serbe për dallimin ekzistencial mes veriut dhe jugut dhe pamundësinë për të jetuar së bashku.

Me çdo mënyrë, qoftë edhe të përbindshme, u synua të ngrihet godina e ndarjes, një lloj muri politik, më i fuqishëm dhe më i rëndë se një mur betoni, mes jugut dhe të majtës shqiptare. Duke shfrytëzuar faktin që në veriun e vendit, shumë kohë më parë, lëvizja antifashiste nuk kishte qenë aq e fuqishme sa edhe në jugun e vendit, çdo akt që kishte ndodhur ndaj jetës së njerëzve në veri, trajtohej si urrejtje patologjike mes jugut socialist dhe veriut demokrat; mes jugut që kishte pasur pushtetin në komunizëm dhe veriut që kishte qenë disident; mes pushtetit të djeshëm të dhunshëm dhe lirisë që mund t’ua sillte vetëm një forcë që kishte rrënjët e saj në veriun e Shqipërisë.

Njësimi i vendlindjes së disa drejtuesve të PD-së, sidomos Berisha dhe Hajdari, me vetë partinë e tyre, dhe, nga ana tjetër njësimi i vendlindjes së disa drejtuesve socialistë, si Ruçi apo Nano me vetë partinë e tyre, ishte një plagë kërcënuese që synonte të ringrihej.

Shpërthimin e saj e kishte në vitin 1997, kur me urdhër të presidentit të kohës, u bënë thirrje banorëve të veriut që të armatoseshin për të mposhtur jugun antidemokrat, krijimi i forcave rezervë, të armatosura dhe të injektuara keqas politikisht për luftë kundër jugut, çka për pak nuk solli një përplasje të madhe civile, çka ishte e dëshiruar jashtëzakonisht në dy shtetet fqinjë, në jug e në veri. Për më tepër që viti 1997, si ishte pritur, do të ishte viti i fundit i heshtjes së Kosovës dhe fillimit të një epoke të re të lëvizjes çlirimtare të atjeshme.

Edhe tani, në protestën e banorëve të Kukësit dhe të banorëve të tjerë rreth e rrotull, politika ka të njëjtin synim; ndarjen mes jugut dhe veriut; përsëri mes veriut që beson tek opozita dhe jugut që mbështet pushtetin socialist.

Në fakt, me këtë mendësi politike, tani nuk ka e nuk mund të ketë më zona politikisht të pastërta. As Shkodra nuk është më e tillë; edhe aty, në zgjedhjet e fundit parlamentare penduli anoi nga e majta dhe kjo ndodhi edhe në Dibër, në Pukë, në Malësinë e Madhe, por jo në Kukës apo në Tropojë, dhe kjo është e drejta e tyre që të vendosin , ashtu si e mendojnë.

Por, a është e vërtetë se e majta socialiste ka alergji ndaj banorëve të veriut dhe se mbështetja e tyre ka qenë gjithnjë e dorës së dytë, qoftë si mendim, si mbështetje financiare dhe si politikë qytetare?

Unë e di se nuk ka qenë kështu. E di se e majta ka pasur kurdoherë dëshirën për të qenë pjesë e jetës politike në veriun e vendit dhe ia ka arritur këtë gjithnjë e më shumë. Viti i parë i përmbysjes, viti 1992, ishte një periudhë e shkurtër, kalimtare, më shumë si dënim i së djeshmes se sa shpresë për të nesërmen.

Si e ka trajtuar që në fillim struktura më e lartë e socialistëve veriun e vendit dhe çfarë u bë shkas për këtë shënim?

Rastësisht, duke parë gjërat e mia vetjake të të shkruarit, gjeta edhe një letër që mendimtari i shquar i kohës sonë, Moikom Zeqo, më dërgonte me 17 korrik 1997, nga Washington D.C.

Letra nuk më është dërguar për ta botuar, ndaj edhe ka qenë deri tani thjeshtë për mua: diçka e vyer, por e imja. Por, pikërisht kjo letër u bë shkak për shkrimin e sipërm, pasi, edhe në një letër miku dëshmohet se cila mendësi ka prirë mendimin socialist, përmes njërës nga figurat më të  shquara të filozofisë së saj politike.

