E moshuara vrau 7-vjeçarin shqiptar, nuk pranon ekspertizën psikiatrike

July 21, 2019 09:52

E moshuara vrau 7-vjeçarin shqiptar, nuk pranon ekspertizën psikiatrike

Një grua e moshuar zvicerane 75 vjeçe, më 21 mars të këtij viti ka vrarë vogëlushin 7-vjeçar, shqiptar me prejardhje nga Kosova, Ilias M.

Ajo është paraqitur vetë në polici, ka pranuar autorësinë e vrasjes dhe që nga dita e krimit po mbahet në burgun për hetime.

Por, së fundmi, zviceriania Angela N. ka bërë ankesë në shkallën më të lartë të gjyqësisë zvicerane, në Gjykatën Federale. Ajo ka kundërshtuar ekspertizën psikiatrike që i është bërë, shkruan Basler Zeitung.

Ditën e parë pas kryerjes së vrasjes, avokati i gruas ka kërkuar që ajo t’i nënshtrohet një kontrolli psikiatrik. Ndërsa në fillim të prillit,Prokuroria ka angazhuar një ekspert nga Klinika për psikiatri ligjore të Universitetit të Zyrihut, që të përpilojë një ekspertizë mbi gjendjen e saj psikike.

Por, kur ajo ka kuptuar për këtë, ka bërë një kërkesë për “pezullim të ekspertizës”.

E akuzuara me këtë rast është ankuar se avokati ka kërkuar ekspertizë pa pasur pajtimin e saj. Ndërkaq është veçanërisht interesant arsyetimi i kërkesës së saj: ajo druan se dosjet e konfiskuara për të bërë mbi bazë të tyre ekspertizën, do të përdoreshin për personin e saj dhe mund të manipuloheshin. Bëhet fjalë këtu për dokumente nga kontestet ligjore që ka pasur ajo në të kaluarën.

E akuzuara e ka bërë ankesën kundër ekspertizës psikiatrike saktësisht brenda afatit. Gjykata kompetente e Apelit ka reaguar brenda tri javësh, duke e hedhur poshtë ankesën.

Në akt gjykimin në fjalë të gjykatës konstatohet edhe njëherë se “gruaja e ka therrur në mënyrë të padyshimtë një nxënës të panjohur për të”.

Gjykata nuk i është përgjigjur me këtë rast preokupimit të saj.

Gruaja e akuzuar për vrasje me paramendim sërish është ankuar, duke shfrytëzuar afatin prej 30 ditësh. Kësaj here në instancën më të lartë gjyqësore të vendit, në Gjykatën Federale.

Kjo e fundit i ka kthyer përgjigjen brenda një jave, duke hedhur poshtë ankesën në procedurë të shkurtër, për mungesë baze. Sipas njoftimit nga Prokuroria, ekspertiza e saj psikiatrike është ende në pritje.

j.l./ dita

July 21, 2019 09:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin