E pabesueshme por e vërtetë! Kryeministri i Shqipërisë që përfundoi duke pastruar pusetat dhe ujërat e zeza

August 21, 2017 13:20

E pabesueshme por e vërtetë! Kryeministri i Shqipërisë që përfundoi duke pastruar pusetat dhe ujërat e zeza

Shumë banorë të Elbasanit e mbajnë ende mend pastruesin e banjave te markata e qytetit. Një plak i gjatë, i kërrusur, me çizme llastiku ngjyrë jeshile deri në kupën e gjurit, një palë pantallona doku dhe që tërë ditën pastronte jashtëqitjet e qytetit. Por të paktë ishin ata që e dinin se pastruesi i fekaleve të qytetit dikur kishte qenë kryeministër i vendit.

Kushërira e tij, Dudush Biçaku, tregon: “Ishte e rëndë për ne kur e shikonim Ibrahimin plak që pastronte banjat e qytetit. Sapo vinte në shtëpi, pikërisht ky pastrues, bisedonte në gjermanisht me babën tim. Të dy kishin studiuar në Vjenë dhe bisedat e tyre ishin të nivelit të lartë. Ne gratë kujdeseshim sa të mundeshim për të duke e pastruar dhe larë. E megjithëse ishte pastrues i banjave, Ibrahimi e mbante veten shik. Pasi lahej, ai shpesh vendoste kravatë”.

Didija tregon se të qenit pastrues i banjave ishte si dënim që i bënë Ibrahimit, sepse më parë ai punonte roje i varrezave të qytetit. Por teksa bëhej një ceremoni e varrimit të një personaliteti në një gazetë doli një fotografi ku në sfond dukej edhe armiku Biçaku. Kaq mjaftoi që nga roje varrezash, ta “ulnin në detyrë” si pastrues i banjave të qytetit.

Kush ishte Ibrahim Biçaku:

Lindi në Elbasan në 1905, në familjen Biçakçiu, ishte djali i vetëm i patriotit të shquar Aqif Pashë Biçakçiu. Studimet e para i kreu në qytetin e lindjes. Më pas ndoqi ne Vjenë, të mesmen dhe studioi në dy fakultete, atë të në Akademinë Tregtare të Vjenës për Agronomisë dhe për Shkenca Politike.

Zotëronte gjuhët Gjermanisht, Italisht, Turqisht, Anglisht. Në 1926 pasi i vdes i ati, kthehet nga Vjena dhe merret me administrimin e pasurive. Ishte pronar i disa fermave, fabrikës së prodhimit të cigareve “Elbasani” (Flora) në Tiranë, dhe kafe “Flora” (këtu ka punuar dhe Enver Hoxha), pronar i Shoqërisë tregtare “Ibrahim Biçakçiu”, bashkthemelues i Shoqërisë “Albiger” që merrej me tregtinë Shqiptaro-Italo-Gjermane së bashku me Ahmet Ndroqin dhe Renzo Brunori-n, zotëronte rreth 2500 ha tokë, disa shtëpi rezidenciale dhe disa magazina. Nuk është shumë e qartë veprimtaria e tij, deri në momentin që bëhet pjesë aktive e jetës politike të vendit. Thuhet se ka sjellur traktorin e parë në Shqipëri.

Jeta në politikë

Për herë të parë në politikë shfaqet në 1937, gjatë regjimit të Mbretit Zogu I, duke u bërë deputet (i pavarur) i Elbasanit. Pas këtij mandati shkëputet nga politika, për t’u rikthyer në shtatorin e vitit 1943 si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv, duke drejtuar një kabinet praktikisht të paqenë në një Shqipëri të dalë nga kontrolli e të rënë në duart e komunistëve në pjesën më të madhe. Ndonëse një moment shumë i vështirë politik i brendshëm ashtu edhe në arenën ndërkombëtare (Gjermania po tërhiqej), ai merr nën drejtim edhe Ministritë të Jashtme dhe atë të Brendshme. Pasi Gjermania largohet plotësisht nga Shqipëria,pushtetin i’a dorëzon forcave të LANC-it pa bërë rezistencë.

