I ngacmoi gruan, shqiptari i vë pistoletën në kokë italianit

March 8, 2016 18:39

I ngacmoi gruan, shqiptari i vë pistoletën në kokë italianit

Bashkëshortja e 21­-vjeçarit shqiptar punon si bariste në një lokal në Forli. Shqiptari ndoqi me makinë një italian 20 vjeç, i cili me sa duket i kishte ngacmuar gruan.

Pasi e bllokoi me makinë, shqiptari doli nga automjeti me një pistoletë në dorë të cilën ia drejtoi në fytyrë:

“Mos e shqetëso më bashkëshorten time”. Fillimisht, italiani nuk ka bërë denoncim. Por një ngjarje e tillë është përsëritur dhe pas një muaji, raporton Panorama.

Pas denoncimit, policia ndaloi shqiptarin ku në automjet i gjeti dhe armën, të cilën e kishte fshehur poshtë sediljes. Pistoleta ishte e modeleve nga ato që përdor policia dhe në krehër kishte katër fishekë.

March 8, 2016 18:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*