E majta mbyll fushatën në Durrës, Meta: Shqiptarët nuk votojnë më për shpifësit

June 19, 2015 19:14

E majta mbyll fushatën në Durrës, Meta: Shqiptarët nuk votojnë më për shpifësit

E majta mbylli fushatës elektorale në qytetin e Durrësit. Kryetari i LSI-së Ilir Meta tha se vota e 21 qershorit është shumë e rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve. “ASHE nuk është për të mundur qaramanët, të cilët janë kthyer në një bandë shpifësish. Janë trembur nga kjo forcë e madhe, nga kjo tolerancë që ne kemi treguar. Pse nuk dalin të thotë se me rëndësi janë standardet dhe jo fitorja. Po ata e dinë shumë mirë se shqiptarët nuk votojnë më për shpifës, por për programe konkrete. Këto standarde do të jenë të pranishme në të gjithë bashkinë e madhe të Durrësit”, tha Meta.

Deputeti i majtë, Blendi Klosi, shprehu mbështetjen për kandidatin Vangjush Dako për Durrësin, ndërsa tha se ai ka programe konkrete për këtë qytet. “Fitorja jonë do të jetë madhështore. Dako ka treguar vullnet dhe angazhim në këto vite në krye të bashkisë së Durrësit. Ai ka një projekt konkret për qytetin. Vangjushi e do këtë qytet, dhe ka hartuar projekte madhështore. Dashuria që ka Vangjushi tregohet në çdo detaj. Ne kemi një aleancë të mishëruar më së miri në bashkëpunimin dhe mbështetjen e kandidatëve”, tha Klosi.

June 19, 2015 19:14
Komento

17 Komente

  1. askushi June 19, 19:22

    Po si talleni akoma me kètè popull ou ….. derri motrat nga pd te ps kaluar te lsi, se e meritoni
    ngrihu Enver nga varri,ngrihu se vetem ti ishe burrè per ate vend

    Reply to this comment
    • Agamemnoni June 19, 19:32

      Shqiptaret votebesojne kandidatet e Aleances per Shqiperine Europiane. Durresi votebeson Vangjush Dakon i cili ka bere shume per Durresin. Besimplote se do investoje edhe me shume per Durresin do punoje me zell e perkushtim per qytetin se bashku me mbeshtetjen e qeverise qendrore. Ka ende shume pune per te bere por jemi ne rruge te mbare.

      Reply to this comment
      • votuesi June 19, 21:11

        U keput ne bythe Gjushi more teveqel militant i ardhur si durrsjon i durresit te ri,dhe do punoje me shume duke lozur 4 vjet tavell dhe bingo.,emrin e paske zgjedhur pellazg te kohes se qepes qe rritej me shumice mureve te kalase se durresit,vetem per lulishten 1 maji qe kur qe gjushi i vogel lepinte akullore e ne pinim birra nuk ka burg qe lan hesapet per betonin qe hodhi mbi te…

        Reply to this comment
        • velur June 19, 22:29

          Ke frike te hapesh televizorin, se o del luli o del grida, o nojni nga ata injorantet e tjere te PD-se, qe vetem shpifin, hedhin balte, per te fshehur paaftesine e tyre, qe nuk ofrojne dot nje program e nje alternative qeverisese. Jane aq rende, saqe vec meshire ngjallin, por nuk kemi kusur ne qe paguajme taksa per keta njerez qe te derdellisin dite nate e te tallen e te marrin peng te ardhmen tone.

          Reply to this comment
          • serena June 19, 23:01

            Une jam nje e majte qe jam paksa e zhgenjyer nga partia ime per ceshtjen e punesimit, por serish do ta besoj ne keto zgjedhje, se ka bere shume pune dhe pd-ja s’ben dot asgje, ka vec kriminele, vec te paafte dhe parazite. Pavaresisht se PS s’i ka mbeshtet militantet, ama po punon fort per t’i sherbyer popullit per te qene te gjithe te barabarte, po ben reforma te rendesishme qe do te bejne ligje te zbatueshme dhe shtet, si cdo shtet tjeter europian.

          • joni June 20, 08:52

            ASHE do fitoi bindshem keto zgjedhje dhe pd do ta mesoi njehere e mire qe populli nuk ka nevoi per shpifesa. kjo mazhorance po rregullon cdo dem qe beri pd ne 8 vjet. shqiptaret e pane se kush eshte puna qe ben qeveria dhe prrallat e saliut. drejtimi i duhur eshte rruga e vetme qe shqiptaret te ken dinjitetin qe meritojne

    • Ranheim June 19, 19:41

      Kemi opozite destruktive qe qendron vetem ne nivelin e sharjeve dhe shpifjeve te uleta, nuk ofron asnje alternative. Qeveria te vazhdoje rrugen e nisur prandaj e votebesuam, populli e mbeshtet. Ne Durres e gjithe Shqiperine qytetaret shqiptare do votojne per aleancen e majte ne menyre qe reformat e ndermarra te vazhdohen e te dergohen deri ne fund. Eshte e vetmja menyre per te progresuar.