Gjyqi special dhe burgosja

Gjatë periudhës mars–prill 1945 në Tiranë u zhvillua i ashtuquajtur gjyq special ndaj atyre që u konsideruan “kriminelë të luftës”. Rreth 60 politikanë, ushtarakë etj. ndër to edhe Ibrahim Biçaku, djali i vetëm i Aqif Pashë Elbasanit[3]. Gjyqi special u zhvillua në ish-kinema “Kosova” sot Teatri Kombëtar, drejtuar nga Koçi Xoxe (i cili më vonë në 1946 deri 48 do marri postin e Ministrit të Brendshëm, dhe vetëm 4 vjet pas do dënohet me pushkatim si Agjent i UDB-së Jugosllave), dhe Bedri Spahiu.

Nga dënimi kapital me vdekje, atë e shpëtoi një peticion i nënshkruar nga elita e kohës në Elbasan, në të cilën shpreheshin se ai ridhte nga një familje patriotike dhe bamirëse, dhe se nuk ka pasur kurrë qëllim të vepronte kundër popullit të tij. Gjithashtu në mbrojtje të tij kanë qenë edhe figura të luftës si Myslym Peza (familjet Peza dhe Biçakçiu kishin miqësi të hershme) i cili ka deklaruar se: “Kur ishte kryeministër i ka sjellë babës në Pezë dy kamionë me armë”.

Marrë nga libri i Roland Qafokut ‘Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë’ dhe Wikipedia – Konica.al

 

August 21, 2017 13:20
Komento

19 Komente

  1. Nero August 21, 14:39

    Shume interesante dhe e trishte!
    Nuk permendet viti i vdekjes.
    DITA a mund t; shtoni informacionin e viti te vdekjes?

    Reply to this comment
  2. Mali August 21, 15:19

    Kryeminister i Shqiperise por vegel ne duart e pushtuesve naziste gjermane!!! I pozicionuar kunder LANC! Cfare fati tjeter mund te priste nje person i ketij kallepi jo vetem ne Shqiperi por kudo ne Europen antifashiste te Luftes II Boterore?

    Reply to this comment
    • asd August 21, 19:29

      Ai ka vepruar ne baze te disa bindjeve te veta. Ka mbajtur nje ane ashtu sic e ka menduar. Nuk ka perfituar ne kurriz te askujt por ka dashur te kontribuoje. Per kete eshte denuar ne menyre te pameshirshme. Une e kam njohur sepse kam patur ne klase nje mbese te tij. Me ka bere shume pershtypje figura e tij krejt e piset dhe e mbuluar me mut, por kur ktheu syte te me shikonte mbeta i habitur kur dallova dy thengjinj ngjyre blu. I uli syte menjehere duke me lene te kthehej prape imazhi i pare. Ate njeri e kane masakruar pa asnje te drejte ligjore.

      Reply to this comment
  3. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. August 21, 15:21

    Mosmirnjohja e PPSH dhe e Enver Hoxhes me shoke e shoqe,ndaj partioteve dhe disidenteve qe dhane shume per Shqiperine,dje nga eterit dhe sot nga bijte e mostrat e tye ka nje domethnje te madhe,pangopesine per leke te piset e pushtet pa kufi me c’do forme cmim brenda ligesise.Nje marri e shkuar marrise,nje bashkefajesi,pra nje krim i pandeshkuar eshte nje krim qe vazhdon.Sovrani po vlon,si nje vullkan qe po pret te shpertheje,ndaj ketyre bukeshkaleve e te superkriminalizuarve e te superkorruptuave ne dite e vite.Pritja ,Reforma ne Drejtesi dhe Vettingu,se per ligjin e dekriminalizimit e pshurren si ramovici e berishovici me bashovcin keto cibane te tokes Shqiperi.Drejtesia do te behet,ku e djeshmja dhe e sotmja per mijte e kenetave dhe shushunjat e politikes shqiptare do te jete nje ender e bukur,kurse e nesrmja ne burg me nje ferr pa fund.Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim,si dhe nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuar nga fuqia e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mafiozo-imoralo-politik qe kerkon drejtesi dhe jo lloqe kavaje,si ramovici e bashovici dhe metovicet me shoke e shoqe.Besoni o maloke dhe te pabreke qe ju gjeti dita dhe miljonere ju ngrysi nata.Dridhuni e perdridhurni,se po vjen dita qe nga trasta peme e kalbur jasht,do t’hidhet.Tik-tak-tik-tak-tik-tak-tik-tak,koha ecen ajo nuke ndalet se ka bekuar Zoti.

