E njëjta gjellë çdo ditë… Ç’mendon Dr.Harxhi për pyetjen e një të riu që ka frikë se nuk qëndron dot besnik në martesë

Dr. ADEM HARXHI February 9, 2020 20:44

E njëjta gjellë çdo ditë… Ç’mendon Dr.Harxhi për pyetjen e një të riu që ka frikë se nuk qëndron dot besnik në martesë

Ky shkrim niset nga një letër e ardhur në blogun tim nga një djalë që shkruan se unë e teproj me këshillat për të mos patur shumë partnerë seksualë.

Ai më shkruan se “nuk hahet e njëjta gjellë përditë”, por gjithashtu më shkruan se nuk është i sigurtë nëse pas martesës do mundet të qëndrojë pa partnere të tjera seksuale.

Po i përgjigjem këtu në Dita:

Si fillim duhet të them se njerëzit kanë ide të ndryshme, lidhur me numrin e partnerëve seksualë që do të konsiderohej “normal”, për ata vetë dhe për partnerët e tyre.

E vërteta është që numri i partnerëve seksualë ndryshon shumë në persona të ndryshëm. Atë që dikush e quan shumë një tjetër e quan pak.

Por gjithkush duhet t’i bëjë vetës këto pyetje:

-A ndjehem mirë duke patur shumë partnerë të ndryshëm seksualë dhe pse?

-Sa partnere do të ishin “normal”për mua?

-Cilat vlera më udhëheqin kur vendos të kem shumë partnerë/e?

-A më shqetëson fakti se çfarë do të mendojnë partneret/ët e ardhëm për prirjen time për shumë partnere/ë?

Njerëzit janë të ndryshme në mendime, në dëshira dhe në sjellje, madje, me kohë ato ndryshojnë edhe tek i njëjti person. Në të ardhmen edhe ti mund të ndryshosh, e të mos mendosh si tani.

Siç e kupton, është e vështirë të themi me siguri, do të vazhdojë apo do të ndryshojë kur të martohesh, zakoni yt i tanishëm.

Në qoftë se ti.dëshiron të bësh seks me shumë gra e vajza nga kurioziteti, nga dëshira për variacion, apo sepse dëshiron të eksperimentosh e të provosh shumë femra, gjithsesi kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se martesa jote e ardhme nuk do të jetë plot gëzim me një grua.

Mos mendo se duke patur shumë partnere në jetën prej beqari, do të jetë e vështirë të bëhesh një monogam e të qëndrosh gjithë kohën duke “ngrënë të njëjtën gjellë”.

Sigurisht, ti duhet ta dëshirosh këtë. Pa dëshirën dhe vullnetin tënd kjo nuk arrihet. Pra kur të vendosësh të martohesh t’i duhet të jesh gati të marrësh një vendim, i bindur se do të qëndrosh besnik në marrëdhënien monogamike martesore.

Ka shumë mundësi, që pasi ke provuar shumë femra si partnere seksuale, të vendosësh të zgjedhësh vetëm një vajzë, atë, që nga ana e saj, edhe ajo, do të zgjedhë të të ketë ty të vetmin partner seksual.

Por mund të ndodhë edhe ndryshe.

Ti mund të ndjesh e të vendosësh që shumë gra të ndryshme të kënaqin më shumë. Ka shumë njerëz që zgjedhin të veprojnë kështu. Ata në rastin e martesave të hapura ose poligamike, me konsensus, bien dakord të kenë shumë partnerë seksualë bashkërisht, ose veçmas, madje, ata përpiqen ta kultivojnë tek vetja këtë sjellje.

Të tjerë e bëjnë këtë pa konsensus dhe kjo quhet tradhti bashkëshortore.

Mundohu të reflektosh në këto pyetje:

-A do të ndjehesh mirë nëse partnerja jote do të ketë edhe partnerë të tjerë seksualë?

-A të pëlqen ideja të kesh një marrëdhënie të hapur, ku gruaja shkon me të tjerë nga njëra anë dhe ti me të tjera nga ana tjetër?

-A do të ndjehesh mirë kur të kuptosh se gruaja të tradhton?

Në qoftë se kërkesa jote për shumë partnere nuk është vetëm dëshirë, por më shumë, një nevojë detyruese (kompulsive) pra kupton se nuk i vë dot nën kontroll sjelljet e tua seksuale, ti bën mirë të vizitohesh tek një psikiatër a psikoloh dhe t’i nënshtrohesh terapisë.

Sot me shumë sukses, në këto raste përdoret grup-terapia. Kjo kryhet në
dymbëdhjetë séanca, ku njerëzit me shqetësime si të tuat, eksplorojnë ndjenjat e tyre duke ua bërë ato të njohura grupit. Këto séanca grup- terapie janë shumë të përhapura në botë, nuk di nëse bëhen në Shqipëri.

Më në fund, kontrollin mbi jetën tënde dhe zgjedhjet tua e ke vetëm ti dhe je vetëm ti që do të vendosësh çfarë është mirë.

Por, pavarësisht, se sa shumë partnere seksuale ti do të kesh në jetë, të lutem mendo të përdorësh teknikat e seksit më të sigurtë.

Mba mend se ka shumë sëmundje seksualisht të transmetueshme rrotull, madje, disa prej tyre me rrezik te larte për shëndetin dhe
jetën.

