E paprecedentë/ Mjeku dhe gruaja e tij refuzojnë karantinimin! Shkojnë në punë e dalin në kafe…drejtuesit kërkesë policisë: Detyrojini me forcë
Nga Arkiva
Një rast i paprecedentë është regjistruar në Krujë, në një nga vatrat më të mëdha të infeksionit me COVID-19.
Mjeku imazherist Ardian Mata dhe gruaja e tij, laborante në njësinë vendore të shëndetit publik, refuzojnë karantinimin, edhe pse kjo e fundit ka rezultuar pozitive.
Në një kohë që ato duhet të ishin në shtëpi të mbyllur, mjeku Ardian Mata së bashku me gruan e tij shkojnë në punë, duke vënë në rrezik jetën e kolegëve dhe pacientëve, por edhe vijojnë jetën e tyre normalisht duke shtirur në qytet, konsumuar kafe duke u shndërruar kështu në një rrezik shumë të madh për përhapjen e COVID-19.
Për këtë arsye, drejtuesit e spitalit i kanë bërë një shkresë Komisariatit të qytetit që të detyrojnë karantinimin e detyrueshëm të çiftit të mjekëve.
o.j/dita
Kesaj rradhe perdoren njesite : rasti ne fjale-njesi vendore.. Njesi vendore e shendetit publik, qe ne fund doli spital. Dhe drejtuesit e spitalit nuk e pezullojne, njehere po ja kalojne policise. Si duket kane frike nga ky tip garipi me korona
liri demokraci poshte diktatura e korones
rrofte liria per te infektuar e vdekur veten dhe te tjeret
Për cilat njësitë e ke fjalën ?…!
Për përdorim e forcave ushtarake sipas armëve dhe detyrave luftarake: Me njësi tokësore detare ajrore,?..apo njësi tankiste ,me që kruja është vend malor.haaa i fortë ky koment mirel ,bravo .
Une kujtova se mos jane me AIDS.
Me kete qendrim ,ky mjeku me gjith te shoqen laborante jane shume te sigurte se nuk ka rrezizik ose ky rrezik eshte vetem imagjinar !
Edhe ai debili barkderri qe ve masken nen mjekren!!!