Për 1 Prillin

April 1, 2015 14:36

Për 1 Prillin

Arben Duka

 

 

Erdhi prapë Një Prilli,
e njëjta muzikë,
data që u kthye,
në një simbolikë!

Sot që po shënohet,
përvjetor’ i dytë,
pyes- Përse vallë,
zgjodhën këtë ditë?!

Ai që e zgjodhi,
është qerrata,
se kjo ditë pranon,
rrena të mëdha!

Dot s’i thua-“Pse,
na i kini kallur?!,
se Një Prilli është,
një ditë për t’u tallur!

Është dat’e simbolit:
“Talle-trapin-talle”
Po neve besojmë,
se jemi me halle.

Dhe ësht’ e përjetshme,
asnjëherë s’ndryshon,
e mira-e keqja,
ballë për ballë qëndron.

Lufta e gënjeshtrës,
kundër së vërtetës,
ky është saktësisht,
gjithë kuptim’i jetës.

Dhe ne përballë llumit,
dhunës-egërsirës,
kemi qenë fuqishëm,
nga anë e së mirës.

Them sipas logjikës,
e mira fitoi,
por misioni ynë,
këtu s’përfundoi.

Se e keqja ikën,
por s’vdes kurrsesi,
në forma të tjera,
ngjallet përsëri.

Ikën për ca kohë,
por s’ikën përjetë,
dhe shpesh mund të vijë,
andej nga s’e pret.

Historia jonë,
një gjë na kujton,
gënjeshtra të keqen,
gjithnjë gjeneron.

Të ikur-të ardhur,
sot vërvisin gurë,
por ne me gënjeshtrën
s’do bëhemi kurrë.

April 1, 2015 14:36
Komento

2 Komente

  1. Lleshi April 2, 10:19

    Me muzen qe percjell
    o kengetari Arben Duka
    dhe ne lexuesve na ndjell
    vargu i lehte u dukerka

    Qe vargu eshte muzike
    shume pak njerez e dine
    por kur ate e degjojne
    tingujt ne shpirt iu vijne

    Se muzika eshte hyjnore
    vec shpirti mund ta prodhoje
    por kur s’e ke “veglen” ne rregull
    ajo nis e te stonoje

    Ty shume tu rrit ndera
    qe shpirtin na e valezon
    se thurr jete dhe jo plehra
    ndaj paster vargu buron

    Sa per temen qe ke shkruar
    une dy fjale dua te them
    1 prilli as erdhi dhe as ka shkuar
    ka 30 vjet qe ketu e gjen

    I eshte ngulur ketij vendi
    mu ne mes te rrashtes se kokes
    prandaj vargu i dhimbjes s’rreshti
    cdo dite shkon ne fund te gropes

    Nderi qe breza ka mbajtur
    dhe burreria po ashtu
    kane shkuar e kane vajtur
    nuk i gjen me ketu

    Prandaj 1 prill do te jete
    per te mjeren Shqiperi
    cdo dite qe vjen ne jete
    deri ne nje Yll te Ri !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*