Po sjell një pjesë të shkurtër të saj:

“I dashur Bedri Islami,

Nuk e harroj kurrë mbasditen që kalova në shtëpinë tuaj në Shkodër para disa viteve. Figura juaj është rritur shumë për mua. Shkrimet tuaja i lexoj, madje me krenari se je miku im. Shkrimi i fundit për 2 prillin ishte esencial.

Djegia e Shkodrës qe djegie e Shqipërisë.

Shkodra, Shkodra, dashnorja e shekujve, është një qytet kult, një dashuri e pashlyeshme për mua!

Serbët e malazezët e rrëmbyen edhe trupin shqiptar të Rozafës për legjendat e tyre – këtu, në këtë grabitje është edhe rrënja historike shekullore e 2 prillit.

Pa u sqaruar dy prilli nuk mund të ketë histori të vërtetë të politikës së pavarur shqiptare.

Shkodra, Shkodra, kryeqyteti ilir i tragjedive, ankthi apokaliptik i Mesjetës, kryeqyteti letrar i Barletit, i Bogdanit, Migjenit dhe Gaspër Palit dhe i heronjve të luftës.

Shkodra, Shkodra, përherë e tradhtuar – përherë e martirizuar – ashtu si qe Teba në tragjedinë e Eskilit ashtu është Shkodra për shqiptarët nga lakmitë e fqinjëve shovinistë.

Po ra Shkodra nuk ka më Shqipëri!

Heronjtë e Shkodrës janë më të shumtë se të Tebës!”

Kjo ishte letra, e cila, e theksoj ishte mes miqve dhe i kërkoj ndjesë Moikomit që e bëj sot publike.

E kush i ka thënë fjalë të tilla një qyteti kult si Shkodra, kryeqendra e Veriut?

Pak kush!

Rikthimi i idesë së ravijëzimit mes një kufiri imagjinar , gegë e toskë, jug e veri, është aq e dëmshme, sa që edhe ta mendosh duhet të ndjesh turbullirën e shpirtit.

Ndërsa ta bësh atë ide tënden, politikë tënden, tempull të rremë nga ku dalin edhe profetët e rremë, është pak të thuash se është tragjike.

May 2, 2018 11:32
Komento

15 Komente

  1. Ylli May 2, 13:42

    Kjo lloj bisede dhe kjo menyre diskutimi kerkon sinqeritet dhe ndergjegje.
    Te ju z.Islami mungon kjo gje.Ndersa per shumicen politike te PS ,per nje pjese te simpatizanteve dhe anetareve te PS dhe sidomos komentuesit dhe minjte e chateve te gazetes Dita ,Tema ,Sot e ndonje tjeter as qe ja vlesh te diskutosh…..jane edukuar dhe formuar me urrejtje patologjike per Veriun.
    Zona e Pare Operative ishte ajo qe nxorri pjesen me kriminele dhe terroriste te PPSH.
    Pjellat e kuadrove injorante dhe fshatare te kohes te Diktatures jane ata qe instaluan urrejtjen patologjike per Veriun si menyre jetese ,karriere dhe mireqenie ne fillimet e demokracise problematike shqiptare.
    Te pakten kini burrerine te pranoni qe 80 % e PS eshte antikosovare dhe antiveriore.Ishin iniciativat e Pandeli Majkos dikur dhe te Edi Rames me vone qe ndryshuan frymen antikosovare dhe antiveriore ne PS.
    Ne fjalorin politik te PS spikasin dy emertime per verioret ; i pari “malok i mire” per verioret e majte dhe i dyti “dava maloku ” per veriorer e djathte ,por qe te dy palet per PS vazhdojme te jene MALOK.
    Ahmet Zogu ,kryeministrin e zgjodhi nga Jugu
    Sali Berisha kryeministri e propozoi nga Jugu ,presidentin nga Tirana .
    Ne 97 me veriori i Qeverise Socialiste ,dale nga maskarada komuniste revolucionare -fshatare ishte Skender Gjinushi nga Peqini.
    Me kujtohet se fundmi ajo “buçja socialiste ” ( buçe ,jo grate e nderuara socialiste ) qe mbronte Sajmir Tahirin duke share gazetaren live….ik mi maloke mutit nga ke ardh !!!! Dhe Sajmir Tahiri zgerdhihej ????
    Vete jam jugor denbabaden ,por sa here ne pushtet ndodhe shqiptar me origjine nga Veriu ,propaganda e peshtire komunisto – socialiste jugore eshte gjeja me e shemtuar dhe antikombetare e ketij vendi.
    Ndersa kur ne pushtet eshte dikush me origjine nga Jugu ,per verioret nuk ka qene fare problem.
    Nese do isha me origjine nga Veriu ,vetem duke lexuar komentet e jugoro -socialiste nuk do votoja kurre per PS.
    Eshte merite e madhe e verioreve qe kane ditur te zgjedhin Shqiperine perpara partise .
    Te lutem z.Islami bej nje shkrim per Federaten e Jugut qe kerkuan patriotet socialiste shqiptare ne 97 nen moton ….me mire me grekun sesa me malokun. !!!!

