Sërish marrëzia, flamurin ka marrë…

October 15, 2017 17:33

Sërish marrëzia, flamurin ka marrë…

Tani marrëzia,
flamurin ka marrë,
thotë-se Edi Ramën,
do ta heqim zvarrë!

Gjuha e një zonje,
gjer këtu ka mbërritur,
gjynah-more njerëz,
sa paska lajthitur!

Tani Edi Rama,
duhet të ketë frikë,
se s’bëhet shaka,
me shoqen Monikë!

Ç’është kjo gjuhë Mesjete,
në një vend të lirë,
që tifozë të Ramës,
na bën me pahir?!

Në një shekull drite,
Forca e Paparë,
kërcënon “armiqtë”,
me tërheqje zvarrë!

Po në dritëhijet,
e kësaj Epoke,
prit kur të dëgjojmë,
edhe prerje koke!

Edhe prerje kokash,
mund të sjellë ky vit,
urrejtja ka shkuar,
gjer në infinit!

Andej nga s’e pret,
do vijnë kijametet,
o-po sa të ëmbla,
na qënkan pushtetet!

Kur humbet pushtetin,
qerren dot s’e lyen,
ndaj bashkë me pushtetin,
humbet dhe arsyen!

Po që t’i qëndrojmë,
besnik historisë,
Rama asnjë faj,
s’i ka LSI-së!

Dihet-dhe për hirin,
e gjithë të vërtetës,
gjashtë muaj përpara,
ju lut Ilir Metës!

Herë e parë që Meta,
nuk ka qenë i qartë,
dhe kishte mëkëmbës,
një Petrit të zjarrtë!

Një Petrit të zjarrtë,
që bën kos me ujë,
dhe të gjitha punët,
i bëri rrëmujë!.

Rama LSI-së,
i la dritë të gjelbër,
ndaj nuk ka arsye,
të jetë kaq e egër!

Të jetë kaq e egër,
dhe kaq e paparë,
sa të kërcënoi,
me tërheqje zvarrë!

Dihet që kjo gjë,
asnjëherë s’do ndodhi,
po kjo gjuhë idiote,
shqiptarët i lodhi!

Opozita s’është,
për të marrë haqe,
nga Monika prisnim,
dashuri dhe paqe!

Po kjo gjuhë në mëndje,
s’i shkonte njeriut,
saqë ja kaloi,
edhe xha Saliut!

Është e papranushme,
gjithë kjo retorikë,
veshët tanë kërkojnë,
një tjetër muzikë!

 

October 15, 2017 17:33
Komento

6 Komente

  1. Ermira October 15, 22:01

    Mesazhi shumë i qartë! Boll me urrejtje,sharje, retorikë banale. Qytetarët i kini lodhur me këtë lojra e po humbasin durimin.Kërkojmë sa më shumë femra në politikë e vendimarrje por jo për të garuar me burrat në arrogancë. Duam mesazhe bashkëpunimi , ide dhe probleme që shqetësojnë qytetarët. Jepni modelin e gruas politikane bashkëkohore e jo imitimin e bajraktarëve .Po sabotoni në vend të bashkëpunoni për përparimin e vendit.

    Reply to this comment
    • drita October 16, 16:10

      Tani na kerkoke ti lene njerezit urrejtjen dhe sharjen dhe ti binden krimineleve, drogaxhinjve, dhe hajduteve qe kane ne krye. Nuk mund te bashkepunoje vlera me antivleren, po ti ske faj se vetem luften e klasave, trimerine e socialiste kunder njerezve te ndershem dhe te ditur te mesoi udheheqesi yt dhe nena parti

      Reply to this comment
  2. demo October 16, 07:24

    Femrat jane me te egra se meshkujt.Griselda Blanko bosja gjakatare e droges se Majemit,nje ulkonje gjakatare qe e shnderroi Floriden ne Medelin.Ju po fusni femrat pa kriter ne krye te vendit,po ne vend qe te vini vetulla,po i nxirrni syte.Me rritjen artificiale te numrit te femrave ne politike dhe udheheqje,do ta shnderroni kete vend ne kasaphane.

    Reply to this comment
  3. Bariu Digjital October 16, 09:32

    Janë veç lojra fjalësh,
    Poet o sahanxhi,
    Në sot te shava unë,
    Nesër më shaj ti !

