E mbajtën peng brenda bunkerit për shkak të një borxhi, 47 vjeçari rrëfen tmerrin

October 23, 2017 12:40

E mbajtën peng brenda bunkerit për shkak të një borxhi, 47 vjeçari rrëfen tmerrin

Një shqiptar ka vendosur të rrëfej tmerrin e një sërë torturash që ka hequr për një borxh prej 13 mijë eurosh.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është një 47 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Rrëfimi i tij u bë shkak për kapjen e një bande të rrezikshme në Itali, që vepronte mes Tor Bella Monaca, Albano Laziale, Nuoro e Teramo.

Pjesë e saj janë 4 shqiptarë dhe një italian. Mësohet se vetë shqiptari që guxoi të tregonte, pasi ishte liruar si peng, mori kërcënime me jetë dhe pas kësaj nga frika u braktis edhe nga miqtë e tij.

Historia nisi vitin e shkuar kur shqiptari me synimin për të hapur një biznes në Romë i drejtohet disa shqiptarëve të tjerë për të marrë një borxh. Borxhi ishte rreth 7 mijë euro, që shqiptari do ua kthente si shumë mujore 700 euro çdo muaj deri në përfundim. Muajt e para shqiptari bëri pagesat korrekte, por pas vështirësive ekonomike ndërpreu pagesat e borxhit. Borxhi u shtua në 13 mijë euro. Kreditorët filluan me telefonatat kërcënuese, kërcime me vdekje atë dhe familjarëve të tij.

Banda pasi provoi kërcënimet u hodh në veprim. E morën shqiptarin në një bar e çuan në një vend të izoluar në një fshat në Pavona. E lidhën në një karrige dhe më pas nisën torturat, shkelma në gjithë trupin. Për tre ditë nuk i dhanë as bukë as ujë, dhe torturat vijonin pa ndërprerje, goditje në kokë, mbytje, rrahje.

“Nëse nuk paguan do të groposin 6 metër nën tokë”, bërtisni gjatë torturave.

I burgosuri flinte në banjë në shesh. Pas serisë së dhunës, me justifikimin se më në fund u bind dhe do merrte një shok në telefon ti sillte paratë, mori policinë. Pas ndërhyrjes blic ai mundi të lirohej.

October 23, 2017 12:40
Komento

1 Koment

  1. Dermani October 24, 03:22

    Na tregoni ju juristet,policet dhe vbte gjithe te mencurit e tjere se cfare mund te besh me nje njeri qe te ka marre borxh mijra euro etj dhe as qe e can koken te t’i japer prej mbi 10 vjetesh?
    As policia,as prokuroria e as permbarimin nuk bejne pune,atehere domosdo qe do ta zgjidhe kete pune vetgjyqesia!
    Por vetgjyqesia mund te arrije deri ne vrasje te nje apo disa pjestareve te familjes te pa fajshem,pra shurdhimi i shtetit ben qe te nxitet krimi se nuk te le njeri qe t’i kesh marre mijra euro dhe ti te tallesh menderen!
    Policia ne keto raste duhet te arrestoje ate qe ka marre borxhe dhe ose vta detyro9je te jape borxhin,ose ta kalbe ne burg!
    Se te bredhe ai bir kurve neper plazhe me paret e tjetrit,kjo nuk durohet per asnje sekonde!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*