E mashtruar nga shkrimtari, rikthehet sërish në qendër të vëmendjes Lumturie

March 17, 2018 22:07

E mashtruar nga shkrimtari, rikthehet sërish në qendër të vëmendjes Lumturie

Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 shtetasja Lumturie Kodra akuzoi shkrimtarin Amedeo Baçin për mashtrim. Ajo tha se ai i kishte marrë 15 mijë euro, ndonëse ajo ishte e dashuruar më të.

Debatet e tyre live në studio bënë xhiron e rrjeteve sociale, dhe u komentuan jo pak.

Ndonëse gruaja tregonte sesi ishte tërhequr nga shkrimtari, Amedeo Baçi nga ana tjetër nuk ngurronte ta etiketonte si “një grua e rëndomtë dhe dyfytyrëshe”.

Por pas një viti nga përballja live në studio, Lumturie ka vendosur t’i tregojë se ai gabohej, duke botuar romanin e saj të parë.

Dy ditë më parë ajo ka promovuar librin e saj në qytetin e Durrësit, në prani të shkrimtarëve të rinj.

Ajo ka treguar se me këtë roman është kthyer në një denoncuese të fuqishme të realitetit të rëndë shqiptar, duke përgjithësuar me rastin e saj fatin e qindra grave dhe vajzave shqiptare.

Teksa përshkruan librin, ajo thotë se ai është një shkrim artistik i jetës personale.

s.a/dita

March 17, 2018 22:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*