    Reply to this comment
  4. Jevi August 21, 17:47

    Shkrimi eshte shume i ceket dhe i pa sakte.Njohurit intelektuale te tij nuk ja mohon njeri por qenia kryeminister ne kohen e pushtimit e prish pak punen.Kush nuk e di le te germoj pak se kush ishte mareshalli Peten ne Francedhe cfar pesoj per bashkpunimin me gjermanet.Ajo kohe ishte tmerr per bashkpuntoret e fashizmit prandaj duhet thene gjerat sic jane.

    Reply to this comment
    • PO,PO August 21, 21:48

      Me shume flitet per arsimimin , prejardhjen nga pashallaret , pasurite medha te trasheguara nga Dovleti , konsiderata pozitive anonime , kapercim vitesh te shumta e ngjarjeve te vrulleshme te atyre viteve , kryetar i komitetit ekzekutiv ne Elbasan me 1943(organe qe jane ngritur shume me vone nga regjimi i kohes , por asgje si kontribut patriotik , prej nga rridhte ky pinjoll , pervec bashkepunimit me okupatoret nazifashiste . . . . . ! Perse na “mallengjeni” dhe na mbushni syte me “lot” per nje “patriot” kaq te madh ?! !

      Reply to this comment
  5. ELIOT August 21, 18:40

    NUK CUDITEM ME ENVERIN CDO GJE ISHTE MBRAPSHT … TEFTA CAMI ANALFABETE ASNJE GHUHE SFLISTE PA KULTUE PA CIVILIZATION LENKA CUKO .. HEKURAN ISAI NGA KATUNET DHE KY NJERI QE MERITONTE NJE VEND SI MINISTER …/// AMERIKA KUR LUFTA MBARO I MORRI GJERMANET ME INTILIGENTA DHE THANE ESHTE GJUNAH QE KETO TIPA TE SHPERDEROHEN DHE I DHA VENDIN QE MERITONIN INGINIERAT GJERMANAE E BENE BOMBEN AUTOMIKE KUR COABNET RUSE DHE ISHIN AKOMA ME LLASTIQE ….. DH E SHQIPERIA PRANDAJ DOLI VENDI ME I VARFER NE EUROPE .. SEPSE ENVERI VRAU INTILIGENCEN E VENDIT DHE PER TE MASHTRUAR ME MIRE VENTE COBANE NE QEVERI DHE PASTAJ HO NJE PLUB DHE ..JANE TRADHETARE … DHE TI MALI QENKA NE GOMAR PA SHKOLLE ENVERI DHE KUNATI I TIJE I SHERBYEN TRADHETAREVE … PYETI TIRONSIT QE E NJIHNIN MIRE FAMILJEN E ENVERIT KATUNAR I TRASHE .. DHE LA DHEMBET SE TE MBAN ERE GOJA QYRRAVEC … QE EDHE SHQIPEN SE DI MIRE ..KUR KY BURRE NE VITET 30 FOLTE GHUHE TE HAUJ … JO SI TY TETE DE BITE ..MERCI KACABU …

    Reply to this comment
  6. # August 22, 02:10

    Nuk e mora vesht kur ishte kryeminister.

    Reply to this comment
    • Bureto August 23, 12:03

      Them me rezerve per sasine e muajve, por eshte e sigurte qe eshte brenda kjo periudhe, maj-korik 1944.
      Ibrahim Bicaku ishte dhe daja i Esat Dishnices, shoku dhe miku me i ngushte i Enverit, qysh nga Liceu i Korces dhe deri sa Enveri vdiq. Eshte dhe ky fakt qe, Ibrahimit iu fal jeta, kur sivellezerit e tij u pushkatuan.

