E RRALLË: E mitura shqiptare arratiset me të fejuarin italian invalid, u njohën në Facebook

November 2, 2015 21:39

E RRALLË: E mitura shqiptare arratiset me të fejuarin italian invalid, u njohën në Facebook

Çifti i të fejuarve Costantino De Rosa dhe Afërdita Brahimaj janë zhdukur nga Roma së bashku, pak pasi ishin njohur dhe dashuruar në rrjetin social Facebook.

Një histori dashurie mes vajzës së mitur shqiptare dhe të dashurit të saj italian, 18-vjeçarit që njëkohësisht është një paraplegjik që lëviz me anë të një karrigeje me rrota.

Të rinjtë kishin lënë takim në qendër të Romës dhe pasi janë takuar në prani të babait të djalit invalid, kanë kërkuar pak intimitet. Por nuk janë kthyer më pas.

Hera e fundit që babai e ka parë të riun mbante një këmishë bardhe-blu dhe një palë pantallona bezhë.

Costantino De Rosa, 18 vjeç, rezulton i humbur prej orës 19:00 të mbrëmjes së diel, të 1 nëntorit.

Së bashku me të është larguar edhe e fejuara shqiptare, Afërdita 17-vjeçare, rezidente me familjen e saj në Campagnano të Romës.

Babai ka dëshmuar tek karabinierët se kishte lënë një takim me të birin tek “Piazza del Popolo”, por të dy të rinjtë nuk kanë mbërritur kurrë.

I riu italian jeton në San Cipriano d’Aversa, në Caserta dhe babai është njeriu që e ka shoqëruar deri në kryeqytet për takimin.

“Kemi bërë një xhiro së bashku dhe më tej është shoqëruar me vajzën që kishte njohur në rrjetin social Facebook, vajza nga Campagnano. Kemi shëtitur edhe me të nëpër Romë së bashku. E kishim lënë të takoheshim në një vend, por ai nuk erdhi”, tregon babai.

Një dashuri adoleshentësh, e lindur në rrjetin social. “Constantino më kërkoi nëse mund të dilte për të ngrënë i vetëm dhe unë e lejova. E lanë të takoheshim në orën 19:00 tek sheshi, por nuk erdhi dhe në telefon nuk m’u përgjigj”, i ka thënë babai karabinierëve në San Lorenzo, ku bëri denoncimin, ndërsa u ka treguar edhe fotografitë e dy të rinjve në rrjetin social.

Policia ka vënë edhe numrat e telefonit për kontakt nëse dikush i shikon dhe ata janë 330708607/3493229110./DITA

3

November 2, 2015 21:39
Komento

4 Komente

  1. Hurma Arabie. November 2, 22:33

    Po ik ore prind trap edhe e ke djalin pa koqe paraplegjik e te leviz me karroce edhe e nxjerr per te takuar kurva, do zoti ta kene derguar ne ndonje vend dhe ti heqin organet, gadravren te njofton policia per t’a marre, toc.

    Reply to this comment
    • Drini November 3, 07:54

      Ah pa pa foli dhe jevgu shpirtilig qe i qan hallin pepinos gjysmak dhe jo goces tone qe eshte si yll. S’duroj dot te prisnim e te merrshim vesh c’ka ndodh por filloj beri skenare duke e krahasu me gocen e vet. Ca mendje perverse qe keni mer? Gjynah mer si rroni.

      Reply to this comment
    • elio November 3, 08:46

      cfare thua ore gomar, ben sarkazem me fatkeqesine e tjetrit…zaten prandaj nuk behet shqiperia….nje idiot total si ti e kemi ne krye…

      Reply to this comment
  2. aqo November 3, 06:53

    Uaaaaa pse edhe ne Rome humbasin njeres? Aq me teper cuna qe u rrembekan nga cupa shqiptare adoleshente dhe per cudi,me shume u merakoska babai I djalit se sa shqiptari I vajzes.
    Hajde lajm hajde!Qenka tronditur Roma nga humbja e nje djali me AK [aftesi te kufizuara].
    Urojme t’i gjejne te pademtuar!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*