    Reply to this comment
    • E oma e Mones ne maje te thanes May 3, 05:26

      Nje leter plot gomarlleqe ala Moikom. Po pse do bjere Shkodra, mos eshte Stalingradi? Po cilat jane meritat e vecanta te Shkodres ne raport me qytetet e tjera? Po cilat jane prapesite qe jane bere nga shkodranet, apo I harron keto ky Koimomi? Nuk jam dakord me Yllin, se kot ka shkruar edhe ai, por mos e hyizoini Shkodren dhe sidomos shkodranet. Shkodranet si rregull jane me dy dhe tre fytyra, te lajne e te lyejne, interesaxhinje ekselente, genjeshtare permanente dhe sidomos te lehte ne mendime. Sigurisht jo te gjithe, por themi se cfare dominon ne ate qytet. Aferim Bedri dhe mos ja vere shume veshin Koizomit. Hahaha

      Reply to this comment
    • korçari May 3, 09:31

      Z.Islami eshte e vertete çfare shkruani per Shkodren dhe po ashtu dhe letra e z.Moikom por behet fjale ne vitet ’90-’92 kur ne Shkoder banonin shkodranet e vjeter pra me shume breza kurse tani ata te gjithe kane shitur shtepite dhe pronat dhe jane larguar ne Tirane apo jashte Shqiperise dhe ne Shkoder kane zbritur alpinet nga malet ku zgjoheshin nga ujku dhe ku çdo dite ka vrasje,grabitje ,vandalizem .Shkodra e artit ,e kultures,e kengeve per dashurine,e humorit karakteristik , nuk ekziston me ,injoranca eshte ulur kembekryq ne Shkoder.

      Reply to this comment
  2. GENTI May 2, 15:49

    Ylli nuk e di seku banon. nese banon ne Tirane mund te kete dhe keshtu mendimesh per krahinat. Dhe une nga jugu jam por nuk eshte se na bo shume pershtypje se ka apo nuk ka veri si thua ti, ne prsh themi sa i ashper eshte nje vlonjat, nje tepelens apo skrapali, E ndersa ne tr mund te thuhet se sa i ashper eshte nje verior, E kam fjalen per vecanti jo per te gjithe se e pergjitheshmja eshte pozitive dhe kjo nuk diskutohet. Ndoshta e djathta per te adhur ne pushtet shfrytezoi pak te fortet qe padyshim kane deficence ng amendja dhe keta e perdorin shume si togflalesh veri jug. une njoh Kukesian e Tropojane qe jane ne te njejtin mendim, kulture e ndoshta ekonomime te mire se une dhe nuk kemi asgje qe nuk shkon ne bashkejetesen tone, njoh dhe te ashper qe ata jane dhe me familjen e tyre te ashper, natyrisht te tille gjen kudo ne Shqiperi, dhe po te them nje shembull se ne Lazarat nuk kam takuar deri sot nje njeri qe te kem qofte dhe 10 % pershtatje,. Te gjithe shume te ashper. Dmth nuk ka lidhje me ps as me pd.