      Reply to this comment
  7. anticensurë25642654 August 22, 11:32

    ” Pasi Gjermania largohet plotësisht nga Shqipëria,pushtetin i’a dorëzon forcave të LANC-it pa bërë rezistencë.”!
    kjo është fantastike!!
    pasi gjermanët mbaruan pushimet në natyrën rurale shqiptare,u këthyen në vëndin e tyre për të rifilluar jetën normale të punës së përditëshme,pushteti i dorzohet pa rezistencë LANÇit?!
    a mundet të ma shpjegojë dikush këtë renditje fjalësh,për mendimin tim pa asnjë minimum llogjke?
    pra gjermanët nuk kanë pasur asnjëlloj pushteti,pushtetin e paska pasur biçaku,dhe nuk e di përse duhej tu’a jepte këtyre të LANÇit?
    pastaj sipas kësaj llogjike të të shkruarit!?
    kush paska qënë ky LANÇi??përse duhej të merrnin ata pushtetin??mos vallë nuk ishte legjitim ai “pushtetin i’a dorëzon forcave të LANC-it pa bërë rezistencë.”!
    këto janë disa nga pyetjet që mund të shtrojë një i ri i sotëm ose një i huaj që lexon këto idiotësira të shkruar nga një shqiptar!!
    çfar do të mendonte një person me llogjikë për një shkrim të tillë??
    unë për vete,megjithëse njoh deri diku historinë e popullit tim,megjithëse kam pasur fatin të kem pasur prindërit e mi që e kanë jetuar,në mënyrë aktive, periudhën e L2B,do të thosha se kjo mënyrë të të shkruarrit,të përshkrimit të ngjarjeve,është tepër naive!
    në rastin më të pafajshëm!
    ose tepër mashtruese manipulative,kriminale,në rasitn më të keq!!
    redaksia juaj është për të ardhur keq!!
    nuk mund të quhet redaktor një dikush që çdo shkronjë të zezë mbi letër të bardhë ta quaj fakt të vërtetë!çdo libër ta publikojë si referencë të së vërtetës!
    të paktën këtë pak gjë që lexova e shoh si një idiotësi që përpiqet të shesë tullën e kuqe për djathë të bardhë!!

    Reply to this comment
    • ELIOT August 23, 18:48

      OR ANTICENSURE … QE JE TYC … E KAM KUPTUAR QE NE SHKRIMIN E PARE QE BERE. NJE MORE TYC ..GJERMANET NUK ISHIN PER PUSHIME TEK NE ….POR .. LUFTA PO mbaronte ne 1943;;;; A ka bere pak historie ;.. NE 43 NE AFRIKE GJERMANIA E HUMBI LUFTEN …. U TERHOQEN ME HUMBJE FORCAT ALEATE NE 43 SULMUAN ITALINE MALTEN GREQINE DHE PO MARSHONIN DREJT QENDRES … NE ANGLIE NE 43 FORCAT ALEATE PO PREGATITESHIN PER SULMIN FINAL . DHE HITLERI SKISHTE ME FORCA … VETEM NE RUSI HUMBEN 3 MILION GJERMANE ..DHE RUSSIA NE 43 I VURI PERPARA … TANI TI ME INTILIGENCEN TENDE PREJ …… ME THUAJ CFARE DO TE BENI NAZISTAT NE SHQIPERI NE BALLKAN KUR BOTA P VERSHONTE DREJT GERMNAISE …ME THUAJ TI I NDRITUR SHQIPTAR….. HITLERI KUR E PA QE SKISHTE ME USHTARE MORRI USHTARE MYSLUMAN NE BOSNJE DHE KOSOVARE … DHE KROATE .PERSE .. SEPSE DUHESHIN FORCA TE PERBALLONI RUSET … DHE TE FOCONIN MURIN E ANTLANTIKUT … E KUPTON .. SE ISHTE FUNDI APO PRAP DO INFORMACIONE …. ME DUKET SI TI NUK DIN TE LEXOSH … DHE HISTORINE TA TREGON BABI NE DARKE PRANE ZJARRIT .. SI PERRALLE … MERCI ..