    Taktikë e mirënjohur,
    Për të mbajt pushtetin,
    Si horra bëjmë mes vedi,
    Për të tremb miletin !

    Imazhi i “opozitës”,
    Duhet mbajtur gjall’,
    Që toçat të votojnë,
    Po prap të njëjtin mall !

    Me ksi lloj marifetesh,
    Tepsinë e rrotullojnë,
    Sa herë që t’u teket,
    Sa herë të dëshirojnë !

    Tifoz i ktij diktati,
    Bëhet me pahir,
    Ai që pak çyryk,
    Ka mbetur në fiqir !

    Reply to this comment
  4. "BOHOTINA" October 16, 09:46

    TIPIKU

    Si nuk të vjen turp
    s’ ke cipë në faqe,
    ne na bëhet krupë
    dita kur u shfaqe.

    S’ të skuqet surrati
    i verdhë si meiti,
    hunda kreshtëlugati,
    maskë hipokriti.

    Sot je më tipiku
    ti i kësaj farse,
    nxin porsi ibriku
    duke bërë vrasje…

    Je bërë gaz’ i botës
    nuk na i hedh dot,
    po shuplaka kokës,
    do të godasë fort.

    Nga gjith’ politikanët
    askush s’ është i mirë,
    ti nxin nga gjithë anët
    je më i pështirë.

    Nga klasa hajdute
    ti hajdut me damkë,
    hundët ku s’ i fute
    në çdo skut’ e bankë.

    Hiqesh si i fortë
    kinse si Hitler,
    na u bëre mort
    na mbushe me vrer.

    Ti je më munafiku
    i bandës famëkeqe,
    ne s’ na lot qerpiku
    kur ti na ngre leqe.

    Ç’ t’ u desh ty kështu
    more i pamend,
    s’ ecet kuturu,
    s’ je as për parmendë.

    Mbron afera, vjedhje
    vrasjet që ke bërë,
    jo vetëm për vete
    për bandën, të tërë.

    Kur pëllet pa lidhje
    kur të çirret zëri,
    na ngjan si vemje
    një vampir i tëri.

    Mblidh mendjen, idiot
    popullin nuk e tremb,
    kur bën si i fortë
    ne jemi më shkëmb.

    Shqipërinë si lule
    zhvate për ibret,
    po dot s’ e përkule
    as kur ishe mbret.

    Shite toka, dete
    për pushtet dhe lekë,
    e zeza për vete
    pas do të të ndjekë.

    Ti mallkimi ynë
    ti kancer, pa mend,
    ndëshkim historinë
    do kesh nga ky vend.

    Sa ka parë ky vend
    surrate si yti.
    Popullin dot s’ e tremb,
    të mbërthen për fyti.

    Si nuk të vjen turp
    s’ ke cipë në faqe,
    ne na bëhet krupë
    dita kur u shfaqe…

    Reply to this comment
  5. xyz October 17, 09:44

    Edhe vargjet te mira jane, por vargjet qe te zene vend, te respektohen dhe te marrin mesim prej tyre, duhen njerez serioze, te paster, te delire, pa njolla, pa kusure. Kjo madhikrye na doli pa prit e pakujtuar dhe merr kurajo dha kerkon te heqe zvarre nje kryeminister i cili mori vota plebishitare. Nese thuhet se votat jane vjedhur, e para qe ka vjedhur me shumice eshte madhi krye duke filluar nga Lezha. Por per çudi disa femra kur marrin ngarkesa qe nuk i mbajne dot, fillojne e shajne, do te kap per zhelesh, do te ikni per lesh, tjetra do tju heqim zvarre etj. fjale qe shprehin paaftesi drejtuese, pa aftesi vepruese dhe ne keto rrethana fillojne dhe shajne ose marrin per siper veprime qe kurre nuk i realizojne. Por mbas tyre fshihen disa petrita qe u krekosen se do ishin forvce e pare dhe ai do ishte kryyyyeeeemiiinniiistri i ketij vendi. U bene gati me familje krushqe e krushqi se do vraponin te nderronin seli. Lerini vargjet bjeruni kokes, se nuk kane kulture per vargje keta shrlatanet qe na verdallisin me fhale boshe dhe punehiçet.
    xyz

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*