    Reply to this comment
  3. 1997 May 2, 18:00

    o ylli sales & hales

    verioret ( e kan fjalen per MALOKARET si puna jote) qe reflektoni ndyresi-pabesi-tradheti dhe kur ju del nje hundlesh balle per balle beni shurren ne breke….mos ngaterroni me malsoret fisnike me malokaret e serbelezbiberizuar
    .
    ndiq mitingun e lushnjes 1997 me poshte….detashmenti tropojan militar i sali elezbiberishes egzakt si regjimenti skanderbeg ne krah te gjermanit ne 1944

    http://www.youtube.com/watch?v=iramcReU3HQ

    Reply to this comment
  4. Lepekeisti May 2, 18:30

    Ti Shoku Bedri je nje enverist i thekun.Per ty vetem Enver Hoxha e ka bo Shqipjine Lule.Keto qe to shkruan Jane pallavra.Verioret gjenetikisht dhe masivisht kane qene atdhetare dhe antikimuniste.Se komunizmi dhe kombi Jane armiq te njeri tjetrit.Ty te kanet qe komunizmi te kete rrenje dhe nee veri see vete je komunist.Po ti nuk je burre see nuk guxon me deklaru see kush je pse je komunist e kur kerkush nuk te thote gje per kete.Prandaj shkruan pallavra e predikime our krejt shqiptaret te njohin per enverist.Bonu burre e thuj;”Po jam enverist”.Komunizmi ashte armiku nr.1 i kombit shoku Bedri,ashtu si dhe time.

    Reply to this comment
    • MONIKA NEPËRKA PIKA - PIKA May 2, 21:53

      E ke nga shterpesia mendore , zoti Lepepeqe , qe i versulesh gazetarit dhe nuk ke bythe te diskutosh kete problem kaq delikat per fatet e kombit e atdheut ! Atehere si duhet te flasim me ty , cfar te kemi zili e te te levdojme ? Njerez te tille banalizojne edhe problemet me serjoze ! Dhe , pastaj iu vjen keq , kur dikush jo vetem nuk te vlereson e te injoron , por edhe tge fyen !

      Reply to this comment
    • Beli May 2, 22:45

      Rrallë ndodh që në aq pak rreshta të gjesh aq shumë gënjeshtra, marrëzi e ligësi së në reagimin e këtij farë Lepekeist-it, që me vetë emërtimin ironizon dhe përdhos organizatën që dikur pati drejtuar Bedri Islami dhe e cila, me të këqijat e të mirat që kishte, i solli lirinë Kosovës, duke kyçur dhe botën demokratike perëndimore në finalizimin e saj. Të pohosh se komunizmi shqiptar ishte i zhveshur nga nacionalizmi s’është thjesht një inkompetencë intelektuale, por është një marrëzi ekstreme. Një gjë të tillë nuk e thotë asnjë studjues i huaj për Shqipërinë, as Petifer, as Hibert, as Hallidey. Sipas historianit dhe sociopolitikanit gjerman Bernhard Tönnes, Enver Hoxha s’kishte bërë gjë tjetër pos që programin e Rilindjes kombëtare të shek. XIX e kishte veshur me rroba komuniste.

      Reply to this comment
  5. fajtori May 2, 19:23

    Nuk jane vetem
    “verioret e shqiperise” NORTH ALBANIA

    por dhe ca veriore ne NORTH AMERIKA..
    ;
    Eshte bere MUTI MULLAR
    (mos me falni per shprehjen)
    jo vetem me krimet e sali horrit veriorit
    por dhe tolerimin kriminal
    qe po i bejne kesaj monstre “verioret ” e amerikes…
    .
    .Nuk merret amerika me shqiperine por ka lene ca 2 X veriore ku do vecoja arkitektin e 2 prillit 1991 per te cilin Izet Haxhia e tregon me gisht veriorin Serbiberin..
    .
    Vetem te lexosh intervistat e Izet Haxhise para dy viteve kur ky i fundit deklaroi me fakte se Berisha ne mars 1997 urdheroi dy akte terroriste karshi ambasades amerikane dhe kontigjentin gjerman per tja faturuar kete “rebelave te kuq” per te shpetuar vete sic veproi ne 2 prill 1991 dhe 21 janar 2011…lind pyetja ??
    .PSE NUK VEPRON DASH-IWASHINGTONIT ? PER TERRORISTIN BERISHE

