E PABESUESHME / Shkrirja e akullit në Arktik zbulon Marrëveshjen e Vërtetë të Mukjes

August 26, 2018 17:29

E PABESUESHME / Shkrirja e akullit në Arktik zbulon Marrëveshjen e Vërtetë të Mukjes

Stacioni Zakerberg, Groenlandë – Shkencëtarët më në zë të ngrohjes globale, deklaruan ditën e premte se shkrirja e shtresës së akullit në polet e planetit ka zbuluar rreth 200 aktivitete klandestine të panjohura, por edhe arkiva të varrosura thellë që më parë ishin të fshehura mirë nën qindra metra akull dhe besohej se nuk do zbuloheshin kurrë. Ky është shembulli më dramatik i ndryshimeve klimatike që kërcënojnë planetin.

“Ne gjithmonë kemi menduar se nën atë akull të trashë do të kishte patjetër ndonjë sekret tek-tuk, por që krejt Poli i Veriut të gëlonte nga aktivitetet klandestine, këtë nuk na e kishte marrë mendja”, tha klimatologu i shquar Anders Lorensen, që pohoi se shtresat e akullta të Arktikut po tkurren me gati 60 mijë kilometra katrorë çdo vit.

Kështu, vetëm këtë verë mësohet se shkrirja e akullit nxorri në sipërfaqe 44 laboratorë shkencëtarësh të çmendur, tre stacione ushtarake super-sekrete dhe shtatë njerëz parahistorikë të ringjallur nga ngrirja, që aktualisht janë shumë konfuzë nëse duhet të bëjnë tifozllëk për Juventusin apo për Kukësin.

Këto zbulime masive janë shumë më tepër se ngjarjet sporadike të dekadave të shkuara dhe flasin për një krizë reale. Sipas oqeanografëve, ngrohja alarmante globale po kërcënon vitet e fundit me qindra burra e gra që përdorin tundrën e ngrirë si vend të përshtatshëm për kryerjen e eksperimenteve bizarre mbi njerëz dhe kafshë, për zbatimin e planeve tejet sekrete qeveritare apo thjesht, që ndërtojnë nën akull arkiva super të fshehta ku pranojnë në këmbim të pagesës, fshehjen e sekreteve të gjithë dynjasë.

Gjeniu psikotik i njohur për eksperimentet e tij diabolike të kontrollit të mendjes, doktor Ajs, u ankua se çarja e një blloku të madh akulli javën e kaluar, ja ndau në mes kompleksin e tij të nëndheshëm ultra modern, duke çuar dëm miliona dollarë.

“Ti shpenzon gjithë jetën tënde për thurrjen e një skeme fantastike që do të fshijë nga faqja e dheut njerëzimin, dhe çfarë ndodh? Vetë njerëzit shkaktojnë një katastrofë globale dhe t’i prishin planet”, shfryu dr. Ajs.

Por ajo çfarë është më me interes për lexuesin shqiptar, është dalja në dritë e një arkive top sekrete që mbante thellë nën akull, dokumente pikante nga Rilindja europiane, epoka e Napoleonit, Rilindja e parë shqiptare, ajo e dyta dhe padyshim, materiale kyçe nga Lufta e Dytë Botërore.

Akullthyesi i njohur shqiptar Përvëlim Thëngjilli njofton se ka në dorë dokumentin real të marrëveshjes së Mukjes, të gushtit 1943 që ka shtënë në sherr për 70 vite rresht, të majtë e të djathtë.

“Dokumenti është shumë i freskët sepse është ruajtur në minus 40 gradë. Madje është më i freskët se Pakti i 17 majit të vitit të kaluar që bie era turshi,” thotë dr.Thëngjilli.

Sipas tij, në të vërtetë në Mukje është firmosur një marrëveshje për një qeveri të rrallë koalicioni mes gjermanëve, partizanëve dhe ballistëve, ku kabineti prej 18 ministrash do ofronte nga 6 ministri për secilën palë.

“Ja, duket firma e oficerit gjerman, obershturmfyhrer Merkel, Shefqet Merkel,” thotë dr.Thëngjilli.

Siç njofton studiuesi, del se pakti madhor u vendos të mbahej në ngrirje për t’u përdor në kohë më të përshtatshme, pasi oficeri Merkel e pa se ishte e pamundur të bënte bashkë dy palët shqiptare.

“Këtu shkruan se partizanët dhe ballistët, pasi ranë dakord për gjashtë ministri secili, filluan sherrin për drejtoritë rajonale të ujërave, pyjores, ALUIZNI-t, kthimin e pronave, kryetarin e qarkut të Fierit etj,” rrëfen dr.Thëngjilli, i cili zbulon dhe një shënim të shkurtër të Merkelit në fund të dokumentit:

“Ptuuu, jazëken! Albanischen zhvaten non stopen, hajduten majten, hajduten djathten!”       

 Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike anti-historike  

August 26, 2018 17:29
Komento

3 Komente

  1. intelektuali August 26, 19:27

    Bashke me dokumentin e Mukjes poshte ajsbergut te Stacionit Zakerberg, Groenlandë te u gjend edhe shkencetari famoz albanez MAR-ENG-LEN qe gojet e liga thone se kishte kishte gjetur nje dokument te Merkelit qe gjermanet e Hitlerit e kercenuan Ministrin e tyre besnik Bahri Omari qe po te nenshkruhej Mareveshja e Mukjes dhe te pranohej oferta angleze per bashkimin e trojeve shqyptare do te nderprisnin ryshftetet per spiunimet qe bente kuanti i tij Enver Hoxha qe kalonte ditet e luftes si levend borgjez tek vila e kunatit te tij ne mes te Tiranes megjithe Nexhmijen e tij qe kishte pranuar t’i sherbente Duces perpara tij me nje besnikeri te papare.

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit August 26, 23:27

    aman, mos te shkrije ajo akullnaja qe mban brenda Nastradinin se po doli ai dhe te kerkoje kompensimin e pronave qe nga koha e Hammurabit edhe Federal Reserve s’ka kellqe t’ia ktheje

    Reply to this comment
  3. Partizani September 10, 02:13

    Kurvat Komuniste vashdojne Turpin mbi popullin Shqiptare-Ore Popull Trap akeni kumptuar demin qe Pederas Tarasi beri mbi kombin tone-edhe sallamin jua serviste me Tollona Pederas Tarasi-Shiti Kosoven me Mbledjen e Mukjes-shiti Shqiperine si Republika e 7 e Jugosllavise tek Titua me 48-ore Der Prej Derave ajo i kushtoi jeten Proletiatit tone te madhe edhe trimit Nako Spiro edhe ju vashdoni te bertisni “Parti Enver Buthen Ma Lero Nje Here”!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*