      Reply to this comment
    • Lamçja June 19, 19:45

      E padiskutueshme fitorja e se majtes ne keto zgjedhje. Edhe kesaj radhe do votojme per ASHE. Te mos harrojme se ne ç’derexhe u katandis vendi si pasoje e keqqeverisjes tete vjecare te Partise Demokratike. Reformat e ndermarra ne cdo sektor jane tejet jetike. E dime qe reformat kane kosto por shume shpejt japin efektin e tyre pozitiv.

      Reply to this comment
    • turi June 20, 00:24

      Kjo eshte rilindja e edit,qe smjaftonte me futjem ne qeveri dhe forcimin e ilirit por tani na ven edhe freshistat te komentojne sa bukur flet iliri, ca plehrash

      Reply to this comment
  2. liza June 19, 19:23

    Shqiptaret nuk do votojne me per kta njerez qe vetem shpifin per perfitime personale si grida edhe basha. shqiptaret do votojne per ato qe do ta cojne shqiperine edhe me durrsin ne drejtimin e duhur me ppune edhe me projekte konkrete edhe jo me llafe fushate!

    Reply to this comment
    • mira June 19, 19:27

      Politiken e mashtrimit edhe te perbuzjes shqiptaret e denuan me 1 milon shuplaka me 21 qershor do ndodh e njejta gje do denohet perseri me voten e shqiptareve duke e denuar kte lloj gjuhe qe i ofron pd. edhe duke i dhen gjithe shqiptarve ate qe e meritojne drejtimin e duhur!

      Reply to this comment
  3. andrea June 19, 19:24

    banda e shpifsave te shqupit do marrin pergjigjen e dyte ne 21 qersho, do pesojne disfaten e dyte per te kuptuar qe politika e tyre eshte e mbrapshte dhe qe nnuk mbeshtet nga asnje njeri pervec se nga disa shpifesa si puna e lulit, ne qershorin e dyte e gjithe shqiperia do zgjedhe drejtimin e duhur

    Reply to this comment
  4. Mark uk June 19, 20:18

    Po mire more Meta me kta shpifsa po qeverisni se akuzen ma te madhe e ke marr nga Edver Rama.

    Reply to this comment
  5. Arben June 19, 20:22

    PO E BEJ EDHE UNE SI KANDIDATI I PERMETIT

    “KANCERI MU NE FYT ATIJ QE VOTON ILIR METEN DHE LSI”

    HA HA HA HA HA

    Reply to this comment
  6. Lili June 19, 22:57

    Po tij je shpifsi ma i madh,mashtruesi ma i madhe qe Japon si kurve nga PD ne PS me aleance!
    Do zoti marrish shperblimin qe duhet!

    Reply to this comment
  7. shqyptari June 20, 10:20

    SHQYPTARET DRU ME PRE NUK VOTOJNE ME PER SHPIFETIST E SALI BERISHES, POR VOTOJNE PER RYSHFETCIUN LIKE FLORIRI QE E PA GJITHE BOTA KORRUPSIONIN E TIJ MAKABER ME ZE DHE FIGURE.

    Po si nuk ka nje gram turp ky komunist i paudhe, rufjan i rafinuar me emer Like Floriri, ish Aleati i Saliut dhe tani Aleati i Edvinit qe te dale ne TV si gjeli maje plehut kur mendja nate e dite i ri si te vjedhje dhe te grabise bashke me Moniken e tij per tabere Shqypnine si nje CIFLIG personal te familjes se vet, ashtu sic e mbajti Enver Hoxha qe ky mashtrues i poshter dhe i felliqur i falet dhe e qan me gjithe deputetet dhe ministrat e tij socialiste te hurit dhe litarit.

    Reply to this comment
  8. stresi nga tersi June 20, 10:59

    E po nuk pushoi Meta së gënjyeri!!! Mirë opozita qënka qaramane, po hajdutët si janë?! Kur tallet edhe Meta me popullin, mos plas pastaj! Meta edhe kërcënon. Është trim i madh se ka edhe “kokë të madhe!” Mirë të na e bëjnë, se vjedhin dhe nuk dënohen, vrasin edhe katër dhe dënohen vetëm me tre, pesë ose edhe 35 vjet. Kërcënojnë për të vrarë dhe mbeten kryetarë, të rrahin dhe nuk dënohen, të vjedhin votën dhe tundin flamurin se gjoja fituan… Për Metën fajin e ka Saliu, se e mbrojti kur duhet ta fuste në burg. Saliu shpëtoi katër vjet kariken për të na munduar katër, tetë e më shumë vjet me dyshen Rama-Meta dhe kusuret i heq populli. Më mirë një fund me tmerr se sa një tmerr pa fund…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*