    .
    Po keshtu Izet Haxhia me fakte dhe emra AKUZON shkelzen berishen per trafikante droge.
    PSE NUK VEPRON DREJTESIA SHQIPTARE APO EUROATLLANTIKE PER BURGOSJEN O TE DROG-DILLERIT SHKELZEN O TE IZETIT SI MASHTRUES
    Pra kush e mbron Berishen per mega krimet e tij ??
    Pse Edi Rama jo vetem qe eshte I pafuqishem te arrestoje Berishen ( aresyeje pse mori votat cudiberese ne 23 qershor) por me gafa te tilla si ne 70 vjetorin e clirimit,budallakijet me bunkartin e Enverit,me shitjen tani se fundi te albetrolit dhe me miopine qe po tregon me guvernatorin duket se eshte nje jelek antiplumbi pallosh dy metrosh per te mbrojtur me cdo kusht “burrin e shtetit te arvizuse “

    .
    Enigma e hidhur ka nje emer veriorin mergatqyqarin Elez Biberaj.
    .
    Ky lloj antishqiptari me I madh per te gjithe kohrat ka qene mentori dhe shenjtori qe ka kllonuar berishen nga zgafellat e udb jugosllave ne 1991 dhe po e mbron akoma me cdo kusht.
    .
    Mbi Elez biberajn ketij serbishtfolesi rendojne dy faje te medha pas 1991:..
    .
    1- ne vend te nje pajtimi kombetar ne vitet 90’ dhe te nderhyrjes per ndonje plan marshall ne ate vend te dobritur ai per te kenaqur epshet e tij antikomuniste u be zbatuesi I doctrines rajersoniane per ‘dekomunistifikimin”
    .
    2-S i person me detyra speciale ne vitet 80-90 ne funksion te hakmarrjes tij karshi sistemit te enver hoxhes ben te mundur te ‘karikoje” dipllomate,zyrtare dhe politikane amerikane ne menyren me antishqiptare te mundeshme ku si rezultat I saj ky vend ka degraduar dhe eshte shperfyturuar plotesisht
    Fill pas pucit kriminale te shtetit se 1998 te Sali Berishes, pas vrasjes se Azem Hajdarit, sherbimet inteligjente shqiptare kishin mundur te regjistronin nje bisede telefonike mes Berishes dhe nje personi ne SHBA me dialekt nga veriu i Shqiperise, i cili i kishte thene Berishes te terhiqej sepse SHBA nuk do e njihte marrjen e pushtetit me dhune.

    .***
    Kush mund te kete qene ai person me dialekt verior? – shtrohet pyetja. Dikush mund te thote, e kush tjeter vec z. Elez Biberaj(-fran shkreli zedhenes.) Dhe natyrisht kush tjeter vec Elez Biberajt ishte/eshte aq i fuqishem ne Washington sa te dinte deri dhe opinione te tilla sekrete te Depertamentit te Shtetit per mos-njohjen e marrjes se pushtetit nga kryengritja e ’98s e Berishes.
    Ne nje interviste te fundit ne Top-CH, z. Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan. Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”

    *****
    Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
    [Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi?
    ***
    Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?]
    Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi. Qe Elez Biberaj mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
    Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet. Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.
    Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
    Te mos harojme faktin se z. Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.
    Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…
    A ka dore z. Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben te 99t? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan dhe BUSH-ATEVE) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington me perqindje korrupsioni nga Shqiperia?
    Dhe e fundit, nese sa me siper eshte e vertete, kur do mbaroje i ashtuquajturi “mallkim tropoje” per Shqiperine?
    Pikerisht Edi RAMA mori votat ne 23 qershor 2013 per ti hequr kete mallkim tropoje shqiptareve por me sa shohim koha per denimin e Berishes nga Rama ka kalur dhe qendrimi I tij I fundit me guvernatorin quhet nenshkrim I kaputillimit te tij pa kushte ndaj kartelit criminal te berishajve.
    .
    K a ardhur koha qe kongresi amerikan te marre ne shqyrtim dosjen e shqiperise per te vene ne shqyrtim aktivitetin antishqiptar dhe antiamerikane te treshes biberaj-berishe-basha-FAZLLIC NICK GAGE dhe aktivitetin e tyre te lexueshem ANTISHQIPTAR.
    .

