E ndoqën deri në parkimin e qendrës tregtare, biznesmenit në Tiranë i marrin 20 milion dhe 50 mijë franga nga bagazhi i Range

May 24, 2020 11:20

E ndoqën deri në parkimin e qendrës tregtare, biznesmenit në Tiranë i marrin 20 milion dhe 50 mijë franga nga bagazhi i Range

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor “Kombinacioni”.

Zbardhet në kohë rekord vjedhja e një shume të madhe parash në automjetin e shtetasit F. B. Identifikohen, lokalizohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 20 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas denoncimit të marrë nga shtetasi F. B., se më datë 22.05.2020, rreth orës 19:00, pranë Qendrës Kristal, në zonën e Komunës së Parisit, persona të paidentifikuar i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash prej 20 milionë lekësh të reja dhe 50 mijë franga, në automjetin e tij tip “Range Rover”, organizuan punën per zbulimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta, informacioneve të marra në rrugë operative dhe ndjekjes intensive për 24 orë u bë i mundur zbulimi dhe identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje.

Po në vijim të punës intensive dhe veprimeve hetimore u bë lokalizimi i vendndodhjes së autorëve dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Kombinacioni”, u bë arrestimi në flagrancë i tyre në qytetin e Fierit, konkretisht:

D. H., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

G. K., 44 vjeç, banues në Tiranë; i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit F. B. dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit.

Në momentin e kapjes, këtyre shtetasve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi parash prej 17.5 milion lekësh të reja dhe 50 mijë franga.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

 

j.l./ dita

May 24, 2020 11:20
Komento

12 Komente

  1. Fahriu me hekuran isain May 24, 11:57

    FB mos eshte fahri balliu me cunin mongol.
    Gjynah se i ka bere me honoraret kur shkruante te ZP per sekretaret e pare dhe punonte si zagar i hekuranit

    Reply to this comment
  2. bledi May 24, 13:56

    Me keto lloj shuma lekesh kesh ne pranga do perfundonte dhe i zoti lekeve qe duhet te justifikoje origjinen e lekeve

    Reply to this comment
  3. popull May 24, 14:57

    Ata dy hajdutet paskan vjedhur parate e nje kryehajduti.

    Reply to this comment
  4. vilson naci May 24, 15:35

    Nuk e kuptoje se si mundet qe te leviz me nje shume kaq te madhe vlerash monetar, ti leri ne makine e te hyje ne Qendren Tregetare pa e car koken fare per ate pasuri qe kish lene ne makine. I forte paska qene, por paska qene edhe me fat qe te pakten ju kthye kjo pasuri. Te pakten tu beje nje dreke te mire grupit policor qe ja riktheu kete pasuri, tani qe u hapen edhe restorantet.

    Reply to this comment
  5. Alban Dega May 24, 16:01

    CDO DITE E ME KRENAR
    PER POLICINE E DUHUR
    SHEFAT E SAJ
    DHE SANDER LLESHAJ
    NE KRYE TE LIGJZBATIMIT TE SHQIPERISE QE DUAM !

    Hall gjiri i nenes Shqiperi !

    Reply to this comment
  6. currilsi May 24, 17:22

    o Alban Dega ke ngaterruar miellin. ato pare ishin per dike tjeter ne qeveri prandaj i gjeti policia.

    Reply to this comment
    • Shpellari i Curriles May 24, 18:37

      O Currils , hapi syte dhe mblidhe mendjen , se ketu flitet per aftesite profesionale te policise dhe sigurine e qytetareve , kurse ti jeton akoma te currili , kur pije uje porsa dilje nga shpella e tash na u bone kryeqytetas !

      Reply to this comment
  7. info analitike May 24, 17:31

    Te quash “biznesmen” nje qe ka historik kriminal vetem ne Shqiperi ndodh.

    Reply to this comment
  8. Lili May 24, 18:25

    Ishin paret e droges qe duhet te marre dikkush nga pushtetaret tone , prandaj vepruan shpejt, se per paret tona qe u vodhen disa here , halla presim, e pahuajme % e ´humbjes’ tek bankzt tona!
    Tash fillon saga ku i gjeti, mamaja ia dha!? Apo kusheriri hua?!

    Reply to this comment
  9. Adih May 24, 19:59

    LILI @………..

    Keni me se te drejte jane para e droges ,peqindja qe do i shkonte shefave lart ..Se nuk can koken as edhe nje here policia per privatin .Sa shpejte harojne keta komentuesit me lart ,kue lavderojne Lleshnat e leshnat ,kur harojne se shteti mafja e larte shteterore ,po i vjedh cdo diten per diell trojet pronareve . Apo dhe keta komentues i thone nje “ISH “perpara pronareve .Mos haroni aq shpejt dhe mos i lavderoni hajdutet .Lerini bythelepirjet dhe servilizmat .

    Reply to this comment
  10. hajdut plus hajdut -vjedhajdut! May 25, 10:26

    Hjduti eshte mjeshter per te vjedh hajdutin !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim