E moshuara, denoncim shokues: abuzuan seksualisht me mbesën time 5-vjeçare

May 1, 2015 08:56

E moshuara, denoncim shokues: abuzuan seksualisht me mbesën time 5-vjeçare

Një e moshuar nga Saranda, ka bërë një denoncim tronditës në polici.

Ajo thotë se mbesën e saj vetëm 5 vjeç dhe që për më tepër është autike, e kanë dhunuar seksualisht.

E çova vajzën të shëndetshme në kopësht.

Kur e mori çuni, vajza mu ankua.

Më pas vura re se kishte hemoragji të poshtme.

E çova në spital dhe gjinekologu më tha se është abuzuar me vajzën.

E pyeta se çfarë do të thotë abuzim dhe ai më tha se e kupton vetë ti”, ka thënë Eli Kasneci.

Por, gjinekologu nuk ka pranuar të flasë për mediat.

Megjithatë, ai mohoi t’i ketë thënë të moshuarës së me vajzën është abuzuar seksualisht.

Edhe Policia e Sarandës thotë se vajza nuk rezulton të jetë abuzuar seksualisht, pas ekspertizë mjeko-ligjore që i është bërë.

Sipas policisë, vajza ka pësuar një “dëmtim mekanik”, ndoshta nga një goditje.

Por, gjyshja e vajzës nuk e beson këtë version dhe ka kërkuar një ekspertizë në Tiranë.

Vajza e mitur jeton me gjyshen dhe të atin, duke qenë se ky i fundit është ndarë nga e shoqja.

May 1, 2015 08:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*