E ndaluar në Australi me 5 kg kokainë në valixhe, mësuesja italiane dënohet me 10 vite burg

August 31, 2018 20:44

E ndaluar në Australi me 5 kg kokainë në valixhe, mësuesja italiane dënohet me 10 vite burg

Një mësuese italiane, e cila është ndaluar në Australi me 5 kg kokainë në valixhe, është dënuar me 10 vite burg.

Elisa Salatino,40 vjeç, duhet të kryejë fillimisht 6 vite burg në një burg të sigurisë maksimale në Melburn.Vetëm pasi të ketë kryer këtë pjesë të dënimit, ajo do të ketë të drejtën për t’u përpjekur për lirinë e saj të fjalës.

Mësuesja e Institutit Marconi (Bari) u ndalua më 13 shkurt të vitit 2017 në aeroportin Tullamarine, me drogën e cila kapte në tregun e zi vlerën e rreth 1 milionë eurove.

Elisa Salatino

Që nga ai moment, ajo ka insistuar për pafajshmërinë e saj, si dhe ka këmbëngulur se udhëtimi i ishte bërë dhuratë nga një mik i saj.

“Për fat të keq, Elisa ka rënë viktimë e naivitetit të saj, duke u bërë në mënyrë të pavetdijshme ndërlidhëse”, ka thënë në gjykatë avokati i saj, Renzo De Leonardis.

Gjykata ka njohur për 40-vjeçaren një sërë rrethanash lehtësuese, e në veçanti asaj do t’i atribuohet sjellja e “e pavetdijshme dhe e pamatur”.

“Ne jemi duke pritur për të lexuar motivet e dënimit, por tashmë mund të shprehim një kënaqësi të pjesshme sepse morali dhe profili psikologjik i testuar i Elisës është marrë parasysh”, ka thënë më tutje avokati i saj.

s.a/dita

August 31, 2018 20:44
Komento

1 Koment

  1. o noooooooo ! August 31, 21:44

    gjynah !

    per mesueset e bukura e te mira ,
    kam zemer te dobet fare un .
    s’duroj dot fare .

    Nuk mudn ta besoj ,se nji mesuese kaq e omel ,
    nis ate Aventure 5-qilloshe .
    ndoshta kjo mesuese ka dasht me Testue
    vigjilencen e check-point-it ne Australi .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*