    Me ndryshe:
    Mund ti quaje nje diplomat amerikan dy vrasesit e 21 janarit njerin Burre shteti dhe tjetrin yll ne ngjitje pa patur ca elez bibere ne amerike qe krijuan monstren berishe dhe po e mbrojne ne menyre te shemtuar dhe sot e kesaj dite duke na tallur me figura groteske si Nishani,Meta ,Rama
    .
    A mund te te bashkjetoje doktori kriminel me piktorin qe po ben nje tradheti kriminale ?!
    .
    Kush eshte zgjidhja ?Hapja e dosjeve nga admistrata amerikane te dyshes “veriore “2B (BIBERAJ-BERISHE ) per 2 prillin 1991 dhe atehere do gjendet qeni I ngordhur berisha prapa hekurave qe do jete dita e clirimit te shqiperise nga-berishizmi dhe elezbiberizmi.
    .
    .Kjo do jete dhe dita e pare e normalizimit te marreneve reciproke dhe dinjitoze midis amerikes dhe shqiperise.

    Reply to this comment
  6. PSE ? May 2, 21:38

    Ti @Ylli , ne se do te kujtonim komentet jo te pakta qe ke shkruar , pare nga kendveshtrimi i atdhetarise , mendoj se nuk meriton ndonje vend nderi .sepse ne te shumten e hereve flet pak , per problemin qe trajton gazeta , por merresh me shume me gazetarin , apo persona te tjere , jashte “rendit te dites” , duke kerkuar sebep per te shfryre mllefin . Kur flitet per probleme madhore te kombit (si sot kletu) , eshte mire qe te thellohemi shume , kushdo qofte prej nesh , ne menyre qe “ujet” te rrjedhe ne arat shqiptare . Te gjithe ata qe i thone vetes shqiptar , duhet ta vene theksin tek ato qe na bashkojne , dhe jo tek ato qe na ndajne . Probleme te tilla kane gati te gjitha shtetet , bile shtete te medhenj , te fuqishem e me tradita te shquara .Por te kerkosh te ndash Shqiperine e sotme , ku banojne me pak se nje e treta e shqiptareve ne rajon , kjo eshte e pa faleshme per secilin ngane . Ku i ke gjetur dhe ku i bazon fjalet e cuditeshme , qe sot po i “degjoj” prej teje , qe “…patriotet socialiste shqiptare paskan kerkuar Federaten e Jugut , ne vitin `97, nen moton…me mire me grekun , se sa me malokun !!! ” ? Une lexova disa dite me pare ketu , per nje drejtues komune ne Shkoder , qe kerkonte shkeputjen nga Shqiperia , ashtu edhe sic u fol nga disa ne Shkoder , me rrezimin e sistemit diktatorial , per Republiken e Shkodres , apo bashkim me Malin e Zi . Pa asnje dyshim qe keta jane megafonet e sherbimeve te huaja , djhe do te ishte e pa faleshme qe shqiptaret te ndikohen prej tyre , por ti injorojme e ti neverisim kete llum antikombetar dhe cdo shkendije te tille , ti hedhim uje , jo benzine . Ne mos arrifshim te bashkojme ne nje , trojet shqiptare ,te pakten te ruajme si syter e ballit , kete qe na ka mbetur .

    Reply to this comment
  7. gjermani i fundit May 2, 22:31

    me thene te drejten, si popull artist shkodranet jane te prirur te mos i qendrojne dispilines dhe rregullit. Shto edhe mungesat sistematike te produkteve baze ne periudhen e fundit te socializmit qe solli shume pakenaqesi, kjo krijoi terrenin e volitshem antikomunist ne Shkoder. Por nuk mund te ishin aq agresive, se shkodranet ne shpirt nuk jane njerez agresive. Po ku i gjeti Azemi atehere falangat e krimit qe digjnin Shkodren sa here u voliste? Ketu duhet thelluar per punen e sherbimeve te huaja. U shfrytezuan kontigjentet e te burgosurve keqberes, agjenturat e vjetra dhe te reja qe duhej te mbillnin kaos e anarki. Kaq, shume e thjeshte!

    Reply to this comment
    • kush eshte i fundmi i berishes ne Washington ? May 3, 00:59

      respekte gjerman I fundit
      per komentet e tua
      por sot je poshte..
      shume poshte nivelit te normales..
      .
      . Ti kerkon organizatoret e 2 prillit 1991..por si duket nuk paske lexuar deklaraten e Rajersonit qe tha tekstualisht ne 25 vjetorin te djegies se Shkodres

      ; PO TE MOS ORGANIZONIM 2 PRILLIN 1991
      NUK BINTE KAMUNIZMI..
      .
      Hidhemi ne ditet e sotme;

      Flamur Noka ka qene nje nga “guerillasit me te rrezikshem te naziskineve” te Azem Hajdarit….dhe kur e pashe para ca kohesh ne kuvend qe nipi I ish gjeneralit te UDB Flamur Noka sillej si nje elefant ne nje dyqan qelqurinash me e vogla qe duhet te medojme eshte se ai vend eshte shkerdhyer dhe vete shkerdhyer.
      .
      Perderisa super-kriminelet Sal & Lul berisha po I vene zjarrin shqiperise per here te trete nen ZGERDHIMJEN E DONALD LUSE & VLAHUTINES….besoj se ky eshte lapidari me I madh qe po I ben Amerika dhe Europa Enver Hoxhes.
      .
      JAM NGA ATO SHQIPTARE QE I PRITEM “PERNEDIMORET” SI ARDHJA E KRISHTIT NE 1991..POR E SHIKOJ QE SOT NA KANE VARUR NE KRYQ SI KRISHTI…

      mos burgosja nga panelet perendimore e perbindeshit Salibisha (kuislingut te tyre)eshte me I rende se cdo pushtim dhe per kete problem nuk ka asnje “negociate”
      .
      Nese do ta dish kush e organizoi realisht 2 prillin 1991 e jep
      SYRI-VESHI-DAJAKU
      DHE KOBURJA E SALISERBIT…
      Izet Haxhia qe kam pershtypjen se do shkoje per gjah si Kosta Trebicka..ose Sokol Olldashi vdekja e te cilit u kthye ne “dasem”
      nga grupi ‘CIFTELIA”
      .
      .
      Ju lutem gjerman I fundit
      lexo keto rrjeshta te thena
      nga Izet Haxhia
      dhe reflektoni.

      citoj nga IZET HAXHIA:

      “””
      Kjo është pikënisja e zgjedhjeve të parregullta në Shqipëri. Ky njeri që u zgjodh për vete në partinë e tij me shantazh e kobure, si mund të bënte më pas zgjedhje të rregullta kur flitej për pushtet, para dhe pasuri?
      Çdo proces zgjedhjesh që nuk do të fitohej nga Berisha nuk do të pranohej asnjëherë prej tij.
      Dhe kjo filloi qysh në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajteën më 31 mars 1991, të cilat pa asnjë dyshim ishin më të rregulltat se zgjedhjet e mëpasshme, dhe që berisha nuk i njohu dhe shkaktoi tragjedinë e 2 Prillit.
      Izeti shkruan me sinqeritet për një nga ngjarjet më tragjike të fillimeve të tranzicionit shqiptar dhe askush i bë pikat mbi “i”. Azemi shkoi në Shkodër më 1 Prill dhe mori me vehte një grup që i la atje.
      Nuk është e vështirë të kuptosh kush e bëri masakrën e 2 Prillit dhe sa të drejtë ka oficeri trim dhe i ndershëm Gjek Çelaj, i cili dëshmon si askush me vërtetësi për 2 Prillin e’91-shit. Vetë Azemi ka kërcënuar në një moment që nuk kontrollonte veten (ishte i dehur) “ do t’jua bëj si në Shkodër” u tha të vetëve në PD, dëshmon Izeti.
      Izeti jep një detaj të “vogël” mjaft domethënës kur u pyetën dy gazetarë amerikanë, pasi u mor rezultati i votimit të 31 marsit, ku njeri, Dejvid Bajnderi, po pyeste se ç’farë të bëjmë.

      Të nesërmen erdhi Elez Biberaj e tha “mos njihni zgjedhjet”, për të imponuar zgjedhje të parakohshme!
      Me organizimin dhe gjakosjen e 2 Prillit u plotësua edhe një pikë e doktrinës Truman dhe të Alen Dallesit, të luftës me intesitet të ulët, për përmbysjen e pushteteve komuniste. Pas lojës me intelektualët, grevat e sindikatave, sabotimet etj.,
      dhe kur populli nuk vepronte, hyri në zbatim një skenar tjetër i zi: atëhere mund të bëhen
      edhe vrasje.si ato qe bëri Azemi…Pit Bulli I Elezit

      Reply to this comment
  8. Fuat Cela May 3, 21:38

    Te gjithe e pranojne se Shkodra prej mijera vjetesh ka qene qendra historike,kulturore,intelektuele,atdhetare,europiane,sportive e Shqiperise,e per keto arsye eshte Terren i padeshirueshem per komunistat,qofshin edhe gjoja si socialista.As per mijera vjet komunistat nuk do fitojne ne Shkoder.Po,komunistat fitojne ku ka katunare- dhe kriminele se ky eshte shtrati gjenetik i komunismit.

    Reply to this comment
  9. Batakciu May 4, 01:22

    temenesemes,komunisteve akoma ju del ne ender Elez Biberaj e Sali Berisha

    Reply to this comment
  10. SHQIPTARI... May 4, 12:25

    …Per te nxjerre konkluzion per nje krahine(apo per çdo gje tjeter), duhet te kesh info, te pakten minimale, per historine e ADN-se se asaj krahine…DIKUR…po DIKUR, Shkodra ishte krye-qendra e shume -çkaje, …nder te tjera dhe kryeqendra e krishterimit -katolik…Me pushtimin e Rozafatit nga kolera turke,(1482) popullsia vendase katolike, u largua per ne Itali, dhe boshlleku u mbush me feçe benvrekesh turko-arabo-mongole, e çdo lloj llumi tjeter qe ishte ne sherbim te koleres…Kurre mos harroni (komentues dhe komentaruce), se strategjia e koleres ka qene (dhe eshte), ME SHPATE DHE KURAN, TE VENDOSE KALIFATIN ISLAMIK NE BOTE,..!!!.Shikoni sot, (fakt i thjeshte i publikuar nga gaz M Mema), guret e shume shtepive ne Postrribe te Shkodres, DIKUR , KRYE -IPESHKVIA E DRISHTIT (DRIVASTIT), jane marre nga banoret anadollake , nga muret e kishave te shkaterruara nga KOLERA…!!! DIKUR po DIKUR, ishte DIOQEZA E DANJES, ajo e SHURDHAHUT, SAPES, ETJ , ETJ, qyteterime keto te zhdukura nga KOLERA…!!! Dhe kjo KOLERE, vazhdon e vazhdon,..qe nga “sherbetori i vogel i perandorise se madhe”, tek Zogu i mbretit, duke vazhdu me te birin e kajmekanit,dhe si per fatalitet, SRB-ja dhe EKR-ja,i japin “doren e fundit”…!!!Per kujtese historike,…kur “sherbetori i vogel” shpallte “pa-mvjerresine” ndaj KOLERES, …korrieri i tij kapet nga sherbimet Austro-hungareze, me nje leterkembim, drejtu bab-dovletit, ku i “garantohej besnikeria ndaj portes se nalte”,..!!!.Kur Zogu i mbretit kthehej ne pushtet nge bajonetat serbo-sllave, cari serb i asaj kohe (1925), Nikolla pashiç, porosiste Zogun, …”qe te rrish gjate ne pushtet, duhet te zhdukesh…katoliket,…!!! Te njejten porosi merrte edhe i biri i kajmekanit, nga kr/m i Jugosllavise (1945), Eduart Kardel…!!! Si per fatalitet, edhe SRB-ja u instruktu nga Sllobo, dhe puna e pare qe beri i LEçITURI, ishte ,futja e vendit ne gropen e zeze ISLAMIKE…!!! Dhe si per epitaf, kara-rilindasi (ose kataliku i bame synet), perjetesoi vazhdimesine e KOLERES, me qenefin me te madh ne Europe…!!! Si konkluzion, …çdo pushtues apo pushtetar, qe mbas vdekjes se GJERGJIT TE MADH, ka pase dhe ka si qellim, ZHDUKJEN E KATOLICIZMIT, me te gjitha menyrat, per faktin e vetem se ajo perfaqeson ADN-ne e PASTER te KOMBIT SHQIPTAR…!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim