E mbani mend Didin tek “Njerëz dhe fate”? Ja si duket sot ajo (FOTO)

September 22, 2017 10:45

E mbani mend Didin tek “Njerëz dhe fate”? Ja si duket sot ajo (FOTO)

“Njerëz dhe Fate” ishte telenovela më e suksesshme shqiptare, e cila u luajt nga aktorë të mëdhenj.

Veç mesazhit të fort që përcillte dhe problematikës aktuale që trajtonte për atë kohë, seriali ishte tepër origjinal për jetesën në Tiranë. Të gjithë aktorët do të donim sot t’i rishihnim, por që e dimë se kjo s’mund të ndodhë.

Didi, ishte ndër personazhet që ka mbetur në mendjen e publikut, edhe pse ishte në një rol negativ, si prostitutë, më pas u bë shoqja e Florit, të cilin e përfshiu po ashtu në një “rrugë të keqe”, trafikim te drogës dhe prostitucion.

Po kush është Didi për ata që nuk e njohin? Emri saj i vërtetë është Arta Muçaj. Aktorja kosovare ka luajtur një sërë serialesh e filmash, por u bë e njohur në Shqipëri nëpërmjet rolit të “Didit” në këtë telenovelë.

Në vitet 2000 veç rolit në serial, ajo u përfol edhe për historinë e dashurisë me rrokerin Bojken Lako, që përfundoi pa shkak dhe nuk u bë asnjëherë publike ose ishte një thashethem i mediave.

Arta jeton tashmë në Australi, ku dhe vijon karrierën si aktore atje.

Ajo sot është po aq simpatike sa atëherë, edhe pse kanë kaluar rreth 15 vite “Didi” nuk ka ndryshuar, por duket tepër në formë.

September 22, 2017 10:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*