      Reply to this comment
  8. Adih August 22, 12:12

    Ju falenderoj ,per keto shkrime ,gazeten Dita . Ta marin vesh dhe ti hapin syte kater te rinjte shqiptare te lindur mbas 90 tes ,cfar race e keqe, e ndyre ,shkaterim total ne te gjitha drejtimet ishin komunistet.. Ky zoteri ishte i pasur me kulture ,mbi te gjitha ,nuk hipi ne pushtet per perfitime , por sot politikanet ,dje byth grisur e sot me te varfer si dje kush me sqaron??? . Me keqeardhje fajtore jemi ne populli idjot dhe pa dinjitet .Nje gje eshte e vertete ,gjate luftes se dyte boterore ,aty ku shkeli kemba gjermanit, ne te gjithe shtetet nuk kishte qeveri ,polici etj ,kurse ne Shqiperi ,HITLERI la qeveri dhe shtetin Shqiptar te funksiononte .

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 22, 17:23

      ti je me të vërtetë për tu vënë në piedestalin e budallallëkut!!
      medoj se mund të quhesh një mrekulli e gjallesave!!pa tru dhe di të shkruash??
      fenomenale,me të vërtetë fenomenale!

      Reply to this comment
  9. Adih August 22, 13:58

    Beni mire (gazeta Dita) qe shkruani keto artikuj . Ta mesojne dhe mos e harrojne brezat e rinj te socem ,cfare race e keqe ishte dhe eshte komunizmi .Me gjithe se me gjuhe te huaja dhe mbaruar studimet ne Wiene dhe shume i pasur (zengjin i hershem ) ,mbi te gjitha nuk hipi ne politike per tu pasuruar ,por po te shikojme politikanet e socem ,pa breke ne bythe dje dhe sot ????cduhet te themi . Megjithate ate fain e kemi te gjithe ne populli mbare ,duke filluar nga une i pari ,e mire tna i bejne .Bile me keq e me thelle ..!!!.

    Reply to this comment
  10. Teli August 22, 18:17

    Adih, dhe adihe te tjere, komunizmi dhe forcat e tjera demokratike i dhane derrmen fashizmit italian,nazizmit gjerman, militarizmit japonez ne Luften II Boterore dhe i sollen paqen popujve! Keshtu perfunduan bashke me ta edhe bashkepuntoret e tyre. Ky ka qene komunizmi! Kete meson cdo nxenes sot kudo ne bote!

    Reply to this comment
    • ELIOT September 8, 11:57

      TELI KUR TE BESH DIFERENCEN E KOMUNIZMIT DHE DEMOKRACISE … SHKRUAJ …. .. SE NE DEMOKRACIE NJEREZIT SHPREHEN TE LIRE … NDERSA ENVER PSIKOPATI I VARTE PER NJE MENDIM DEMOKRAT …. TE LUTEM SE NA BEN QE BOTA TE KUJTOJNE SE JEMI TE GJTHE SI JU ……… BUDALLAH OSE ANALFABET …… HAP DIKSIONERIN …. MERCI .

      Reply to this comment
  11. Bashkim August 23, 05:45

    Rasti iIibrahim Bicakut tregon pafytyresine e Enver Hoxhes
    1.Se pari Bicaku e vuri Enverin ne pune per te shitur cigare ne dyqanin Flora pra ishte buke dhenesi i tij por bukeshkali Hoxha e burgos.
    2.Se dyti Bicaku si Kryeminister i dergon leter Qeverise se Hoxhes dhe i thote se administrata ime ne largim u pret per tu dorezuar detyat
    Gjithkush mund te arsyetoje vet kush eshte njeri apo tjetri

    Reply to this comment
  12. realisti August 23, 06:56

    Diku ne artikull thuhhet qe paska shpetuar nga pushkatimi ne saje te nje peticioni bere nga qytetaret e Elbasanit. Nuk i’a kanne dashur te miren them une. Ne disa raste je me i nderuar te te pushkatojne se sa te jetosh i poshtruar. E veshtire te kuptohet se ku e gjen njeriu arsyen per te jetuar dhe cfar shprese mund ta mbaje gjalle ne keto kushte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*