Paç fat e shëndet, Doktori.

 

*****

Nga arkiva e Ditës. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

Dr. ADEM HARXHI February 9, 2020 20:44
Komento

7 Komente

  1. JOQ February 10, 01:39

    me terhoqi ky artikull dhe pergjigja mu duk e sakte
    .
    por le te ndajme me lexuesit “nje te forte”.
    .
    diku..dikur para 3-4 viteve nje televizion shqiptar nxjerr nje ekip te vogel dhe intervistonte njerz te ndryshem nje pyetje te cuditeshme dhe interesante..
    .
    Pyetaj ishte paksa e rendomte dhe vulgare:
    .
    Me sa meshkuj duhet te shkoj nje femer qe te quhet putane (kurve)
    .
    E ndoqa kete emision per kureshtje dhe pothuaj te gjithe intervistuesit thonin numra njera 20..tjetra 100..tjetra 5……ect
    .
    Vetem dikush nga fundi tha sakte;

    Nese nje grua shkon vetem me nje burre tjeter pervec bashkshortitt quhet e pamdershme (kurve)

    .
    Ky djaloshi qe ka frike se mos tradhetoje gruan kur te martohet te mos behet merak se derisa po e bejne kete veprim dhe burra shtetesh te degjuar dhe me fame deh perderisa sa Papa Romes po ben thirrje se familja baza e jetes ne planet po shkon per lesh…lete futet ne lesh dhe ky djaloshi se e paska “mikrob”

    Reply to this comment
  2. doktor kari February 10, 05:45

    Ky eshte problemi me i madh qe kane sot shqiptaret dhe shpjegohet nga doktor profesor filozof Dr Harxhi Frojdi shqiptar ne kohen e koleres qe kalon sot Shqiperia !
    Shpjegim “briliant” Vet doktor Harxhi Frojdi ka ngren te njeten gjell ? Pyetja eshte si ka mundesi ?

    Reply to this comment
  3. Z February 10, 08:12

    Nje leksion i vjeteruar sa koha e ka nxjerre nga qarkullimi! Nuk eshte fjala “grosh c’do dite”! Varet nga partneri qe ke. Te japesh keshilla ne kete fushe eshte e kote! Halli hallit nuk i ngjan! Po u martove se gruaja-burri eshte i bukur,muskulos-fragile,pra per anen fizike tradhetia eshte dhe po pret tek dera jashte! Po u martove ose edhe bashkejetesa per para, eshte e njejta situate. Po re ne dashuri,dashuria eshte e shkurter! Amerikanet thone ‘vetem per dashuri jo”. Poeti gjerman Goethe thote qe gruaja duhet te jete e zgjuar,s’ka shume rendesi sa e bukur eshte sepse eshte per nje cope here! Kushte i,e zgjuar eshte gjithcka! Ne fund te fundit ne bashkejetese kryesore, per te qene i lumtur eshte durimi dhe jo dashuria, qe merr forma te ndryshme kur behemi prinder! Keto jane ato qe mendoj! Por le te presim komentuesit e “ditur” te Gazetes Dita neqoftese kane ndonje mendim te vyer!

    Reply to this comment
  4. Labi February 10, 15:14

    Nga letra e drejtuar doctorit kuptova se djalit ne fjale i shkonte gruaja me te tjere,ose si thone sot te blloku,i shkon gruaja shpesh me sherbim pune,se ai qe eshte hypsi forte nuk i shkon mendja per letra keshillimi,

    Reply to this comment
  5. D.Didani February 11, 06:12

    Ne se ka shume njerez qe e kane si semundje te provojne sa me shume femra te tjera,ndonje keshille efikase qe kjo te mos ndodh ….nuk ekziston…! Nje pjese e tyre kushtezohet nga ambjenti i punes…! Ne se ti punon midis femrave,je liberal,nuk ke minimumin e tradites,je simpatik apo simpatike,ke pushtet,ke para..sigurisht do shkosh me partnere te tjera,edhe per ti bere qejfin vetes…Por qe te heqish dore nga kjo semundje,kujtoje castin kur mbaron aktin e shume deshiruar…eshte bajat,eshte asgje ..eshte njelloj si me cilendo tjeter,eshte nje gje e flliqur,bezdi,telash,poshtersi, pabesi,perseritje,njesoj qenka…pra mendoje kete dhe nuk do ta perseritesh!

    Reply to this comment
  6. E verteta. February 14, 12:09

    Nje femer deri sa te gjej princin e saj mund te kete vajtur me 4-5,por princit i thote,ti je i dyti.Kurse nje mashkull,mund te kete vajtur vetem me “dorjanen”por princeshes i thote,kam pasur 2-3 deri sa te njoha ty.

    Reply to this comment
  7. aferdita March 6, 15:10

    Kush eshte kurvar dhe kurvare ne rini mbetet deri ne vdekje i tille, nuk e le zakonin vesi lind dhe vdes me njeriun.Por nje gje duhet ta dine se seksi oral dhe anal qe kurvat e perdorin me shpesh por te mos mbetur shtatzene eshte burim infeksioni dhe semundjesh te kancerit te gjirit dhe mitres, per burrat kanceri i stomakut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*